Lajme nga vendi
Ndalohet shkupjani i kërkuar nga policia për vuajtje të dënimit me burg!
Policët e ekipit operativ të bastisjes në SPB Shkup dje në ora 16:05 në bulevardin “Partizanski Odredi” në Shkup kanë privuar B. R. (52) nga Shkupi, i dënuar me dy vjet e tetë muaj burg.
Me urdhër qendror me urdhër të Gjykatës Themelore Penale Shkup kërkohej për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej dy vjet e tetë muaj për veprën penale “vjedhje” nga neni 235 të Kodit Penal, njofton MPB.
Personi është dorëzuar në burgun e Idrizovës për vuajtje të dënimit.
Lajme nga vendi
Bastisje në Radovish, gjendet drogë, privohen nga liria dy persona
Më 20.10.2026, në orën 20:30, në Radovish, nëpunës policorë të SPB Strumicë – NJPB Radovish i privuan nga liria E.A. (30) dhe E.D. (31), të dy nga Radovishi. Gjatë kontrollit të tyre, te E.A. janë gjetur dy paketime me marihuanë. Më 21.10.2026, me urdhër gjykate, është realizuar edhe bastisje në shtëpinë e E.A., me ç’rast, po ashtu, ishte gjetur dhe sekuestruar marihuanë.
Për rastin është njoftuar prokurori publik dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, do të paraqitet kallëzim përkatës.
Lajme nga vendi
Arrestohet një vjedhës në Veles për vuajtjen e dënimit me një vjet burgim
Më 21.10.2026, në orën 23:30, nëpunës policorë të SPB Veles e kanë arrestuar B.M. (35) nga fsh. Buzallkovë, rrethina e Velesit. Ai kërkohej me urdhërarrest qendror, në bazë të urdhrit të Gjykatës Themelore të Velesit, për vuajtjen e dënimit me burg në kohëzgjatje prej një vjet për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e rëndë”, sipas nenit 236 të Kodit Penal.
Ai është dërguar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit.
Lajme nga vendi
Sukses i rëndësishëm i ekipeve të snajperistëve të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” në garën ndërkombëtare “BORAN 8” në Turqi
Ekipet e snajperistëve të Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” kanë arritur sukses të rëndësishëm në garën prestigjioze ndërkombëtare të qitjes me snajper “BORAN 8”, e cila u zhvillua në Republikën e Turqisë.
Në një konkurrencë të fortë ndërkombëtare, me pjesëmarrjen e 48 ekipeve nga 22 shtete, pjesëtarët e forcave speciale të Maqedonisë së Veriut zunë vendin e nëntë, duke dëshmuar gatishmërinë, profesionalizmin dhe aftësinë e tyre për të konkurruar në kushte të barabarta me ekipe elitare nga vende të ndryshme. Shtatë vendet e para u takuan ekipeve nga Turqia, ndërsa vendin e tetë e zuri një ekip nga Azerbajxhani.
Rezultat veçanërisht mbresëlënës pjesëtarët e forcave speciale të Maqedonisë së Veriut arritën në disiplinën e qitjes me pistoletë, duke grumbulluar gjithsej 2.098 pikë, dukshëm mbi mesataren e garës, e cila ishte 1.173 pikë.
Përveç rezultateve të arritura në garë, ekipi i Maqedonisë së Veriut mori vlerësim edhe për qëndrimin profesional dhe frymën sportive, duke u përzgjedhur ndër tri ekipet më të mira në kategorinë “Fair Play”.
Me shkathtësitë e dëshmuara, nivelin e lartë të gatishmërisë, profesionalizmin dhe qëndrimin korrekt ndaj pjesëmarrësve të tjerë, pjesëtarët e Njësisë Speciale Antiterroriste “Tigrat” e përfaqësuan denjësisht shtetin në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar edhe një herë kapacitetet e tyre profesionale. TV KOHA
-
Lajme nga rajoni2 months agoKrimi i rëndë në Kosovë/ Kjo është 25-vjeçarja që u vra me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga bashkëshorti i saj, ishte në javën e 34 të shtatzënisë
-
Lajme nga rajoni1 month agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga vendi2 months agoNdahen 109 vendime pune në Spitalin Klinik të Tetovës

