Lajme nga vendi
Rritet shkëmbimi tregtar në mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut
Falë lehtësimit të procedurave tregtare mes vendeve të rajonit, ka rritje të shkëmbimeve tregtare në fushën e bujqësisë dhe ushqimit, njoftoi ATA.
Sipas statistikave të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural të Shqipërisë, në vitin 2022, përmes iniciativave dhe uljes së tarifave dhe pengesave të tjera, Shqipëria arriti të rrisë me 25 për qind vëllimin e tregtisë në bujqësi me vendet e “Ballkanit të Hapur”, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbinë.
Eksporti i produkteve bujqësore nga Shqipëria në Serbi është rritur me 58.2 për qind në vlerë dhe 13.6 për qind në sasi. Eksporti i produkteve bujqësore shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut u rrit me 37,2 për qind në vlerë dhe 32 për qind në sasi.
Në të njëjtën kohë, importi i produkteve bujqësore nga Serbia në Shqipëri është ulur me 9 për qind, dhe nga Republika e Maqedonisë së Veriut për 22 për qind.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi3 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

