Lajme nga vendi
OKB: Ngadalësimi ekonomik do t’i shtyjë punëtorët në punë më të këqija
Ngadalësimi ekonomik global do t’i detyrojë më shumë punëtorë që të pranojnë punë që paguhen më pak më 2023, kanë paralajmëruar të hënën Kombet e Bashkuara.
Teksa çmimet rriten më shumë sesa të hyrat, kriza e kostos së jetesës është duke shtyrë më shumë njerëz drejt varfërisë, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Punë Ndërkombëtare.
Sipas saj, niveli i papunësisë në botë pritet të rritet.
Si shkaqe për një situatë të tillë është përmendur lufta e Rusisë në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe rimëkëmbja nga pandemia e koronavirusit.
“Së bashku, ato kanë krijuar kushte për inflacion të lartë dhe rritje të ulët ekonomike – për herë të parë prej vitit 1970”, ka thënë agjencia në raportin e saj vjetor.
Vendet më të prekura, sipas të dhënave, janë ato me të hyra të ulëta dhe të mesme./ REL
Lajme nga vendi
Tetovë: VLEN dhe AKI pro ndryshimit të emrave të rrugëve
Në Tetovë procesi i emërimit dhe ri-emërimit të rrugëve, urave dhe objekteve tjera ngeli pezull shkaku i zgjedhjeve lokale. Komisioni komunal në atë kohë përfundoi procesin e debateve publike dhe këshilltarët propozuan mbi 500 emra rrugësh dhe objekteve tjera. Por nga komuna e Tetovës thonë se procesi do të fillojë aty ku ka ngelur para zgjedhjeve.
Këshilltarët e AKI-së thonë se do të përkrahin procesin që qytetarët të mos ngelin pa emra të rrugëve, por pyesin nëse Kasami do të ketë fuqi politike të ndryshojë emrat e rrugëve të ish-sistem komunist.
VMRO-DPMNE thotë se ata kanë një marrëveshje dhe presin që ajo marrëveshje të implementohet duke mos prekur emrat e rrugëve ekzistuese.
Ndërsa nga LSDM janë kategorikisht kundër ndryshimit të emrave të rrugëve.
Qëndrimi i Bilall Kasamit është se në Tetovë edhe emrat e rrugëve duhet të tregojnë realitetin etnik, duke thënë se shumë rrugë në Tetovë kanë emra të sistemit komunist, si Lenin, Kaukazi dhe heronj jugosllavë që asnjë komunitet nuk i njeh. Ndërsa, në bazë të regjistrimit të fundit në Tetovë, nuk nevojitet bandë në këshillin komunal.
Lajme nga vendi
Andonovski: Me internet falas dhe vauçerët për pajisje elektronike ulim hendekun digjital midis studentëve
Në Fakultetin e Filozofisë – Shkup pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” sot është lëshuar zona Wi-Fi falas, e para në kuadër të projektit për internet falas të Ministrisë për Transformim Digjital (MTD). Me këtë internet janë përfshirë hapësirat administrative, auditoriumi i fakultetit dhe të gjitha amfiteatret, ndërsa në të ardhmen do të përfshihen dhe sallat e leksioneve dhe kabinetet.
Ministri, Stefan Andonovski dhe dekani i këtij Fakulteti, Oliver Bakrevski definoi projektet e bashkëpunit me nënshkrimin e një Memorandumi. Presin që internet falas ta bëjë më të lehtë për studentët qasjen deri te informacioni.
Andonovski paralajmëroi se me mjetet e MTD-së zona interneti falas do të vendosen dhe në lokacione tjera në konviktet studentore dhe në fakultetet ku ka frekuencë më të lartë të mësimdhënësve dhe studentëve.
