Connect with us

Lajme nga vendi

Grubi: Në burg tërë jetën nëse keqpërdorim 1 cent nga Korridori 8 dhe 10

Published

on

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi tha se të gjitha akuzat për korrupsion në projektin e Korridorit 8 dhe 10D janë të pabaza dhe bëhen për pikë politike. Grubi tha se në rast se vërtetohet çfarëdo veprimi i politikanëve për korrupsion në këtë projekt, atëherë të njëjtit të dergjen burgjeve.

“As unë, as Boçvarski, as Besimi, e aq më pak kryeministri Kovaçevski nuk do i lejonim vetvetes që të lëshohemi në çfarëdo veprimi korruptiv. Të gjithë ne këtë e kemi projekt të jetës sonë dhe duam që të jetë i suksesshëm. Nëse një denarë keqpërdoret nga ky projekt, nga qytetarët. Ose nëse korruptohet cilido prej nesh, politikanëve, të dergjemi përjetësisht në burg”, deklaroi Grubi.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qeveria me zgjidhje për problemin e shkollës në Norovë

Published

on

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e fundit ka miratuar vendimin që çon drejt zgjidhjes përfundimtare të problemit të shkollës në Norovë, gjegjësisht çështjes pronësore që lidhet me ndërtimin e objektit të ri të shkollës së Norovës.

Burime nga Qeveria bëjnë të ditur se ky vendim hap rrugën për përfundimin e procedurave ligjore dhe administrative, duke garantuar bazën e nevojshme për zhvillimin dhe modernizimin e infrastrukturës arsimore në këtë zonë.

Objekti i shkollës së re në Norovë është ndërtuar nga fshatarët, me vetiniciativë, për shkak se, siç thonë, objekti i vjetër nuk i plotëson kushtet elementare. Por nga Komuna e Krushevës deklaruan se objekti është ilegal, ndërsa pritej që i njëjti të rrënohej. Me vendimin e qeverisë, pritet që të gjendet zgjidhje ligjore që do të mundësojë shfrytëzimin e këtij objekti nga nxënësit dhe mësimdhënësit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një grua është sulmuar nga ariu në Siniçan të Bogovinës

Published

on

Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur “Golem rid” (Kodra e madhe).

“Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem rid’ (Kodra e madhe) në fshatin Siniçan është sulmuar nga ariu”, kumton SPB e Tetovës.

Continue Reading

Lajme nga vendi

BDI kritikon reagimet ndaj deklaratave të Marta Kosit në Shkup

Published

on

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, pas, siç e quajnë nga BDI, “fushatës negative” të ndërmarra ndaj komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë vizitës në Shkup. Në një deklaratë të publikuar sot, BDI thekson se Kos është një “mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin tonë”.

“Nuk duhej të lejohej që deklarata e Komisioneres se “identiteti nuk është çështje e kushteve politike, por thelb i dinjitetit njerëzor dhe shprehje e veçantisë së tij”, të kthehej në objekt fushate urrejtjeje dhe përqeshjeje. Aq më pak të nxitej një reagim i tillë nga burime afër pushtetit. Prandaj është tronditëse që Ministri për Integrime Evropiane Orhan Murtezani nuk e pa të arsyeshme të mbrojë publikisht këtë qëndrim, as t’i japë kuptim vlerave që vetë institucionin e tij e bëjnë të nevojshëm. Për më tepër, me qëndrimet e tij të pasakta dhe relativizuese, ai u bë pjesë e një qasje që rrezikon marrëdhënien me një prej zërave më të fuqishëm që mbështet rrugën tonë drejt BE-së. Në një kohë kur vendi ka nevojë për partneritete të qëndrueshme dhe udhëheqje të qartë në procesin e integrimit, kjo heshtje dhe në disa raste justifikim i qëndrimeve nacionaliste nuk është dështim teknik, por dështim politik. Ministri për Integrime Murtezani ka një përgjegjësi thelbësore: të mbrojë kursin evropian, jo të heshtë kur ai sulmohet”, thonë mes tjerash nga BDI.

Continue Reading

Më të lexuarat