Connect with us

Lajme nga vendi

Osmani – Kuleba: Maqedonia e Veriut i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e agresionit ndaj Ukrainës

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot realizoi bisedë telefonike me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Gjatë bisedës, sic njoftojnë nga Ministria e Punëve të Jashtme, Osmani informoi për vendimin që Maqedonia e Veriut t’i bashkohet Grupit Themelues për themelimin e Tribunalit Special për ndëshkimin e veprës penale të agresionit ndaj Ukrainës.

“Një hap i tillë përfaqëson një tjetër konfirmim të mbështetjes sonë të vazhdueshme për Ukrainën në luftën për drejtësi, liri dhe vlera të përbashkëta demokratike. Agresioni rus duhet të ndalet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe autorët e krimeve të luftës duhet të sillen para drejtësisë” – theksoi Osmani.

Njëherit, Osmani rikonfirmoi mbështetjen tonë të fortë dhe të pakompromis për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke dënuar ashpër pushtimin ushtarak rus. Në këtë kontekst, ai theksoi se Maqedonia e Veriut ka ndërmarrë një sërë hapash dhe masash në përgjigje ndaj veprimeve ushtarake ruse, duke theksuar mbështetjen për popullin ukrainas në përballjen me sfidat e agresionit rus.

Gjithashtu, u diskutua edhe për aktivitetet në kuadër të kryesimit të të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në si dhe për situatën aktuale të sigurisë në Ukrainë dhe në kontinentin evropian./Telegrafi/

Advertisement
Advertisement

Lajme nga vendi

Mexhiti: Arsimi, shtylla mbi të cilën ndërtohet e ardhmja e Çairit

Published

on

Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka prezantuar sot shtyllën e dytë të programit të tij zgjedhor – arsimin, si bazë e zhvillimit të qëndrueshëm dhe përparimit të komunës.

“Vizioni ynë është i qartë dhe i pakompromis: të krijojmë një komunë ku çdo fëmijë do të ketë qasje në arsim cilësor, në shkolla moderne dhe të sigurta, ku do të mund t’i zhvillojë talentet dhe të realizojë plotësisht potencialin e tij. Për këtë qëllim, kemi paraparë projekte konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara.”, theksoi Mexhiti në fjalën e tij para qytetarëve, mësimdhënësve dhe mediave.

Ai prezantoi një sërë projektesh konkrete, të realizueshme dhe financiarisht të siguruara, të cilat do të transformojnë tërësisht sistemin arsimor në Çair, edhe atë:

Investime në arsimin parashkollor dhe fillor:
– Ndërtimi i tre çerdheve të reja: “Fjollëza”, “Vesëza” dhe një çerdhe e përbashkët me Komunën e Karposhit për fëmijët e Çairit.
– Shkollë e re fillore “Victory” në Teneqe Mahallë për 1300 nxënës.
– Shkollë e re për fëmijët me nevoja të veçanta “Idnina” dhe ndërtimi paralel i shkollës “Mit’hat Frashëri”.
– Zgjerimi i kapaciteteve në shkollat “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali”.
– Sallë sportive moderne për nxënësit e SHFK “Jashar Bej Shkupi”.

Modernizim dhe siguri në çdo shkollë:
– Zbatimi i mësimit në një ndërrim dhe mësimit tërë ditor.
– Rikonstruim i plotë i oborreve, rrethojave dhe sallave sportive.
– Qasje për nxënësit me aftësi të kufizuara përmes rampave dhe ashensorëve.
– Fasada energjetike efikase dhe pajisje moderne informatike në çdo klasë.

Advertisement

Investim në nxënës dhe mësimdhënës:
– Bursa për nxënës të talentuar dhe shpërblime për mësimdhënësit e dalluar.
– Pajisje shkollore falas për çdo nxënës të klasës së parë.
– Trajnime falas IT dhe organizim të ligave shkollore sportive.

Në fund të fjalimit, Mexhiti theksoi projektin më madhor arsimor për Çairin, ndërtimin e kampusit universitar “Nënë Tereza”, një investim kapital prej 40 milionë eurosh me mbështetje të Qeverisë.

