Lajme nga vendi
ASH në qeveri me dy ministri dhe shumë drejtori, ja cilat…
Mbrëmë në zyrat e ASh-së ka mbëritur zarfi me dy oferta brënda për bashkë qeverisje mëson ekskluzivisht TS. Sipas informatave zyrtare brenda ASH për TS, njëra ofertë është për bashkë qeverisje me LSDM-në, BDI-në, PDSH-në dhe Alternativën.
Oferta e dytë është pa Alternativën.
Oferta e parë është nëse Aletrenativa rri në Qeveri, ASH-ja do të drejtojë me Ministrinë e SHëndetësisë dhe Ministrinë e Drejtësisë dhe dy zv/ministri, nga drejtoritë do të udhëheq me Fondin Pensional, Postën e Maqedonisë, Librat Amë, Avokatin e Shtetit dhe Hekurudhat.
Oferta e dytë është nëse Alternativa nuk rri në qeveri, ASH-ja i merr tre ministri dhe dy zv/ministri edhe atë, Ministrinë e Shëndetësisë, Drejtësinë dhe Administratën dhe të gjitha drejtoritë që i ka pasur Alternativa.
Oferta ka mbaruar dhe pritet që të zyrtarizohet brënda javës pasi ASH-ja të shtunën mban mbledhjen e saj për të diskutuar për marrëveshjet e arritura me qeverinë./TS/
Lajme nga vendi
Fitorja e VMRO-së në zgjedhjet lokale si do të ndikojë në harmonin bashkëpunuese në pushtetin qendror
														Rezultatet e zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut kanë shënuar një kthesë të rëndësishme në skenën politike të vendit. Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka arritur një fitore bindëse, duke siguruar 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kjo fitore jo vetëm që e konsolidon VMRO-në si forcën kryesore në politikën e vendit, por gjithashtu tregon për një zhvendosje të ndjeshme në balancën e pushtetit lokal, e cila pritet të reflektohet edhe në nivel qendror.
Zgjedhjet lokale përfunduar me këtë pasqyrë –
Koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka arritur një fitore bindëse, duke siguruar 54 komuna dhe Qytetin e Shkupit. Kjo fitore vulos pushtetin absolut të kësaj partie në nivel vendi, por fitoret e jashtëzakonshme hapin debat mbi pasojat apo përparësitë. Në këtë drejtim ngritet një dilemë e madhe sesi do të ndikojë kjo fitore e VMRO-së në harmonin bashkëpunuese në pushtetin qendror.
Pas VMRO-së, koalicioni shqiptar VLEN është renditur i dyti me nëntë komuna të fituara pesë në raundin e parë dhe katër në të dytin duke u shndërruar kështu në subjektin e dytë më të rëndësishëm politik pas këtyre zgjedhjeve. LSDM, që deri dje mbante peshën kryesore të qeverisjes, ka rrëshqitur në vendin e tretë me vetëm gjashtë komuna, ndërsa koalicioni AKI ka arritur të sigurojë katër komuna. Fitorja e Mendi Qyrës në Strugë nën mbështetjen e VLEN-it, suksesi i kandidatit të ZNAM-it në Kumanovë dhe i Unionit të Romëve në Shuto Orizarë, dëshmojnë për një fragmentim të peizazhit politik lokal, ku vota e qytetarëve është shpërndarë në disa drejtime të reja.
Ndërkohë, në disa komuna Gostivar, Vrapçishtë, Qendër Zhupë dhe Mavrovë Rostushë zgjedhjet kanë dështuar për shkak të mungesës së censusit, duke ngritur shqetësime për nivelin e ulët të daljes në votim. Sipas të dhënave zyrtare të KSHZ-së, nga 994,672 votues të regjistruar, kanë votuar 415,435 qytetarë, që përbën vetëm 41.76 për qind të trupit elektoral në nivel shtetëror një shifër që reflekton lodhje politike dhe mosbesim ndaj sistemit.
Çfarë do të thotë fitorja e VMRO-DPMNE-së për partnerët qeveritarë?
Fitorja e gjerë e VMRO-DPMNE-së mund të shihet në dy dimensione si shpresë për stabilitet politik dhe si paralajmërim për rishikim të raporteve të forcave brenda koalicionit qeveritar. Nga njëra anë, rezultati tregon se VMRO ka rikthyer besimin e elektoratit maqedonas pas disa viteve në opozitë dhe pas krizave të brendshme që e karakterizuan periudhën pas qeverisjes së Gruevskit. Një parti e konsoliduar, me bazë të fortë në pushtetin lokal, mund të ofrojë stabilitet institucional dhe përgatitje më të mirë për zgjedhjet parlamentare të ardhshme.
