Connect with us

Lajme nga vendi

Anesa Havziju merr vendin e parë në garat regjionale në lëndën e matematikës

Published

on

Dje 04.03.2023 ( e shtune ) u mbajten garat regjionale ne lenden e matematikes ne shkollen fillore ,,Andreja Saveski -Kikish”. Pjesemares ishin nxenesit te cilet u kualifikuan nga garat shkollore dhe ato komunale.

Nxenesit te cilet kishin pike prej 86 deri ne 100 fituan vendin e pare, prej 71 – 85 te dytin, kurse vendin e trete ata te cilet kishin nga 55-70 pike. Nxenesit qe fituan nga 40 deri 54 pike u shperblyen me levdata per pjesmarjen e tyre ne keto gara.

Vendi i pare me 95 pike te fituar i takoj nxeneses nga klasa e gjashte Anesa Havziju nga shkolla fillore ,,Naim Frasheri”-Tetove me mentore Arta Halili Islami.

Gjithashtu vendi i pare i takoi edhe nxenesit Vasilij Zakoski nxenes i klases se peste nga shkolla fillore ,, Bratstvo- Migjeni” Tetove. Vendin e dyte nuk e fitoi asnje nxenes kurse vendin e trete e fituan 7 nxenes.

 

Advertisement

Advertisement

Lajme nga vendi

Përgjimet/ “El Cheka” publikon audio-materiale, pretendohet që përgjimi është i Deharit

Published

on

Në vazhdën e fushatës zgjedhore në rrjetet sociale po publikohen audio-incizime në të cilat pretendohet se dëgjohet kreu i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, i cili njëkohësisht është edhe në garë zgjedhore për mandat të ri. Përgjimet po publikohen nga profili me emër “El Cheka” apo pseudonimi i personit Sheqerim Ahmeti, i cili edhe paraprakisht ka publikuar materiale të përgjuara për funksionarë të tjerë. Sipas përshkrimit të publikimeve, Dehari dëgjohet duke përdorur fjalor të papërshtatshëm dhe eksplicit me disa të punësuar të komunës, ndërsa sipas materialeve të publikuara thuhet se është i përfshirë në shpërdorime financiare. Nuk ka informacione se të cilës periudhë kohore janë bisedat dhe për momentin nuk mund të konfirmohet autenticiteti i tyre. Për publikimin e këtyre audioincizimeve reaguan nga VMRO-DPMNE. Deputetja Emilija Angellova thekson që biseda e këtyre përgjimeve është skandaloze për çka kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Deharit.

“Në media dolën audioincizime në të cilat dëgjohet se si Fatmir Dehari në vend që të jetë kryetar dhe të përdorë Komunën e Kërçovës në të mirë të qytetarëve, ai seksualisht i keqtrajton të punësuarit. Në audioincizimet dëgjohet se si gratë e punësuara në Komunën e Kërçovës janë të detyruara ta puthin kryetarin Dehari dhe me neveri të madhe të thonë se i ulen në prehër. Ky është skandal dhe abuzim ndaj tërë kolektivit dhe të gjitha grave. Dehari patjetër duhet të jep dorëheqje të parevokueshme dhe të tërhiqet nga politika”, deklaroi Emilija Angellova, Deputete e VMRO-DPMNE-së.

Lidhur me përgjimin, reaguan nga BDI-ja apo partia të cilës i përket Dehari. Sipas integristëve bisedat janë manipulime dhe të montuara.

“Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga Koalicioni VLEN, theksojnë që me këto biseda degradohet imazhi i institucionit dhe moralit publik. Ne e njohim mirë këtë skenar: kur nuk mund të munden me ide, kur nuk kanë projekt, shpikin skandale, montojnë biseda, fabrikojnë “fakte”, dhe i shpërndajnë me qëllim të vetëm – që qytetari të humbasë besimin te politika dhe të qëndrojë në shtëpi ditën e vendimit. Kërçova nuk do të bjerë në këtë grackë. Qytetarët tanë janë të mençur, dinë të dallojnë propagandën e fabrikuar nga realiteti.

