Lajme nga vendi
BESA: Qeveria gjithë ditën flet kundër Rusisë, ndërsa reklamon kuponin fiskal rus!
Lëvizja BESA ka reaguar ndaj videos promovuese të qeverisë së RMV, ku shfaqet një kupon fiskal rus në konferencën vjetore “Viti i Mundësive të reja”, duke e cilësuar si skandal.
“Me këtë kjo qeveri dëshmon haptas se ky vit do të jetë viti i promovimit jo vetëm të kuponave fiskal rus, por edhe i politikës ruse. Në videon promovuese më e keqja është se këtë e kanë miratuar edhe ata të cilët gjatë gjithë kohës trumbetojnë për koalicion Evropian, kurse në anën tjetër si duket nuk mund të çlirohen nga fenomeni rus sigurisht për shkak të lidhjeve dhe bizneseve që kanë struktura të larta të shtetit. Gjatë gjithë kohës Bashkimi Evropian, ka ngritur shqetësim për ndikimin rus në Maqedoninë e Veriut, por kjo siç do herë nuk është marrë seriozisht nga qeveria”, thuhet në njoftimin e Lëvizjes BESA.
“Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar që të kërkojë përgjegjësi prej qeverisë për skandalin në fjalë pasi Maqedonia e Veriut është deklaruar se do të zbatojë sanksione ndaj Rusisë por në fakt po ndodh e kundërta”, thonë nga Lëvizja BESA /koha.mk/
Lajme nga vendi
Energjia si mjet strategjik – Bozhinovska nga Vjena: Maqedonia pozicionohet si lojtar rajonal
Në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, delegacioni qeveritar i udhëhequr nga kryeministri Hristian Mickoski, përfshirë ministren Sanja Bozhinovska, u takua me kancelarin eAustrisë,Kristian Shtoker.
Fokusi i bisedimeve ishte ekonomia, siguria energjetike dhe stabiliteti rajonal, duke theksuar mbështetjen për integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe rëndësinë e forcimit të lidhjes energjetike.
Në kuadër të takimit politik, ku morën pjesë edhe përfaqësues të qeverisë austriake, u hapën tema që lidhen me tranzicionin e gjelbër, politikat e qëndrueshme dhe modelet e reja energjetike.
Ministrja Bozhinovska deklaroi:
“Energjia sot është çështje stabiliteti, sigurie dhe pozicioni gjeopolitik. Maqedonia e Veriut ka një ambicie të qartë për t’u pozicionuar si një qendër rajonale energjetike, përmes ndërkonektivitetit, diversifikimit dhe një cikli të fortë investimesh në burime të ripërtrishme. Mesazhi ynë është i qartë – ne jemi një partner që ofron parashikueshmëri, stabilitet dhe mundësi konkrete investimi.“
Në vazhdim të vizitës, delegacioni zhvilloi edhe një takim ekonomik me përfaqësues të kompanive kryesore austriake, gjatë të cilit u diskutuan për mundësi konkrete për investime, transferim teknologjik dhe thellim të bashkëpunimit ekonomik.
Takimet dërguan një mesazh të qartë se bashkëpunimi ekonomik midis dy vendeve ka potencial të fortë rritjeje, me interes të veçantë për investime të reja dhe partneritete afatgjata.
Lajme nga vendi
MPB: GJOBAT PËR “SAFE CITY” S`KA NEVOJË TË DËRGOHEN NË POLICI!
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e ka hequr obligimin e detyrueshëm për shoferët, të cilët më parë duhej të paraqisnin fletëpagesat për gjobat e trafikut të paguara nga sistemi “Qyteti i Sigurt” në stacionin më të afërt policor, si dëshmi se e kanë kryer pagesën, për shkak se MPB-ja nuk ishte e lidhur në mënyrë digjitale me Ministrinë e Financave.
Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se vërtetimet për gjobat e paguara të trafikut nga sistemi ‘Qyteti i Sigurt’, të kryera në bankë ose në mënyrë elektronike, nuk ka nevojë të dorëzohen në stacion policor. Sistemi është i lidhur automatikisht me atë të Ministrisë së Financave, gjë që mundëson evidencë të pagesave të realizuara pa pasur nevojë për procedura shtesë administrative nga ana e qytetarëve. Gjatë pagesës, qytetarët janë të obliguar, pa marrë parasysh nëse ajo kryhet në bankë apo në mënyrë elektronike, të plotësojnë me kujdes fletëpagesën sipas udhëzimit juridik nga procesverbali. Është veçanërisht e rëndësishme që të shënohet saktë numri unik i procesverbalit në fushat ‘referencë numri’ dhe ‘qëllimi i pagesës’ në fletëpagesë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përveç fletëpagesës si dëshmi, qytetarët ishin të detyruar të printonin dhe ta dorëzonin edhe procesverbalin, të cilin paraprakisht e merrnin në mënyrë elektronike përmes e-mailit.
Sa i përket shqiptimit të gjobave, MPB-ja është plotësisht e digjitalizuar. Procesverbali për kundërvajtjen plotësohet automatikisht me të dhënat personale që policia i posedon për të gjithë qytetarët, si dhe me adresat e e-mailit. Gjoba dërgohet shumë shpejt dhe në mënyrë digjitale. Megjithatë, procedura e konfirmimit të pagesës ishte manuale, duke i detyruar qytetarët të paraqiten në stacionet policore me procesverbalin dhe fletëpagesat, të presin në radhë dhe që zyrtarët të bëjnë kopje të dëshmive në formë letre. Kjo shpesh u merrte qytetarëve një ditë të tërë (pune) për përmbushjen e kësaj detyrimi.
Lajme nga vendi
SPB ; Kronika e zezë për ditën e djeshme 22 Prill Tetovë dhe Gostivar
Dje, rreth orës 17:00, zyrtarë policorë nga Sektori për tregti të paligjshme me drogë dhe armë pranë SPB Tetovë, në bazë të një urdhri gjyqësor, kanë kryer bastisje në shtëpinë dhe ambientet ndihmëse të një 29-vjeçari në lagjen Drenovec të Tetovës. Gjatë bastisjes është gjetur dhe sekuestruar një peshore digjitale me mbetje kokaine. Personi është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policor për procedurë të mëtejshme.
……Sot , në periudhën nga ora 00:10 deri në 01:05 pas mesnate, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë kryer një kontroll aksion në një objekt hotelier në fshatin Zubovcë, komuna e Vrapçishtit, pronë e një 20 -vjeçari nga fshati Dobërdoll. Gjatë kontrollit, për shkak të keqpërdorimit të qëndrimit turistik, janë shoqëruar tri gra, dy nga Republika e Serbisë, si dhe një nga Republika e Shqipërisë. Ato janë ndaluar në Stacionin Policor të Gostivarit për procedurë të mëtejshme.
……Dje, në ora 15:30, në Stacionin Policor të Gostivarit, një grua 51-vjeçare nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 12:00, në bulevardin “Goce Dellçev”, është shqetësuar nga një qytetar nga Gostivari. Sipas denoncimit, derisa ajo po drejtonte automjetin “Volksëagen Tiguan”i denoncuari me një automjet “Ford” ka lëvizur me shpejtësi të madhe, ka frenuar vrullshëm, ka hapur derën e automjetit të saj dhe e ka ofenduar. Më pas, sipas raportimit, ai ka vazhduar ta ndjekë me automjet. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në Stacionin Policor të Çairit, një 36- vjeçar nga Tetova ka denoncuar se është mashtruar nga një person. Sipas denoncimit, në periudhën prej 17.04. deri më 22.04.2026, denoncuesi i ka dorëzuar automjetin e tij “Seat Leon” personit , bazuar në një marrëveshje gojore për shitblerje në vlerë prej 12.000 eurosh. I denoncuari nuk është paraqitur në takimet e rëna dakord për pagesë dhe ka ndaluar së përgjigjuri në thirrjet telefonike. Denoncuesi më vonë e ka vërejtur automjetin e tij te një person i tretë, i cili ka deklaruar se e ka blerë mjetin për shumën prej 7.000 eurosh. Po ndërmerren masa për gjetjen e autorit.
……Dje, rreth orës 23:00, në rrugën “18 Nëntori” në Gostivar, zyrtarët policorë kanë privuar nga liria një 22-vjeçar nga Gostivari, pasi i njëjti është sjellë në mënyrë agresive ndaj policëve derisa ata po kryenin detyrën zyrtare. Ai është shoqëruar në Stacionin Policor të Gostivarit dhe ndaj tij do të ngrihet padi përkatëse.
-
Lajme nga bota4 weeks ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen
-
Lajme nga rajoni4 weeks agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Sport4 weeks agoBARDHI: NËNVLERËSIMI VETËM SE NA MOTIVON KUNDËR DANIMARKËS!

