Connect with us

Lajme nga vendi

Ahmeti kundër Kasamit për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë

Published

on

BDI-ja nuk mbështet nismën për ndërrimin e emrave të rrugëve në Tetovë pa përfshirjen e përfaqësuesve të bashkësive tjera etnike në këtë proces. Sekretari i Përgjithshëm i BDI-së, Faton Ahmeti, në Programin 200, tha se ndërrimi i emrave vetëm me votat e këshilltarëve shqiptarë në komunën e Tetovës, duke mbivotuar bashkësitë tjera entike, nuk është porosi e mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit.

“Procesi i ndryshimit të emrave të rrugëve është një proces i cili ka filluar diku në vitin 2005, në mandatin e parë të qeverisjes së z.Hazbi Lika me komunën e Tetovës dhe atëherë në bashkëpunim me këshillin komunal janë ndryshuar një pjesë e emrave por ka pasur edhe një ngecje pikërisht për shkak të mospajtimit ndëretnik. Ky është moment i ri. Padyshim që regjistrimi i popullësisë, për të cilin ne si BDI jemi investuar jashtëzakonisht shumë i ka krijuar këto rrethana, këto konfiguracione të tanishme. Mirëpo në një shtet multientik, në një qytet multietnik nuk është mirë të majorizohen dhe mbivotohen bashkësitë etnike. Kështu që çdo proces, çdo vendim marrje duhet të jetë me një debat më të gjërë, me një konsensus. Derisa ne si shqiptarë kemi luftuar dhe kemi bërë përpjekje të mos majorizohemi, të tregojmë se ne nuk majorizojmë kur e kemi mundësinë për të majorizuar. Dhe një vendim i tillë pa përfshirjen e grupeve tjera entike në kuadër të qytetit të Tetovës, nuk do të ishte mesazh i mirë për bashkëjetesën dhe konceptin multietnik të shtetit tonë” , tha Ahmeti në Programin 200, në Alsat.

Ndërkohë, siç ka bërë të ditur ditë më parë, kryetari i Komunës së Tetovës, Billal Kasami, procedurat për ndërrimin e emrave të rrugëve, do të nisin së shpejti. Kasami madje është shprehur se pas regjistrimit të popullsisë, për riemërtimin e rrugëve, në Komunën e Tetovës parimi i Badenterit apo votimit të dyfishtë nuk është i nevojshëm.

“Nga momenti kur do marrin informatë nga kadastra do nisim bisedimet me gjithë faktorët politik në kuadër të këshillit të komunës dhe të gjejmë mënyrën më të mirë dhe të jetë ky projekt inkluziv gjithëpërfshirës, dhe ne nuk duam që këtë ta bëjmë ne si subjekt si Lëvizje BESA por do donim që këtu të jenë të përfshira gjitha subjektet politike. Unë besoj që as VMRO e as ndonjë parti tjetër maqedonase nuk do kishte dashur të jetë jashtë këtij procesi sepse kjo nënkupton që emërtimi i rrugëve do të bëhet pa prezencën e tyre dhe ata që do jenë në komision në këtë proces do vendosin emra të rrugëve që do jenë në favor të tyre”, tha Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Badenter nuk duhet apo?

Advertisement

“Ashtu siç i kemi informatat jo”, shtoi Kasami./Semra Musai/Alsat.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat