Connect with us

Lajme nga vendi

Po përgatitet Strategjia e re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin 2022-2030

Published

on

Në Euro haus (Europe House) sot u shënua fillimi i përgatitjes së Strategjisë së re kombëtare për konsolidimin e tokës për vitin  2022-2030 në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Përparimi i konsolidimit të tokës në Maqedoninë e Veriut”. Projekti bashkëfinancohet dhe zbatohet nga Organizata për Ushqim dhe Bujqësi në Kombet e Bashkuara  (FAO), në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Lupço Nikollovski deklaroi se për ta është me rëndësi strategjike  ky përcaktim i Qeverisë, Ministrisë, institucioneve, së bashku me mbështetjen e Bashkimit Evropian, të FAO-s që është implementues, që të kontribuojë në zgjidhjen e problemeve lidhur me ndarjen e strukturës së tokës bujqësore dhe sipërfaqes së vogël të ekonomive bujqësore.

Pikërisht prandaj në këto vite, kjo ka qenë një nga prioritetet e tyre serioze.

“Janë të rëndësishme kapacitetet në këtë pjesë. U vendos korniza ligjore, institucionael për konsolidimin e tokës, duke ofruar bazë për zbatimin e programit kombëtar për konsolidim. Kapacitetet për zbatimin e konsolidimit janë përforcuar përmes përmirësimeve të sistemit dhe palëve të përfshira.   Në nivel kombëtar, u bënë përpjekje për ngritjen e ndërgjegjegjes për konsolidimin e tokës së bujqve ndërmjet të gjitha palëve të prekura në terren, me çfarë u përmirësua edhe mirëkuptimi për përfitimet nga realizimet e konsolodimit në rajone. U vendosën bazat për planifikimin financiar dhe strategjik për konsolidimin e tokës, duke siguruar planifikim efikas dhe shpërndrjen e burimeve për zbatimin e këtyre projekteve. Dhe në fund, si më e rëndësishme, me sukses kemi zbatuar projektet në terren, projekte për konsolidim të tokës të cilat janë të dukshme, të prekshme dhe të cilat bujiqt i ndjejnë dhe përfitimet për atë, ishim dëshmitarë përmes të gjitha vizitave tona në terren që i kemi”, theksoi ministri.

Nikollovski shtoi se ka një ulje të nsiderueshme të ndarjes së parcelave të tokës, konsolidimin e tyre në nëntë zona në shtte ku  janë hartuar plane për konsolidim me mbështetjen e këtij projekti.

Advertisement

Në ngjarje, përmes video lidhjes, fjalim pati zëvendës përfaqësuesi rajonal i FAO-s  për Evropë dhe Azinë Qendrore (FAO REU), Nabil Gangi.

“Kam kënaqësi që jam pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme në Shkup, derisa e fillojmë procesin e përgatitjes së strategjisë së re për konsolidimin e tokave në Maqedoninë e Veriut në vitet e ardhshme”, theksoi Gangi.

U prezantuan gjithashtu edhe  arritjet kryesore të Strategjisë kombëtare për konsolidim të tokës 2012-2020 dhe mësimet e nxjerra nga periudha paraprake strategjike, të cilat do të jenë bazë për zhvillimin e strategjisë së re për Konsolidim të tokës të vitit  2022-2030.

Advertisement

Lajme nga vendi

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

Published

on

Nga e shtuna, më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

Çfarë duhet të kenë automjetet?

* Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
* Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

Advertisement

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

4 të miturat që rrahën dhe filmuan 13-vjeçaren dërgohen në shtëpi edukative-korrektuese

Published

on

Gjykata Themelore Penale në Shkup ka shqiptuar masa edukative për katër të miturat e përfshira në rastin e dhunës brutale ndaj një vajze 13-vjeçare në komunën e Gjorçe Petrovit.
Sipas vendimit, e mitura e akuzuar e para është dërguar në shtëpi edukative-korrektuese për një vit, ndërsa tri të tjerat për nga tetë muaj.
Rasti kishte tronditur opinionin publik pasi katër vajzat kishin ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës në dy raste të ndara. Gjatë sulmit, disa nga të pranishmit e kishin filmuar ngjarjen me telefona mobilë.
Pamjet e publikuara nga mediat tregonin se 13-vjeçarja ishte goditur me shqelma dhe grushte, ishte tërhequr për flokësh dhe kishte përfunduar e gjakosur në fytyrë.
Për këtë rast, Prokuroria kishte nisur procedurë ndaj katër të miturave për veprën penale „dhunë“. Ndërkohë, ishin ngritur edhe gjashtë kallëzime penale ndaj prindërve të tyre, nën dyshimin për neglizhencë dhe keqtrajtim të fëmijëve.
Vendimi gjyqësor ende nuk është i formës së prerë./skopje1.mk

Continue Reading

Lajme nga vendi

MICKOSKI PARALAJMËRON PERIUDHË TË VËSHTIRË PËR ENERGJINË ELEKTRIKE

Published

on

Qeveria planifikon rritjen e prodhimit të energjisë elektrike në Termoelektranat në Manastir dhe Osllomej, përmes sigurimit të qymyrit nga Kosova, si dhe rifillimin e punës së Termoelektarnës në Negotinë, me qëllim sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm gjatë dimrit, parandalimin e rritjes më të madhe të çmimit të rrymës dhe mbrojtjen e vendit nga goditja e çmimeve të energjisë në tregun evropian.

Rritja e çmimit të rrymës për amvisëritë mund të arrin deri në 5 për qind, por qeveria po ndërmerr aktivitete që rritja eventuale të mos jetë më e madhe se kaq, paralajmëroi kryeministri Hristijan Mickoski.

Në një brifing me gazetarët, ai shpjegoi se po përgatitet një model për rritjen e prodhimit vendor të energjisë elektrike, i cili parasheh sigurimin e qymyrit nga Kosova për nevojat e Termocentralit në Manastir, kombinimin e tij me sasitë vendore dhe furnizime shtesë nga Greqia. Në plan është edhe aktivizimi i sërishëm i bllokut të tretë në termocentral.

Mickoski paralajmëroi se tregjet energjetike në Evropë po përballen me rritje të ndjeshme të çmimeve, ku energjia elektrike dhe gazi janë shtrenjtuar deri në tri herë. Sipas vlerësimeve të tij, në muajt e ardhshëm çmimi i energjisë elektrike mund të arrijë nga 350 deri në 400 euro për megavat-orë.

Për sigurimin e qymyrit nga Kosova tashmë po përgatitet një model logjistik, përmes të cilit do të mundësohet transporti i më shumë se 6.000 tonëve në ditë. Për realizimin e këtij operacioni parashihet angazhimi i mbi 200 kamionëve.

Advertisement

Procedura e tenderimit për transportin dhe deponimin e qymyrit është në zhvillim e sipër, ndërsa pritjet janë që të përfundojë deri në fund të muajit.

Mickoski vlerësoi se zhvillimet në tregun evropian të energjisë paraqesin rrezik serioz për inflacionin, por theksoi se Qeveria po ndërmerr masa për ruajtjen e stabilitetit ekonomik.

Continue Reading

Më të lexuarat