Connect with us

Lajme nga vendi

Artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut do të pikturojnë një mural me porosi për paqe

Published

on

Njëzetë e një artistë të rinj nga Franca, Gjermania dhe Maqedonia e Veriut janë pjesë e projektit të Institutit Francez në Shkup, Institutit Gete dhe shoqatës “Loja” nga Tetova të titulluar “Na lëni të qetë”, i cili ka për qëllim përforcimin e dialogut multikulturor ndërmjet të rinjve nga tre vendet, nxitjen e kreativitetit dhe shprehjes së lirë te të rinjtë, thirrje për paqe dhe pajtim përmes artit.

Projekti realizohet nga 1 deri më 7 maj me mbështetjen e Zyrës Franko-Gjermane për Rini dhe Fondit Kulturor Franko-Gjerman, në kuadër të programit “Evropa jonë, e ardhmja jonë” dhe për nder të 60-vjetorit të nënshkrimit të Traktatit të Elizesë.

Të rinjtë, nga shtatë prej secilit nga tre vendet, nën mentorimin e tri artisteve të njohura: francezes Ema Popi, gjermanes Damjan Iv Rode dhe ukrainases dhe Maria Sorokina Somari, dy ditët e kaluara kaluan një trajnim për pikturim të muralit. Trajnimi u mbajt më 2 dhe 3 maj në gjimnazin “Georgi Dimitrov” në Shkup, në praninë e nxënësve të shkollave të mesme nga gjimnazi.

Krijuesit e rinj sot dhe nesër do të punojnë në muralin në Parkun e Qytetit në Shkup (menjëherë afër klubit të natës „Pure”, përballë hyrjes kryesore të ish Luna Parkut).

“Së bashku do ta dizenjojnë muralin me porosi për paqen në Ukrainë dhe në botë, ndërsa porosia e paqes duhet të ketë jehonë të gjerë për të gjithë qytetarët, artdashësit dhe të rinjtë”, thonë organizatorët.

Njëkohësisht, sot, në orën 16:00, në Europe House, do të organizohet një debat idesh “Evropa është e ardhmja jonë”, në të cilin do të marrin pjesë artistë të rinj dhe ekspertë vendas, të cilët do të diskutojnë mbi sfidat aktuale me të cilat përballet Bashkimi Evropian, si dhe për të ardhmen e Ballkanit. Debati po mbahet për të shënuar 60-vjetorin e Traktatit të Elizesë.

Advertisement

Edhe një mural më i vogël do të bëhet në komunën e Tetovës me qëllim, siç bëhet e ditur, përkujtimit se integrimi evropian është e vetmja e ardhme për të rinjtë.

Murali duhet të përfundojë nesër, ndërsa do të shënohet me deklarata të bartësve të projektit, drejtorët e Institutit Francez në Shkup dhe Institutit Gete.

Pas përfundimit të projektit, do të ketë një video incizim i cili do të shpërndahet në rrjetet sociale. Do të realizohet edhe ekspozitë e fotografive në format të madh, e cila do të shfaqet në shumë qytete të Maqedonisë së Veriut, ndërsa do ta mbajë titullin “Të rinjtë për paqe”

Advertisement

Lajme nga vendi

MPB, të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme i njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).

“Gjatë periudhës nga ora 05:00 deri në 09:00 sipas kohës së Maqedonisë (06:00–10:00 sipas kohës së Greqisë), në këto pika kufitare, automjetet e udhëtarëve do të lejohen të kalojnë çdo 10 minuta, ndërsa qarkullimi i automjeteve të transportit të mallrave do të jetë plotësisht i ndërprerë, si për hyrje ashtu edhe për dalje nga Republika e Greqisë”.

“Ministria e Punëve të Brendshme do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës”, – thonë nga MPB.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Ulet numri i rasteve të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në Gostivar

Published

on

Sipas të dhënave nga institucionet publike shëndetësore në Gostivar, gjatë ditës së djeshme (23.07.2026) janë regjistruar gjithsej 197 pacientë të rinj, përkatësisht persona që për herë të parë kanë kërkuar ndihmë mjekësore, çka tregon një ulje krahasuar me një ditë më parë.

Në Spitalin e Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” në Gostivar janë regjistruar gjithsej 117 vizita të reja, prej të cilave 82 në repartin e sëmundjeve infektive (pa shtrime të reja në spital dhe me tre pacientë të liruar), 40 në repartin e pediatrisë dhe 7 vizita në Qendrën e Urgjencës.

Në Shtëpinë e Shëndetit në Gostivar janë regjistruar 80 vizita të reja në shërbimin kujdestar, si dhe 13 thirrje në Shërbimin e Ndihmës së Shpejtë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Hetime për kredinë hungareze 1 miliardë € që mori Maqedonia e Veriut, urdhëron Magyar

Published

on

Qeveria në Hungari, e udhëhequr nga Péter Magyar, do të hetojë nëse ka pasur keqpërdorim të mundshëm të fondeve shtetërore në lidhje me kredinë prej një miliard eurosh që “Eximbanka” shtetërore ia dha Maqedonisë së Veriut.

Kështu njoftoi dje Magyar, i cili, siç raportuan mediat vendase, ndau se kredia e marrë nga Maqedonia e Veriut është një nga katër rastet e lidhura me “Eximbank”-un, për të cilat sot Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës ka dorëzuar ankesa, shkruan Fokus.

„Ministria e Ekonomisë dhe Energjetikës dorëzoi katër ankesa të enjten për mashtrim të dyshuar në vlerë totale prej një mijë miliardë forintash, në katër raste të ndryshme. Të gjitha kanë të bëjnë me aktivitetet e ‘Eximbank’-ut“ – tha Magyar.

Ai theksoi se kredia u dha në kushte shumë të favorshme me një normë interesi prej 3,25 për qind.

Kredia, tha ai, do t’i kushtojë buxhetit hungarez 90 miliardë forinta (rreth 248 milionë euro) për shkak të diferencave të interesit.

Advertisement

„Kjo paraqet një barrë prej 90 miliardë forintash (rreth 248 milionë euro) për buxhetin hungarez, ndërsa shteti hungarez mori përsipër garanci 100 për qind për kredinë nën udhëheqjen e qeverisë së Orbanit“, tha Magyar.

Sipas tij, norma e interesit me të cilën “Eximbanka” shtetërore i dha kredinë Maqedonisë është shumë më e favorshme se normat e interesit me të cilat kompanitë hungareze dhe qytetarët e vendit marrin hua.(INA)

Continue Reading

Më të lexuarat