Connect with us

Lajme nga vendi

Bastisje në Radovish, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona

Published

on

Më 20.10.2026, në orën 20:30, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria E.A. (30) dhe E.D. (31), të dy nga Radovishi. Gjatë kontrollit të tyre, te E.A. janë gjetur dy paketime me marihuanë. Më 21.10.2026, me urdhër gjykate, është realizuar edhe bastisje në shtëpinë e E.A., me ç’rast, po ashtu, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.

Lajme nga vendi

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup për shkak të garës së atletikës

Published

on

Nesër, më 23.10.2026 (e premte), me fillim në orën 08:00, në organizim të Klubit të Atletikës, do të mbahet një garë atletike me rastin e Ditës së Luftës Maqedonase, e titulluar „Gara e atletikës 23 Tetori“. Gara do të zhvillohet në itinerarin nga parku „Zhena Borec“, në rrugën „11 Tetori “, drejt nëpër sheshin „Мaqedonia“, drejt përmes Urës së Gurit, majtas në rrugën „ Ilo Vojvoda“, majtas përgjatë trotuarit të urës „Goce Dellçev“, majtas përgjatë bregut të lumit Vardar deri në pikën e shënuar dhe kthim nëpër të njëjtën rrugë deri në vijën e finishit, para monumentit të Themeluesve të VMRO-së, në parkun „Zhena Borec“ në Shkup.
Për këto arsye, Njësia për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor do të ndërmarrë masa për vendosjen e një regjimi të posaçëm të komunikacionit, me ç’rast komunikacioni do të ridrejtohet nëpër rrugët përreth.
MPB-ja apelon te qytetarët që t’i respektojnë urdhrat e nëpunësve policorë në rrugët ku do të zhvillohet aktiviteti.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Petar Bogojeskit i “dhemb” propozimi i Shasivarit: Për 10 vjet, i gjithë gjyqësori do të flasë shqip!

Published

on

Në një status në gjuhën maqedonase, Bogojeski pretendon se brenda dhjetë vjetësh gjykatësit shqiptarë do të gjykojnë qytetarë maqedonas përmes përkthyesve, pasi, sipas tij, nuk do ta njohin gjuhën maqedonase.

“Për një kohë të shkurtër (10 vjet), do të kemi një gjykatës shqiptar etnik që do të gjykojë dy maqedonas etnikë me përkthyes, sepse nuk do ta dijë gjuhën maqedonase. Ose një prokuror…”, shkruan Bogojeski.

Ai e cilëson këtë skenar si të paqëndrueshëm dhe pretendon se përdorimi i gjuhës shqipe në sistemin gjyqësor mund ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt kantonizimit ose federalizimit.

Bogojeski shkon edhe më tej, duke paralajmëruar se, sipas tij, ndarja mbi baza etnike mund të përhapet edhe në arsim, shëndetësi dhe administratë.

Në reagimin e tij, ai kundërshton përdorimin e shqipes si gjuhë institucionale paralele dhe kërkon që shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ta mësojnë gjuhën maqedonase.

Advertisement

“Shqiptarët duhet ta kuptojnë se në Maqedoni duhet ta mësojnë dhe ta dinë gjuhën maqedonase. Shqipja është e tyre, e padiskutueshme, por nuk mund të jetë gjuhë paralele sistemore”, shkruan ai.

Në fund, Bogojeski ironizon edhe mundësinë që institucionet të përdorin përkthyes për gjuhët e vendit, ndërsa statusin e përmbyll me shprehjen “Maqedoni e mjerë”.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kallëzim penal ndaj dy kunanovareve dhe pesë punonjësve bankarë për mashtrim me kredi mbi 12 milionë denarë

Published

on

Kallëzim penal ndaj dy kunanovareve dhe pesë punonjësve bankarë për mashtrim, keqpërdorim të të dhënave personale dhe keqpërdorim të detyrës dhe autorizimit zyrtar, kanë dëmtuar disa qytetarë për një shumë prej mbi 12 milionë denarë
SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale „mashtrim“ dhe „keqpërdorim i të dhënave personale“, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale „keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar“.
E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e kallëzuara e parë dhe e dytë.
Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarësh.
Continue Reading

Më të lexuarat