Lajme nga vendi
Digjet makina e gardianit të burgut “Idrizovë”, i pesti rast brenda gjashtë muajve
Pas mesnate është djegur një “Mercedes”, në pronësi të një gardiani të burgut “Idrizovë”. Ky është automjeti i pestë në gjashtë muaj që ka marrë flakë në rrethana të çuditshme.
Jozyrtarisht dyshimet janë se si në të gjitha të mëparshmet edhe në këtë makinë zjarr është vënë qëllimshëm. Hetimi po shkon në drejtim që urdhrat për djegien e makinave vijnë nga të burgosurit.
“Mercedesi” ishte i parkuar në oborrin e gardianit. Zjarri ka ndodhur dy orë pas mesnate në Novosellë të Shkupit. Roja i sigurisë i punësuar në “Idrizovë” e ka vërejtur zjarrin dhe ka reaguar shpejt.
“L.K. zjarrin e ka fikur vetë dhe nuk ka të lënduar. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.
Djegia e makinave ka çuar në aksion në pjesën gjysmë të hapur të “Idrizovës” me ndihmën e specialistëve. Dy të burgosur, të cilët sipas administratës kanë sjellje problematike, janë zhvendosur në pjesën e mbyllur.
Ndryshe, ndër rastet e fundit ishte djegia e veturës së zëvendësdrejtorit të “Idrizovës”.
Lajme nga vendi
Nga viti 2027, udhëtimet drejt Evropës me rregulla të reja – qytetarëve do t’u kërkohet autorizim elektronik!
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të përballen me një procedurë të re për udhëtimet drejt zonës Shengen. Me zbatimin e sistemit ETIAS, udhëtarët që aktualisht lëvizin pa viza do të duhet të sigurojnë autorizim elektronik përpara nisjes.
Regjistrimi do të bëhet në internet, ndërsa tarifa e parashikuar është 20 euro. Autorizimi do të vlejë deri në tre vjet, ose deri në skadimin e pasaportës.
ETIAS nuk është vizë dhe nuk e heq të drejtën e udhëtimit pa viza për qëndrime deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Ai përbën një kontroll shtesë para udhëtimit.
Sistemi pritet të zbatohet gjatë vitit 2027, por data përfundimtare e hyrjes në fuqi ende nuk është konfirmuar. Deri atëherë, qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë.
Lajme nga vendi
Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore
Nga e shtuna, më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.
Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.
Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.
Çfarë duhet të kenë automjetet?
* Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
* Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.
Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.
Lajme nga vendi
4 të miturat që rrahën dhe filmuan 13-vjeçaren dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese
Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masa edukative për katër të miturat e përfshira në rastin e dhunës brutale ndaj një vajze 13-vjeçare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas vendimit, e mitura e akuzuar e para është dërguar në shtëpi edukative-korrektuese për një vit, ndërsa tri të tjerat për nga tetë muaj.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pasi katër vajzat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës në dy raste të ndara. Gjatë sulmit, disa nga të pranishmit e kishin filmuar ngjarjen me telefona mobilë.
Pamjet e publikuara nga mediat tregonin se 13-vjeçarja ishte goditur me shqelma dhe grushte, ishte tërhequr për flokësh dhe kishte përfunduar e gjakosur në fytyrë.
Për këtë rast, Prokuroria kishte nisur procedurë ndaj katër të miturave për veprën penale „dhunë“. Ndërkohë, ishin ngritur edhe gjashtë kallëzime penale ndaj prindërve të tyre, nën dyshimin për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë./skopje1.mk
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

