Lajme nga vendi
Rreth 80% e maqedonasve janë kundër futjes së bullgarëve në Kushtetutë
Propozimi francez nuk ka mbështetje nga qytetarët. Hulumtimi i ri i opinionit publik, e përgatitur nga Instituti për Demokraci “Societas Civilis” dhe Fondacioni Konrad Adenauer, tregon se 65 për qind e qytetarëve janë kundër ndryshimeve kushtetuese që synojnë futjen e pakicave të reja, përfshirë minoritetin bullgar.
Duke parë nacionalitetet, analiza tregon se 80 për qind e maqedonasve janë kundër ndryshimeve të tilla, ndërsa kundër janë deklaruar edhe 32 për qind e të anketuarve shqiptarë. Vetëm 15 përqind e të anketuarve maqedonas thanë se i mbështesin këto ndryshime.
Në varësi të përkatësisë partiake, 59 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë kundër përfshirjes së bullgarëve në Kushtetutë, ndërsa 39 për qind e simpatizantëve të LSDM-së janë për. Kundër janë 89 për qind e mbështetësve të VMRO-DPMNE-së, ndërsa pro janë 10 për qind.
Gjithsej 69 për qind e qytetarëve janë përgjigjur negativisht në pyetjen nëse Maqedonia gjatë rrugës për në BE duhet të bëjë revizion historik.
53 për qind e të anketuarve thanë se nuk do të mbështesin anëtarësimin e vendit në një alternativë siç është Bashkimi Euroaziatik, i udhëhequr nga Rusia. Kjo është një rënie prej 3 për qind krahasuar me vitin 2019 kur 56 për qind thanë se nuk do ta mbështesnin. Në sondazhin e ri, 32 për qind e të anketuarve ishin në favor të një alternative për BE-në./ina
Lajme nga vendi
Tërmet në Maqedoni
Tërmet me intensitet prej tre ballësh sipas Shkallës makrosizmike evropiane është ndjerë në Ohër dhe rrethinë. Tërmeti ka qenë me magnitudë Rihteri prej 2,2, ndërsa është ndjerë në orën 03:18.
Observatori sizmologjik pranë Fakultetit Matematikoro-Natyror në Shkup kumtoi se epiqendra ka ardhur nga rajoni epiqendror Peshtani-Ohër-Strugë në rreth 105 kilometra në jugperëndim të Shkupit.
Lajme nga vendi
ASH e Ziadin Selës sot mbledh kuvendin e pestë të partisë në Shkup
Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës, ka njoftuar se sot më 27 dhjetor në Shkup di të mbledh kuvendin e pestë të partisë pas vendimit për largim nga koalicioni me AKI-në.
Nga ana tjetër kryertari i komunës së Çairit, Izet Mexhiti gjatë një emisioni një ditë më parë paralajmëroi bashkimin e ASH-së me VLEN-in dhe përfshirjen e saj në qeveri.
Kuvendi i së shtunës nuk dihet nëse do të diskutohet edhe kalimi i ASH-së në VLEN dhe përfshirja e saj në qeverisjen e vendit.
Ndërkohë Ziadin Sela edhe më tej vazhdon të pret për vulat e partisë në procesin mes tij dhe Arben Taravarit ndërsa në zgjedhjet e fundit thuhet se Sela ka regjistruar në subjekt të ri politik.
Lajme nga vendi
Dukshmëri e ulët për shkak të mjegullës në Pletvar dhe në Krushevë
Për shkak të mjegullës këtë mëngjes, dukshmëria është zvogëluar në 50 metra në qafën malore Pletvar, dhe në 30 metra në Krushevë.
Në rrugët e tjera shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, në rrugë të lagura, informon Ndërmarrja Publike “Rruga e Maqedonisë”.
Prandaj, ata apelojnë për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut dhe përshtatje të shpejtësisë me kushtet e rrugës.
Nga LAMM njoftojnë se në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje të gjata.
-
Lajme nga vendi2 months agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi2 months agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoDogana konfiskoi 130 kilogramë mariuhanë

