Connect with us

Lajme nga vendi

Rafuna: Ndërtimi i autostradës Bllacë-Shkup, e mirëseardhur për ekonominë e dy vendeve tona

Published

on

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Lulzim Rafuna deklaroi sot në Shkup se ndërtimi i autostradës Shkup-Bllacë është i mirëseardhur jo vetëm për qytetarë, por është një element shumë i rëndësishëm edhe për ekonominë e të dyja vendeve. Ai madje përkujtoi se Kosova e ka kryer pjesën e saj duke lidhur Prishtinën me Shkupin për vetëm 45 minuta.

“Sa më shpejtë që të ndërtohet edhe kjo pjesë e autostradës është aq më mirë për ekonominë e dy vendeve tona. Unë dje kur erdha në Shkup e pash që është duke u ndërtua me një rritëm të përshpejtuar dhe kjo më bënë shumë të lumtur dhe pres që shumë shpejt me u kry edhe kjo pjesë e autostradës Bllacë Shkup. Ne e kemi lidhë Prishtinë-Shkup për 45 minuta, kështu që është shumë e mirëseardhur jo vetëm për qytetarët por edhe për ekonominë e dy vendeve tona”, deklaroi Lulzim Rafuna, nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Advertisement

Lajme nga vendi

ADORA THAÇI FITUESE E FESTIVALIT BLETËZAT 2025

Published

on

Mbrëmë në një atmosferë impozante në Tetovë u mbajt edicioni i 31 i festivalit Bletëzat 2025. Fituese e këtij edicioni është vogëlushja nga Tetova Adora Thaci me këngën “Tetova qyteti im” me tekst dhe muzikë nga Avni Qahili dhe orkestrimin nga Kristi Pasha.

Në mbrëmjen finale performuan 15 fëmijë nga Tetova, Gostivari, Dibra, Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë, të shoqëruar nga kori i fëmijëve pranë Shkollës fillore “Liria”- Tetovë nën udhëheqje të Profesoreshës së muzikës Laurije Ibrahimi.

Kurse festivalin e moderuan dy prezentueset e Televizionit Koha Arijana Ibrahimi dhe Nita Sejdiu.

Festivalin e shpalli të hapur Kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami i cili përgëzoi stafin e festivalit për organizimin e mrekullueshëm dhe mundësinë që ju jepet fëmijëve për të performuar para një auditoriumi kaq të madhe.

Juria profesionale në përbërje 3 profesioniste Profesoresha te muzikes nga Tetova, Samie Rakipi, Hamije Imeri dhe Adelina Halimi, pas dëgjimit të këngëve ndanë këto cmime:

Advertisement

Çmimin Menada ilire e fitoi dueti nga Shqipëria Keira Broli dhe Chloe Myftari

Çmimin Bletëza e fitoi Alsa Jashari

Çmimin mikrofoni i artë e fitoi Jona Krasniqi

Best Talent Marigona Erebara

Best hit Esma Aliu

Advertisement

Interpretimi më i mirë Adea Adili

Vokali më i mirë Monera Veapi

Muzika më e mirë Jona Rexha

Teksti më i mirë Eda Neziraj

Tre vendet e treta i fituan Jara Zhaku e cila e fitoi edhe cmimin “Mesazhi më i mirë”, dueti Drina dhe Bora dhe Luana Riza, dy vendet e dyta I fituan Medina Abdulmexhiti dhe Tiara Ganiu, dhe vendin e parë Adora Thaci.

Advertisement

Mirënjohjet dhe kupat e festivalit u ndanë në mënyrë solemne nga Tahir Shabani – Ambasador i Paqës Botërore, Fatmir Makolli president i federatës  Kiks boks- Kosovë dhe nga Sedat Sulejmani- zëvendës ministër në Ministrinë për Kulturë dhe Turizëm.

Mbrëmë në këtë festival performuan edhe grupi i baletit “Tutu”, grupi i vajzave nga SHKA Xheladin Zeqiri me solist Aren dhe Nera Matranci, grupi I fëmijëve të klasave të katërta pranë Sh.F Liria nën udhëheqjen e arsimtares Xhemazije Neziraj dhe tre instrumentaliste të shkëlqyera Kanita Abdiu- kitarë elektrike, Eneda Azizi- bas kitarë dhe Tara Shahini- bateri të cilat interpretuan pikën muzikore “SMOKE ON THE WATER”.

Festivali “Bletëzat” 2025 u mbështet nga Ministria e Kulturës dhe turizmit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Komuna e Tetovës dhe Ordinanca “Dr Ancevski” , kurse sponsor medial Televizioni Koha dhe Radio Bleta.

 

 

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Ndërron jetë në vendin e punës një punonjës në komunën e Strugës

Published

on

Një ngjarje e rëndë është shënuar sot në ambientet e Komunës së Strugës, ku Zllatko Bogdanovski, 53 vjeç, ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak gjatë orarit të punës.

Sipas raportimit të “Struga Ekspres”, ekipet e emergjencës kanë mbërritur me shpejtësi dhe kanë ndërhyrë menjëherë për t’i ofruar ndihmën mjekësore. Megjithë përpjekjet e stafit mjekësor, Bogdanovski nuk ka arritur të mbijetojë.

Institucionet lokale kanë shprehur ngushëllimet e tyre për familjen e të ndjerit, ndërsa pritet që detaje të tjera rreth rrethanave të ngjarjes të bëhen të ditura në vijim.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksion kundër lypjes në Tetovë – dy persona të identifikuar nga policia

Published

on

Zyrtarë policorë të SPB Tetovë, në bashkëpunim me punëtorë socialë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë, kanë zhvilluar më 11 nëntor (nga ora 11:00 deri në 16:00) një aksion në kuadër të planit për parandalimin e lypjes në qytet .
Gjatë kontrollit, rreth orës 12:20, në rrethrrotullimin e rrugëve “Iliria” dhe “Ilinden” është gjet duke lypur N.F. (42) nga Tetova. Po ashtu, në orën 12:50 në rrugën “Ilinden” është konstatuar se M.D. (19) nga Koçani po lypte së bashku me dy fëmijët e saj të mitur, të moshës katër dhe një vjeç.
Sipas njoftimit të policisë, pas dokumentimit të plotë të rasteve, personat e përfshirë janë marrë nga Qendra për Punë Sociale Tetovë për procedurë të mëtejshme.
Aksione të tilla, siç njofton MPB, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim me qëllim parandalimin e lypjes dhe mbrojtjen e fëmijëve nga keqpërdorimi në rrugë, transmeton Tetovasot.

Continue Reading

Më të lexuarat