Por nga ana tjetër, kjo fitore e thellë përbën edhe një burim frike për partnerët e saj qeveritarë, veçanërisht për subjektet shqiptare si VLEN. Sa më e fuqishme të bëhet VMRO në terren, aq më e vogël bëhet varësia e saj nga aleatët e koalicionit në nivel qendror. Kjo mund të nënkuptojë një qasje më të njëanshme në vendimmarrje, një negocim më të vështirë për partnerët dhe një zhvendosje të fokusit politik drejt interesave maqedonase. Në të njëjtën kohë, për LSDM-në dhe AKI-në, humbja është sinjal i qartë i rënies së ndikimit dhe nevojës për ristrukturim të brendshëm.
Pra, fitorja e VMRO-së është një mesazh i dyfishtë përkrahësit e saj e shohin si shpresë për ringritjen e “rendit dhe dinjitetit shtetëror”, ndërsa partnerët e saj potencialë e perceptojnë si paralajmërim për një fazë të re politike, ku hapësira për kompromis mund të ngushtohet ndjeshëm. Në këtë kuadër, mbetet për t’u parë nëse kjo fitore do të shërbejë si katalizator për stabilitet, apo si pikënisje e një rivaliteti të ri politik që mund të tronditë ekuilibrat e tanishëm të pushtetit në Maqedoninë e Veriut. /Zhurnal.mk
Lajme nga vendi
Komunikacioni në Maqedoni, LAMM: Nuk ka vonesa në pikat kufitare
														Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Lidhja e Auto-moto e Maqedonisë (LAMM).
Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare në anën e RMV-së, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut.
Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë-Veles, Mavrovë-Dibër-Strugë, Vinicë-Berovë dhe Koçan-Delçevë.
Lajme nga vendi
Sot shpaloset në Parlament, raporti i Këshillit Evropian
														Komisioni Evropian do të paraqesë sot në Parlament Raportin e Progresit për Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Raporti do të prezantohet nga Ambasadori i Bashkimit Evropian, Michalis Rokas.
Maqedonia e Veriut ka bërë përparim të konsiderueshëm në zbatimin e reformave të parashikuara në Axhendën e Reformave, siç dëshmohet nga shpërndarja e dy transheve të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor, sipas Raportit të Progresit për rrugën evropiane të vendit, të cilin Komisioni Evropian do ta publikojë zyrtarisht sot.
-Autoritetet (maqedonase) kanë vazhduar të punojnë për zbatimin e udhërrëfyesve për sundimin e ligjit, reformën e administratës publike dhe funksionimin e institucioneve demokratike, si dhe Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Minoriteteve, thuhet në raport.
Megjithatë, ai vëren se vendi duhet të intensifikojë përpjekjet për të mbështetur sundimin e ligjit, në veçanti mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetit të gjyqësorit, dhe për të rritur luftën kundër korrupsionit, dhe se është bërë “përparim i kufizuar” në fushën e reformës gjyqësore.
Raporti citon krijimin e Këshillit për Bashkëpunim midis Qeverisë dhe Shoqërisë Civile si një zhvillim pozitiv, dhe vlerëson se vendi ka bërë disa përparime në aspektin e pluralizmit dhe lirisë së medias dhe lirisë së shprehjes.
Komisioni Evropian gjithashtu thekson në dokument se vendi është plotësisht në përputhje me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së, si dhe është një nga vendet që i është bashkuar Konventës për Tranzitin e Përbashkët, e cila synon të përshpejtojë lëvizjen e mallrave përtej kufijve.
Raporti gjithashtu përsërit qëndrimin e tij të shprehur më parë mbi nevojën për të zbatuar “me mirëbesim nga të gjitha palët” marrëveshjet dypalëshe të lidhura, duke përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Bullgarinë.
Vërehet gjithashtu se ndryshimet kushtetuese që synojnë përfshirjen e qytetarëve që nuk përfaqësojnë shumicën, siç janë bullgarët, në Kushtetutë, për të cilën vendi ka marrë një detyrim, ende nuk janë miratuar.
- 
																	
										
																			Lajme nga vendi6 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
 - 
																	
										
																			Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
 - 
																	
										
																			Lajme nga vendi2 months agoAksident fatal në Dobërdoll, 65-vjeçari humb jetën pasi u godit nga vetura
 

