Connect with us

Lajme nga vendi

ANALIZË: Po shtrëngohet “rripi” i kredive, kamata tejkaloi vlerën 5%, kredi më të shtrenjta për kompanitë!

Published

on

Padyshim kreditë u bënë shumë më të shtrenjta.  Nëse viti 2022 nisi me një kamatë prej 4,3%, në këtë vit të ri bankar kamata në totalin e kredive arriti në 5%, ndërsa kreditë e miratuara rishtazi kanë kamatë edhe më të lartë. Kamatat e larta kanë ndikuar tashmë në kreditimin, duke u ngadalësuar në tremujorin e parë të këtij viti. Tek qytetarët pjesa më e madhe e borxhit ndaj bankave është si rezultat i kredive konsumatore dhe atyre të banesave, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk

Qytetarët dhe kompanitë me vigjilencë të shtuar për borxhin kreditor!

Viti bankar 2023 nisi me rritje të kamatave për kreditë – përqindje që ishin të pranishme disa vite më parë. Kamata e totalit të kredive në muajin shkurt arriti në 5%, ndërsa për kreditë e reja 5,2%. Ndryshe nga viti i kaluar, këto kamata janë dukshëm më të larta.

Infografik 1 analiza ekonomike
Infografik për kamatat për kreditë në RMV

Rritja e kamatave ka ndikuar tashmë në kreditimin. Në fund të tremujorit të parë bankar të këtij viti, totali i kredive në nivel mujor u rrit vetëm për 0,7%, ndërsa në nivel vjetor për 6,6%, përqindje që janë më të ulëta që nga fillimi i vitit 2022. Këto të dhëna tregojnë se si kompanitë ashtu edhe qytetarët janë të përmbajtur në ekspozimin ndaj kredive të reja. Konkretisht, në fund të muajit mars, në bazë mujore, borxhi kreditor i kompanive është rritur për vetëm 0,5%, kurse i qytetarëve për 0,8%.

Infografik 2 analiza ekonomike
Infografik për borxhin kreditor të RMV-së

Konkretisht, në fund të tremujorit të parë ekonomik, në bazë të kredive, sektori i korporatave bankave u kishte pothuajse 3,3 miliardë euro borxh, ndërsa amvisëritë 3,5 miliardë euro . Një pjesë e bankierëve konfirmojnë se rritja e kamatave të kredive ndikon në kërkesën, ndërsa që nga fillimi i këtij viti hezitimi për të marrë kredi të reja është më i theksuar tek kompanitë për shkak të rritjes së ndjeshme të kamatave, por edhe për shkak të mjedisit të pasigurt ekonomik.

“Në muajin shkurt, përqindja e kamatës për kreditë e miratuara rishtazi për sektorin e korporatave shënoi rritje mujore prej 0.03% dhe është 5,22%” , njoftojnë nga BPM-ja.

Më të shtrenjta janë edhe kreditë e reja të dhëna për qytetarët.

Advertisement

“Në shkurt, përqindja mesatare e kamatës për kreditë e reja të miratuara për amvisëritë ishte 5,18% dhe shënoi një rritje mujore prej 0,37 pikë përqindjeje”, thonë nga Banka Kombëtare.

Tek qytetarët pjesa më e madhe e borxhit ndaj bankave është si rezultat i kredive konsumatore dhe atyre të banesave.  Në muajin mars, në nivel mujor, te kreditë për banesa është shënuar përqindje e rritjes prej 0,8%, që është më e ulëta që nga fillimi i vitit 2022, dhe që tregon për një ngadalësim të kërkesës për kredi për banesa.

Në bazë të kredive konsumatore, qytetarët kanë 1,8 miliardë euro borxh, borxhi për kredi për banesa arrin në 1,2 miliardë euro, borxhi i kredive përmes kartelave kreditore në fund të muajit mars ishte pak më shumë se 164 milionë euro.

Infografik 3 analiza ekonomike
Infografik për borxhin kreditor të qytetarëve të RMV-së

Banka Popullore e rriti disa herë kamatën bazë, si masë për të frenuar dhe amortizuar inflacionin, prandaj edhe bankat i rritën kamatat. Politika e shtrënguar monetare është reflektuar në ngadalësimin e kreditimit, gjë që nga ana tjetër reflektohet edhe në rritjen ekonomike. Në fund të muajit mars, gjithsej kërkesat e dyshimta dhe të kontestuara (kreditë jofunksionale) arritën në 142 milionë euro, që është një rritje krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar kur ishin në nivelin 134,5 milionë euro.

Ndërkohë që po rriten kamatat e kredive, në rritje janë edhe kamatat e kursimeve. Në fund të muajit shkurt, kamata e totalit të depozitave pas një periudhe më të gjatë kohore arriti në 1%, ndërsa për depozitat e reja 1,71%. 

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE  

Published

on

Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin  3-0

 Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit,  krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin  AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen  e parë kontrolluese që  sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup,  pas  90 minutave  lojë  ku  trajneri Jeton Beqiri në  lojë inkuadroi  pjesën më të madhe  të  lojtarëve  që ka  në  disponim  ndeshja  përfundoi  me  rezultatin 3-0

Autor  të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e  dytë

  Shkëndija  pas  kësaj ndeshje të  shtunën do të zhvendoset në  Antalia  të Turqisë ku  do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt  ku  parashihen edhe  katër ndeshje kontrolluese  ndërsa e  para  është më 20  janar  kundër  ekipit ukrainas Oleksandrya.

 Shaban Sinani – TV KOHA

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë

Published

on

Politikani i njohur për vasalitet, ndryshim qëndrimesh dhe kontradikta edhe me veten e tij, Arben Taravari, mbrëmë paska akuzuar kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, se gjoja rin pas derës së Qeverisë duke pritur të bëhet pjesë e saj.
Përgjigjen më të mirë atij ia kishin dhënë qytetarët të cilët në komente dhe forma të tjera ia kanë rikujtuar të gjitha veprimet dhe deklaratat kontraverze e qensharake. I tillë ishte edhe dje, pasi vetë qëndrimet e koalicionit të tij në takimin e liderëve dhe kërkesa për takim të ri mes Ahmetit (i cili përfaqësonte edhe Taravarin në takim) dhe kryeministrit Mickoski nuk është asgjë më pak se qëndrim pas dyerve të Qeverisë.
Se rin pas derës së Qeverisë, Taravari e ka dëshmuar disa herë. Një herë pati dështuar me 61-shin tragji-komik kur kërkonte Qeveri me Mockoskin dhe Apasievin, ndërsa më pas shkoi dhe hyri në Qeverinë jolegjitime si pjesë e VLEN-it, ku personalisht ai ishte kumbar i atij koalicioni dhe publikoi fotografinë e vasalit me padronin e tij Hristian Mickoski.
Tanimë të gjithë e dijnë se kush është Arben Taravari, tradhëtari që të tjerët akuzon për tradhëti, vasali që të tjerët akuzon për vasalitet, përçarësi që të tjerët akuzon për përçarje.
Por, nga veprimet dhe deklarimet e tij ka vetëm një të “mirë”, me sukses po e argëton opinionin publik, por jo rrallë herë ai prodhon edhe humor të zi për shqiptarët.
Aleanca për Shqiptarët
Ziadin Sela, Kryetar
Continue Reading

Lajme nga vendi

Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë

Published

on

Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.

“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat