Lajme nga vendi
Arrestohet 29 vjeçari, Kërcënoi të punësuarit në bastori dhe ua morri parat | VIDEO
Pjesëtarët e policisë së Gostivarit mbrëmë në orën 21 e 40 minuta në fshatin Gradec kanë arrestuar 29 vjeçarin me iniciale B.H nga ky fshat.
Ai dyshohet se rreth orës 20 në një bastore sportive duke kërcënuar të punësuarit ka marrë para dhe ka dëmtuar inventarin në objekt.
Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ketë padi adekuate. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
TETOVA MES TENSIONEVE DHE DEZINFORMATAVE TË “POROSITURA” PËR PROBLEME NDËRETNIKE (VIDEO)
Jo të pakta janë rastet kur disa media të caktuara në gjuhën maqedonase raportojnë për konflikte ndëretnike në Tetovë. Më shpesh, për sulme të pretenduara të njërit grup që përbën shumicë në Tetovë, kundrjet një grupi tjetër që është pakicë në qytetin tonë multietnik. Megjithatë, ku është qëllimi i tyre dhe cilës agjendë i shërbejnë ngritja e tensioneve ndëretnike dhe shkaktimi i frikës te të rinjtë, kryesisht te të miturit?!
Nga policia e Tetovës thonë se pas rastit të 7 shtatorit kur pati me të vërtetë konflikt mes tifogrupeve, kanë pësuar vetëm dy raste të izoluara që kanë kaluar pa dhunë dhe pasoja. Nga SPB Tetovë përgënjeshtrojnë lajmet se ka pasur raste të tjera ku janë përfshirë tifogrupet apo sulme me motive etnike!
FATMIR REXHEPI – SPB TETOVË
Nga SPB TETOVË thonë se janë në dijeni të faqeve në rrjetin social tik tok ku plasohen video të ndryshme që nxisin urrejtje ndëretnike dhe se këto faqe po monitorohen.
Në suaza të qetësimit të tensioneve të krijuara nga këto lajme, Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, priti në takim Myftiun e Tetovës, Selver Xhemaili dhe Mitropolitin Josif, ku diskutuan për zhvillimet e fundit dhe incidentet e izoluara ndëretnike në qytet.
Pas takimit, palët përcollën mesazh të përbashkët për ruajtjen e paqes, tolerancës dhe harmonisë ndërmjet komuniteteve, duke theksuar se Tetova është shtëpi e përbashkët për të gjithë qytetarët.
Gjithashtu, u shpreh gatishmëria për krijimin e një platforme të përbashkët bashkëpunimi me institucionet fetare, shkollat, prindërit dhe organizatat qytetare, me synim afrimin e të rinjve dhe parandalimin e tensioneve ndëretnike.
Kujtojmë se dy vitet e fundit, gjegjësisht pas ndryshimit të pushtetit, rastet e dhunës me motive etnike janë dyfishuar në Tetovë.
Vetë Ministri i Punëve të Brendshme Pance Toshkovski në muajin shtator tha se do të ndërmarin masa konkrete kundër rasteve të tilla por edhe dezinformatave, megjithatë deri tani nuk ka asgjë konkrete./Tv Koha/
Lajme nga vendi
BANORËT E LAGJES JASHTË VARDARIT – RRETHI NË V.S.BATO TË BËHET SA MË SHPEJTË (video)
Po flitet gjatë kohë, por punë nuk po bëhet. Kjo është ankesa e banorëve të lagjes jashtë vardarit kur pyeten për rrethrotullimin e premtuar nga Komuna e Tetovës, që pritet të lidh dy lagje të mëdha të qytetit.
Banorët thonë se me realizimin e rrethrotullimit, përveç se do të shkurtohet rruga dhe do të lehtësohet qarkullimi, më me rëndësi është rritja e sigurisë për nxënësit që kalojnë këtë rrugë dhe të pleqve që shkojnë 5 herë në ditë në xhami.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami thotë se kanë përfunduar të gjithë procedurat dhe se janë në pritje të një leje komunikacioni nga Ministria e Punëve të Brendshme. Ai premton se me tu marr kjo leje, menjëherë do të fillojnë punimet.
“Aty duhet të sigurojmë leje të komunikacionit. Projekti ekgziston, procedurat janë bërë të gjitha për shpronsim. Ka mbetur vetëm leja e komunikacionit që duhet ta sigurojmë nga Ministia e Punëve të Brendshme që të nisin punimet për depërtimin e asaj rruge aty” tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.
Banorët presin që këto projekte të realizohen sa më shpejt, pasi deri atëherë rreziku për aksidente mbetet i lartë, veçanërisht për fëmijët dhe këmbësorët që kalojnë çdo ditë në këtë segment rrugor. Kujtojmë se edhe pengesat për zhvillimin e shpejtësisë apo policët rrugorë në jëtë zonë janë të dëmtuara dhe deri tani as Komuna e as Policia nuk kanë ndërmarrë asgjë për sanimin e tyre. Në mungesë të pengesave, shpejtësia që zhvillohet nga shoferët e papërgjegjshëm është jashtëzakonisht e madhe. Situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak se pranë kësaj rruge ndodhen një çerdhe, një shkollë fillore dhe një xhami, ndërsa çdo ditë dhjetëra fëmijë dhe qytetarë detyrohen ta kalojnë rrugën./Tv Koha/
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