“Shpresoj që në këtë mënyrë së bashku me projektin për vauçerët për pajisje elektronike për studentët, do të ulim hendekun digjital midis studentëve, me qëllim të mundësive të barabarta për studim. Shpresoj që interneti falas do t’i ndihmojë ata të mësojnë më lehtë dhe të kenë më lehtë qasje der te informacioni që u nevojitet. Pajisjet janë të cilësisë së lartë dhe nuk pres ndonjë problem në përdorim. Do të zgjerohen edhe në hapësira të tjera të fakultetit”, tha Anodnovski.
Interneti falas në Fakultetin e Filozofisë, shpjegoi, është fillimi i një iniciative më të madhe dhe për këtë qëllim janë realituar dy furnizime prej 10 milionë denarë.
“Bëjmë një analizë, kishim ide të fillonim me konviktet më të mëdha studentore në Shkup, por ato tashmë janë siguruar me internet me kapacitete të caktuara. Prandaj tani do të fokusohemi në mjediset të cilat nuk kanë mundësi të tilla, siç janë Ohri dhe Manastiri. Pajisjet janë furnizuar në përputhje me nevojat. Sigurimi i internetit është detyrë e konvikteve studentore, fakulteteve dhe universiteteve, por ne jemi këtu për të ndihmuar”, deklaroi Andonovski.
Sipas dekanit Bakrevski, zona e re Wi-fi bazohet në tekonoligjinë moderne të rrjetit dhe do të kontribuojë në cilësi shtesë në arsim.
“Kjo veçanërisht është domethënëse gjatë periudhës kur shënojmë 105 vjetorin e Fakultetit të Filozofisë në Shkup dhe është një nxitje shtesë si për mësimdhënësit ashtu edhe për studentët. Kjo konfirmon se institucionet tona kanë ndjeshmërinë e nevojshme dhe kanë një qëndrim të qartë se të gjitha çështjet me interes të përbashkët dhe të cilat lidhen me bashkësinë akademike duhet të adresohen, sepse ato në një farë mënyre përcaktojnë situatën e përgjithshme. Ky është një lloj udhërrëfyesi që vetëm një transformim i tillë shoqëror do të sigurojë akumulimin e kapitalit shtesë shkencor dhe arsimor”, dekëaroi Bakrevski.
Siç kumtoi ministri Andonovski, përmes MTD-së deri më tani janë lëshuar përafërsisht 40.000 vauçerë për furnizimin e pajisjeve elektronike, ndërsa më shumë se gjysma e tyre, 21.000, tashmë janë përdorur. Pritet që deri në fund të thirrjes publike, më 20 dhjetor, pjesa më e madhe e studentëve të kenë marrë vauçerët dhe deri më 1 janar të furnizohen me pajisje
Lajme nga vendi
Inspektorati Shtetëror i Tregut me kontrolle të përforcuara në objektet hotelierike para festave
Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) paralajmëroi se në prag të festave dhe organizimit të madh të ahengjeve, do të ndërmerr aksione të përforcuara mbykëqyrje inspektorale në objektet hotelierike. Qëllimi është të parandalohen parregullsitë gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie dhe të sigurohet mbrojtja e mysafirëve.
Nga Inspektoriati apelojnë deri tek hoteleritë të veprojnë me ndërgjegje dhe të respektojnë dispozitat ligjore të cilat i referohen punës së tyre veçanërisht në pjesën e numrit të lejuar të mysafirëve, orarin e punës, Ligjin për mbrojtje nga duhani dhe të gjitha dispozitat e tjera.
Inspektorati Shtetëror i Tregut paralajmëroi se do të reagojë në mënyrë të përshtatshme për mosrespektimin e detyrimeve ligjore dhe do të marrë masa dhe sanksione në përputhje me ligjet.
ISHT-ja u bën thirrje qytetarëve që çdo parregullësi ta raportojnë në Inspektoriatin Shtetëror të Tregut në numrin 191 ose www.dpi.gov.mk.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi4 weeks agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga bota2 months agoZjarr masiv shpërthen në rafinerinë e naftës pranë Los Angeles

