Lajme nga vendi
Alternativa takim me degën në Tetovë
Kryetari i Alternativës Afrim Gashi i shoqëruar nga ministrat Bekim Sali dhe Admirim Aliti sidhe nënkryetarin e parlamentit Hysni Ismaili sonte kanë marrë pjesë në një bashkëbisedim ne strukturat e Degës së Tetovës ku na janë diskutuar rrethanat e krijuara dhe mundësia e ritjes së shumicës parlamentare.
“Sonte në mbledhjen e Kryesisë së Degës së Alternativës në Tetovë kishim kënaqësi ta kemi Trupin Operativ Koordinativ (TOK ose Kryesia e Ngushtë).
Me këtë rast, në prani të kryetarit të partisë, z. Afrim Gashi, nënkryetarit të Kuvendit, Dr. Hysni Ismaili, ministrave Bekim Sali e Admirim Aliti, si dhe nënkryetarëve të partisë, sekretarit të përgjithshëm e sekretarëve të tjerë, zhvilluam një bashkëbisedim të frytshëm, kolegial e vëllazëror për gjendjen e gjithmbarshme politike në vend, si dhe për veprimtarinë konkrete të Alternativës në situatën aktuale politike.
Me këtë rast, anëtarët e Kryesisë së Degës së Tetovës kishin mundësi të informohen drejtpërdrejt për mundësinë e rritjes së shumicës parlamentare, për qëndrimin e Alternativës kundrejt këtij zhvillimi, si dhe për detyrimet e funksionarëve të Alternativës në pushtetin ekzekutiv dhe drejtoritë përkatëse.” thuhet në njoftimin e AAA-së
Lajme nga vendi
Rritja e çmimeve s’ka të ndalur!
Agjencia e statistikave tha gjatë muajit dhjetor më së shumti u shtrenjtuan, energjia elektrike me 8.7% në krahasim me muajin nëntor, produktet ushqimore u shtrenjtuan me një mesatare prej 8.5%, mishi u shtrenjtua për 1.1%. Shtrenjtim në dhjetor krahasuar me nëntorin patën edhe produktet e qumështit dhe vezët të cilat brenda një muaji u shtrenjtuan për 0.7%. Sipas shënimeve statistikore: një kilogram mish mesatarisht shitet me 12 euro, ndërsa 30 kokrra vezë mbi 5.5 euro.
Agjencia e statistikave tha gjatë muajit nëntor, energjia elektrike u shtrenjtua për 15.5%, produktet ushqimore me një mesatare prej 8.5%, mishi për 13.7%, pemët për 16.1%. Produktet e qumështit dhe vezët për 10.5%.
Por, në krahasim vjetor, të gjitha produktet konsumuese patën shtrenjtim dyshifrore në përqindje, gjë që nxiti një inflacion prej 5.3. Në vitin 2025, pemët u shtrenjtuan për 19 %, energjia elektrike u shtrenjtua për 18.3%. mishi u shtrenjtua për 14.4% duke shënuar gjithsej një rritje të inflacionit prej rreth 4% më shumë se sa në vitin 2024.
Ekspertë të ekonomisë, në vazhdimësi kanë folur për nevojat që ka Kosova në ndryshimin e politikave ekonomike, meqë, sipas tyre kur inflacioni mbërrin shkallën prej mbi 5%, është tejet e vështirë që i njëjti të frenohet. Kosova përveç shkallës së lartë të inflacionit, vitin 2025 e ka mbyllur edhe me një bilanc tejet negativ në tregtar, meqë, në vitin 2025 Kosova ka thyer rekord në produkte të importuara, produkte të cilat vlerësohet se janë shkaktari kryesor i inflacionit të lartë në vendin tonë./21Media
Lajme nga vendi
Raporti vjetor i Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale të Komisionit për Sistem Politik
Komisioni i Kuvendit për Sistem politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive sot në kuadër të seancës së 29-të do ta shqyrtojë Raportin vjetor për punën e Agjencisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2024.
Siç theksohet në Raport, sfidë e Agjencisë edhe më tutje mbetet mungesa e kuadrit profesional me fokus trë veçantë të ekspertëve nga fusha e mbrojtjes së të dhënave personale dhe shkencave të informatikës, të cilët janë të rëndësishëm për zbatimin efektiv të ligjvënies pët mbrojtjen e të dhënave personale.
Agjencia do të vazhdojë të punojë në përforcimin e statusit të saj të pavarur, veçanërisht në pjesën e menaxhimit me resurset njerëzore dhe sigurimin e mjeteve të pavarura buxhetore, përmes krijimit të kornizës adekuate rregullatore. Në këtë drejtim, vazhdon procesi i miratimit të Propozim-ligjit për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për mbrojtjen e të dhënave personale, me të cilën do të sigurohen resurset e nevojshme për kryerje efektive të funksioneve dhe autorizimeve të Agjencisë.
Me qëllim të avancimit plotësues të mbrojtjes së të dhënave personale në vitin 2024 u miratua edhe Strategjia për zbatimin e të drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale për periudhën 2025-2030, e cila do të fillojë të zbatohet në periudhën në vijim. Kjo strategji paraqet një dokument kyç për zhvillim afatgjatë dhe avancim të mekanizmave për mbrojtjen e të dhënave personave në vend, duke siguruar vazhdimësi dhe harmonizim me standardet evropiane.
Në këtë mënyrë, Agjencia do të vazhdojë të punojë në sigurimin e funksionimit të pavarur dhe të paanshëm, sipas parimeve të Rregullores së përgjithshme për mbrojtjen e të dhënave.
Lajme nga vendi
Aliu: Situata është alarmante, gjithnjë e më shumë të rinj po bëhen të varur nga cigaret
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, tha se rreth 50% e popullsisë në vend janë të varur nga pirja e duhanit.
“Ligjet vetë nuk mund të jenë cilësorë dhe të japin rezultate nëse nuk ekziston një ekosistem i tërë. Ligji përcakton një kornizë dhe rregulla të rrepta për përmirësimin e ekosistemit në një segment të caktuar. Por nëse nuk kemi indikatorë shtesë për matjen dhe ndjekjen e zbatimit të ligjit, atëherë do të kemi vetëm një ligj në letër.
Prandaj, fatkeqësisht, ligjet ekzistuese deri më tani nuk kanë dhënë rezultate. Ne fillimisht bëmë një analizë të thellë të gjendjes aktuale, e cila tregoi se rreth 50% e popullsisë tek ne janë të varur nga cigaret dhe pinë rreth 18–22 cigare në ditë, që do të thotë se në vendin tonë ka dyfish më shumë duhanpirës krahasuar me standardet evropiane.
Kjo është alarmante, sidomos duke pasur parasysh se ka duhanpirës të moshave shumë të reja: në moshën 13–14 vjeç ka 7.7% duhanpirës aktivë, në moshën 15–16 vjeç rreth 37%, ndërsa përdorues të cigareve elektronike janë rreth 40%”, theksoi ministri Aliu në emisionin “24 Analiza”.
Ai nënvizoi se ligji nuk është kundër duhanpirësve, por qëllimi i tij është t’i mbrojë ata, të cilët përbëjnë rreth 50% të popullsisë, dhe t’i ndihmojë që të heqin dorë nga pirja e duhanit. -Imagjinoni një qytetar që punon në një lokal ku lejohet pirja e duhanit brenda.
Ai, pavarësisht nëse dëshiron apo jo, është i ekspozuar pasivisht ndaj tymit të cigareve tetë orë në ditë dhe në fund të ditës është një duhanpirës pasiv. Kam biseduar me mjekë që thonë se shpesh ka raste të sëmundjeve kardiovaskulare kur pacientët deklarojnë se vetë nuk janë duhanpirës, por në shtëpi kanë anëtarë të familjes që pinë duhan në ambiente të mbyllura.

