Lajme nga vendi
Deklaratat e Pendarovskit “trazojnë” skenën politike në Bullgari
Do të aktivizohen të gjitha mekanizmat evropian për të përfunduar histeria dhe urrejtja anti-bullgare – tha Presidenti bullgar Rumen Radev duke komentuar vendimin e Presidentit Stevo Pendarovski, që t`u ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut, një eurodeputeti dhe disa shtetasve bullgar, sic përcjell KlanM,, për shkak të veprimeve që i kanë ndërmarrë dhe ende po i ndërmarrin kundër vendit.
“Tani e kuptoni se përse aq shumë luftova për të drejtat e bullgarëve maqedonas që të jenë të mbrojtur në Kushtetutën e RMV-së dhe kjo të jetë parakusht për nisjen e negociatave. RMV-ja nuk ka nisur negociatat. Ende nuk e kanë hapur derën e hapësirës ku zhvillohen këto negociata. Është koha e fundit që institucionet e RMV-së të dëshmojnë se aktivisht luftojnë kundër kësaj fushate anti-bullgare” – Rumen Radev, president i Bullgarisë.
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski, nuk i mbron interesat e vendit të tij, por u shërben politikave të Serbisë dhe Rusisë në Ballkan – është shprehur për mediat bullgare ish- Ministrja e Jashme, Ekaterina Zaharieva.
“Bullgaria patjetër të ketë reagim të ashpër dhe definitiv ndaj deklaratës së Presidentit të RMV-së. Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që të jep deklarata të ashpra që nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe” – tha Ekaterina Zaharieva, ish-ministre e jashtme Bullgare.
Presidenti Stevo Pendarovski, sic njofton KlanM, të hënën, pas përfundimit të seancës së Këshillit për Siguri Kombëtare deklaroi se do ti propozojë Qeverisë që tu ndalohet hyrja në Maqedoninë e Veriut një deputeti bullgar në Parlamentin Evropian dhe disa personave tjerë – shtetas të Bullgarisë, për shkak të veprimeve kundër vendit tonë.
Presidenti, sic percjell KlanM, njoftoi se sipas të gjitha vlerësimeve dhe analizave të shërbimeve kompetente të sigurisë, shënimi i ditëlindjes së Goce Dellçevit më 4 Shkurt do të jetë një ngjarje me rrezik të lartë sigurie, për shkak se struktura të organizuara në Bullgari, që sic u tha, zhvillojnë fushata antishtetërore ndaj RMV-së janë duke mobilizuar më shumë njerëz që të vijnë në Shkup.
Qeveria, sic njofton KlanM, pas seancës së djeshme njoftoi se ka miratuar konkluzione lidhur me shënimin e ditëlindjes së Goce Dellçevit më 4 Shkurt dhe ka ngarkuar MPB-në që t`i ndërmerr të gjitha masat për të siguruar ngjarjen, konform rekomandimeve të Këshillit për Siguri.
Megjithatë, në pjesën rreth propozimit të Presidentit Pendarovski për shpalljen si persona të padëshirueshëm të një eurodeputeti dhe shtetasve tjerë bullgar, Qeveria nuk është prononcuar në seancën e fundit.
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

Lajme nga vendi
Oda e Mjekëve zgjedh kryetarin e ri dhe organet drejtuese me mandat katërvjeçar
Oda e Mjekëve sot do të mbajë seancë zgjedhore-konstituive, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe të formohen trupat, organet dhe komisionet e Odës.
Me zgjedhjen e udhëheqjes së re dhe formimin e trupave punues do të nisë mandati i ri katërvjeçar i Odës, e cila përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të mjekëve në vend.
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 10 Nëntor
Dje, në orën 11:40, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, për shkak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
…….Dje, në orën 12:00, në SPB Tetovë, një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një 46-vjeçar nga Gjermania për shumën prej 6.800 eurosh. Sipas denoncimit, përmes një faqeje interneti gjermane për shitjen e automjeteve, ai kishte rënë në kontakt me personin, me ç’rast ishin marrë vesh dhe më 29.10.2026 i kishte paguar paratë përmes llogarisë bankare. Pasi shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, u konstatua se personi i denoncuar nuk jeton atje dhe se adresa është e rreme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në orën 13:15, në rrugën “JNA” në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 30-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga një e punësuar në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, se rreth orës 12:55 në vendin e saj të punës ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kanosur, e më pas kishte sulmuar një polic gjyqësor, i cili po kryente veprime zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
……Dje, në orën 18:40, në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në rrugën “Ilinden” në Tetovë kishte ndodhur një përleshje fizike mes djalit të tij 17-vjeçar dhe një personi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
…….Dje, në orën 23:40, në fshatin Çegran, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë arrestuar tre persona, të gjithë nga Gostivari, për shkak se gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Peugeot” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga njëri prej tyre, në të cilin ndodheshin dy personat e tjerë, u gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhur e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Dje, në orën 22:45, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 23-vjeçar nga Tetova, për shkak se gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu konfiskua një lëndë pluhur e bardhë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

