Lajme nga vendi
Për shkak të mjegullës është zvogëluar dukshmëria afër Demir Kapisë
Dukshmëri të zvogëluar nga 50 deri në 100 metra për shkak të mjegullës ka afër Demir Kapisë, informon Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM).
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata. Intensiteti i qarkullimit në akset jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më ndalime për hyrje dhe dalje nga vendi.
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj dy kunanovareve dhe pesë punonjësve bankarë për mashtrim me kredi mbi 12 milionë denarë
Kallëzim penal ndaj dy kunanovareve dhe pesë punonjësve bankarë për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, kanë dëmtuar disa qytetarë për një shumë prej mbi 12 milionë denarë
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „mashtrim“ dhe „keqpërdorim i të dhënave personale“, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar“.
E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e kallëzuara e parë dhe e dytë.
Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarësh.
Lajme nga vendi
Task Force: Arrestohet një 40-vjeçar pranë Qafë Thanës, kapet me rreth një kilogram marihuanë
Më 21.10.2026, në orën 20:50, në afërsi të pikës kufitare Qafë Thanë, në rajonin e Strugës, zyrtarë policorë të ekipit mobil „Task Force“ pranë Qendrës Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“ – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë e kanë privuar nga liria B.B. (40) nga Gostivari.
Gjatë ndërmarrjes së masave dhe veprimeve për parandalimin e tregtisë së paligjshme me drogë, personi është kapur me një thes të zi, në të cilin kishte rreth një kilogram marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik i Prokurorisë Themelore Publike në Strugë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare „Perëndim“ – Ohër do të paraqesë kallëzim penal përkatës kundër personit.
Lajme nga vendi
Bastisje në Radovish, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona
Më 20.10.2026, në orën 20:30, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria E.A. (30) dhe E.D. (31), të dy nga Radovishi. Gjatë kontrollit të tyre, te E.A. janë gjetur dy paketime me marihuanë. Më 21.10.2026, me urdhër gjykate, është realizuar edhe bastisje në shtëpinë e E.A., me ç’rast, po ashtu, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