“Dhe për në fund, projekti që e transformon Çairin në një qendër akademike rajonale.
Me mbështetje nga Qeveria, fillon ndërtimi i kampusit universitar “Nënë Terezë”-një investim kapital prej 40 milionë eurosh. Ky nuk është vetëm një objekt, kjo është dije, zhvillim, vende të reja pune dhe prestigj për komunën tonë”, u shpreh ai.

Në përmbyllje të prezantimit, Mexhiti theksoi se plani arsimor i VLEN-it nuk përbën një listë dëshirash, por një program konkret, të realizueshëm dhe financiarisht të siguruar. Ai vlerësoi se investimi në arsim është investimi më i sigurt në të ardhmen e fëmijëve dhe të komunës së Çairit, duke theksuar se përmes këtij programi nuk ndërtohen vetëm objekte fizike, por ndërtohet e ardhmja, dije dhe mundësi të reja për çdo fëmijë e familje në komunë.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Tronditje në Beograd – shpërthimi fatal i 21-vjeçarit nga Maqedonia: kishte 1.5 kg eksploziv në banesë!

Published

on

Shtetasi i Maqedonisë, 21-vjeçari Martin Sipkovski, ka humbur jetën në shpërthimin që ndodhi më 1 tetor në një banesë në rrugën “Kosovska” në Beograd, përcjell TV21. Sipas mediave beogradase, ai kishte me vete rreth një kilogram e gjysmë eksploziv “Pentrik”, i cili e shpërtheu banesën e marrë me qira. Identiteti i tij është konfirmuar pas analizës së ADN-së dhe shkëmbimit të informacioneve midis policisë serbe dhe asaj të Maqedonisë.

Hetuesit kanë konstatuar se eksplozivi ishte i destinuar për likuidimin e anëtarëve të një grupi kriminal nga Novi Beogradi, ndërsa 26-vjeçari Filip V. është arrestuar nën dyshimin se ia kishte dorëzuar eksplozivin. Nga detonimi janë shkatërruar plotësisht tre banesa në ndërtesë. Sipkovski më herët ishte i njohur për policinë e Maqedonisë, ndërsa në publik përmendej si ish-hendbollist dhe model që studionte biznes dhe menaxhim në Shkup.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Dr.Zekirja Shahini: U godita në pabesi, nuk kam armiqësi politike me askënd

Published

on

Kandidati për bartës i listës së këshilltarëve në Komunën e Likovës nga AKI, dr. Zekirja Shahini, ka reaguar për herë të parë pas sulmit të armatosur ndaj tij, duke e cilësuar ngjarjen si “goditje në pabesi” nga persona të maskuar. Nëpërmjet një statusi të publikuar në rrjetet sociale, Shahini ka dërguar mesazh qetësues për familjarët, miqtë dhe qytetarët, duke bërë apel që rasti të mos politizohet.

“Të nderuar familjarë, miq e shokë, dje u godita në pabesi nga persona të maskuar. Dua t’ju siguroj se unë nuk kam hak ndaj askujt, e as nuk i kam prekur kujt familjen apo nderin – për këtë e kam dëshmitar vetëm Zotin”, ka shkruar Shahini.

Ai theksoi se megjithëse jemi në periudhë fushate zgjedhore, nuk dëshiron që kjo ngjarje të marrë ngjyrime politike. “Nuk kam armiqësi politike me askënd. Lus organet e rendit që ta zbardhin këtë rast sa më shpejt që të jetë e mundur”, shtoi ai.

Në fund të reagimit të tij, Shahini falënderoi të gjithë ata që i kanë treguar kujdes dhe përkrahje pas ngjarjes. “Aktualisht, për shkak të gjendjes sime psikofizike, nuk mund të pranoj vizita. Edhe njëherë, ju falënderoj nga zemra secilin veç e veç për kujdesin, respektin dhe përkrahjen që më keni treguar. InshaAllah shihemi së shpejti, më të fortë se kurrë”, përfundon statusi i tij.

Continue Reading

Më të lexuarat