Advertisement

“VLEN ndjek me shqetësim skandalin e fundit që qarkullon në rrjetet sociale dhe që ka tronditur opinionin publik si në Kërçovë ashtu edhe më gjerë, ku kandidati i Aleancës Kombëtare për Integrim shihet në situata që e degradojnë imazhin e institucionit dhe moralin publik. Ky është vetëm reflektim i kulturës politike që për 20 vite ka mbytur përgjegjësinë dhe ka ngritur turpin në standard. Ne nuk gëzohemi për turpin e askujt, por kemi detyrim të themi qartë se Kërçova meriton më mirë”, thonë nga VLEN.

Alsat kërkoi qëndrim edhe nga vetë Fatmir Dehari, por në të dy numrat e kontaktuar, dilte se numri nuk ekziston. /Alsat.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

QENDRA PËR KULTURË DO TË THEMELOJË KORIN E FËMIJËVE NË TETOVË

Published

on

  • Në kuadër të nismës së Qendrës për Kulturë, për zhvillimin e jetës kulturore dhe artistike në qytetin tonë, së shpejti do të formohet Kori i Fëmijëve të Qytetit të Tetovës, një projekt që synon të bashkojë zërat e pastër e të sinqertë të fëmijëve nga shkollat fillore të Tetovës me rrethinë, njoftuan nga qendra për kulturë në Tetovë.Sipas njoftimit, në këtë kor do të marrin pjesë nxënës të klasave të 3-ta, 4-ta dhe 5-ta, të cilët do të kenë mundësinë të shprehin talentin e tyre muzikor dhe të përfaqësojnë shkollën e tyre në një ansambël të përbashkët qytetar. “Qëllimi i formimit të këtij kori është të kultivojë dashurinë për muzikën, të zhvillojë ndjenjën e harmonisë, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë kolektive, por edhe të krijojë hapësira të reja për afirmimin e fëmijëve në fushën e artit dhe kulturës. Muzika, si gjuha më universale, do t’i bashkojë këta fëmijë në një përvojë të paharrueshme, duke i mësuar se bukuria qëndron në unitet, përkushtim dhe frymë të përbashkët” thuhet në njoftimin e qendrës për kulturë në Tetovë.Ky projekt është një ftesë për të gjithë fëmijët që duan të këndojnë, të mësojnë dhe të bëhen pjesë e diçkaje më të madhe se vetvetja dhe është një përpjekje e përbashkët për ta bërë Tetovën një qytet që kumbon edhe me zërin e fëmijëve. Me realizimin e këtij projekti, synojmë zbulimin e talentëve të rinj, të cilët në të ardhmen do të jenë figura të njohura për kulturën dhe qytetin e Tetovës.
Continue Reading

Lajme nga vendi

FILLON FESTIVALI NDËRKOMBËTAR I POEZISË “DITËT E NAIMIT”

Published

on

Të premten dhe të shtunën, në Tetovë do të mbahet Edicioni i 29-të i Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit”. Atë do ta karakterizoj një program letrar, artistik dhe kulturor. Do të mbahen disa lexime poetike, do të bëhet një përurim libri, do të ndahen çmime të ndryshme letrare, si dhe do të bëhen vizita në monumentet kulturore, historike te Arabait Baba Teqe në qytetin e Tetovës. Kjo u bë e ditur, në një konferencë shtypi të mbajtur në Tetovë, nga drejtorit dhe anëtarët tjerë të FNP “Ditët e Naimit”, Shaip Emërllahu, Xhelal Zejneli. Drejtori i manifestimit “Ditët e Naimit” Shaip Emurllahu tha se laureati i festivalit do të shpallet poeti austriak Manfred Chobot SHAIP EMURLLAHU – DREJTOR I FESTIVALIT “DITËT E NAIMIT” Hapja e ceremonisë së Edicionit të XXVIII të Festivalit Ndërkombëtar të Poezisë “Ditët e Naimit” do të bëhet të premten orën 19.30, përmes një performance fishekzjarresh para Qendrës së Kulturës, në Tetovë.

Continue Reading

Më të lexuarat