Lajme nga vendi
A duhet të kufizohen rrjetet sociale për të miturit | VIDEO
Rastet e fundit ku janë zbuluar nxënës të cilët kanë shkruar emra në një listë kërcënuese dhe të njejtit janë marrë në pyetje dhe po punohet për zbardhje të rastit, kanë ngritur shqetësime tek institucionet dhe opinioni më i gjërë. Opinion i përgjithshëm është se dhuna tek fëmijët burimin e ka tek rrjetet sociale dhe mos kontrolli ndaj fëmijëve se çka shikojnë dhe çka përmbajnë rrjetet sociale.
Profesoresha Blerta Ahmedi për Televizioni KOHA thotë se kohët e fundit rrjetet sociale janë duke shkatëruar rininë vecanërisht të moshës së mitur, ku ata shumë lehtë mund të manipulohen dhe të nxiten për një veprim që mund të jetë edhe fatal si ato në Beograd javën e kaluar.
Ka të bëjë me një ndër faktor të rrezikut, që është nxitur,nga rrijtet sociale që fatkeqësisht paraqiten një nder faktorët krimogjen dhe paraqiten si faktor te rrezikut dhe ndikojnë në rritjen e delikuences së fëmijve në vendin tonë. Rastet e tilla që janë të ndodhur në vendin tonë ditëve të fundit janë të lidhura me rriejtet socilae dhe janë të lidhura,me rastin qe disa ditë më herët ndodhi në qytetin e Beogradit. Raste të tilla tani me kanë përhapje të madhe nga rrijetet sociale,ndikojn tek të miturt që fatkeqësisht motivohen për të kryet raste te tilla të ngjashme sic e shohim edhe në vendin tonë.
Ahmedi shprehet skeptike se mund të ndalohen rrjete socilae, por kërkoi nga institucionet që të kontrollojnë matrialet që plasohen, transmeton Televizioni KOHA.
Inciativa për mbylljen e rrijeteve socaile nuk jamë e sigurt se sa do ketë suksese,që të arrihet kjo gjë duke marrë parasysh,përmasat e madhe që kanë rriejtet socaile dhe tendeca ëë të ritë i shfrytëzojn rrijetrt socaile. Po duhet të ndërmeten masa në nivel institucional,në kuptimin e kufizimin e akcesin e të rinjëve në matrialet të cilat publikohen në rrijetet sociale. Padyshim se rrijet socaile kanë ndikim negativ në sjelljen e të rrinjëve në vendin tonë. Të rrinjët kalojn shumë kohë në rrijet sociale dhe ndikohen negativisht në ushtrimin ose realizimin e veprimtarive te ndryshme negative në shoqëri, transmeton Televizioni KOHA
Ajo më tej shtoi se prindërit duhet të jenë më të kujdesshëm dhe të kontrollojn fëmijt se në cilat rrijete social qëndrojn më shumë. Në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut, kanë arritur tashmë rreth njëzet denoncime mbi dhunën në mes bashkëmoshatarëve. /Televizioni KOHA/
Lajme nga vendi
Një burrë 62-vjeçar nga Tetova ka ndërruar jetë pas komplikimeve nga gripi, njofton ISHP
Në periudhën nga 26 janari deri më 1 shkurt është raportuar një rast vdekjeje i lidhur me gripin, njofton Instituti i Shëndetit Publik në raportin javor. Bëhet fjalë për një burrë 62-vjeçar nga Tetova, i cili ishte i shtruar në repartin infektiv të Spitalit Klinik të Tetovës. Tek personi i ndjerë janë konstatuar komorbiditete dhe ai nuk ishte i vaksinuar kundër gripit sezonal, ndërsa laboratorikisht është konfirmuar Influenza A. Gjatë sezonit të gripit, deri më tani janë regjistruar gjithsej katër persona të vdekur të lidhur me gripin.
Në të njëjtën periudhë, në Maqedoninë e Veriut janë raportuar 1.498 raste të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin, që është 12,3 për qind më pak krahasuar me javën paraprake, kur ishin raportuar 1.708 raste. Krahasuar me javën e pestë të sezonit të kaluar, kur ishin regjistruar 3.036 raste, numri aktual është më i ulët për 50,7 për qind, ndërsa krahasuar me mesataren e javës së pestë sipas kurbës tipike epidemike të bazuar në 15 sezonet e fundit, ku numri ishte 2.656, është më i ulët për 43,6 për qind. Gjatë javës së pestë të vitit 2026, incidenca e regjistruar mbetet në kuadër të aktivitetit të ulët.
Sa i përket shpërndarjes sipas moshës, 866 persona janë të moshës 15 deri në 64 vjeç, 247 janë fëmijë të moshës 5 deri në 14 vjeç, 224 janë persona mbi 65 vjeç, ndërsa 161 janë fëmijë të moshës 0 deri në 4 vjeç. Incidenca më e lartë, 166,8 raste për 100.000 banorë, është regjistruar tek fëmijët e moshës 0–4 vjeç.
Numri më i madh i të prekurve është regjistruar në Shkup me 473 raste, pasuar nga Prilepi me 146, Strumica me 139, Ohri me 99, Manastiri me 77, Shtipi me 70, Tetova me 63, Gjevgjelia me 61, Kumanova me 59, Dibra me 43 dhe Velesi me 36 raste. Në Radovish, Kërçovë, Kavadar, Strugë, Gostivar, Resnjë, Negotinë, Sveti Nikollë, Kratovë, Krushevë, Vinicë, Demir Hisar, Probishtip, Koçan, Makedonski Brod, Pehçevë dhe Vallandovë, numri i të sëmurëve është më pak se 30, ndërsa në Berovë, Dellçevë dhe Kriva Pallankë nuk janë raportuar raste të gripit apo sëmundjeve të ngjashme me gripin.
Gjatë sezonit 2025/2026, numri i përgjithshëm i rasteve të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin ka arritur në 11.415. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur ishin raportuar 8.734 raste, ky numër është rritur për 30,7 për qind, ndërsa krahasuar me mesataren e 15 sezoneve të fundit prej 12.278 rastesh, është regjistruar ulje prej 7 për qind. Gjatë javës së pestë të vitit 2026 vazhdon trendi i rënies së numrit të të sëmurëve dhe incidencës javore, e cila mbetet në kuadër të aktivitetit të ulët. Të dhënat nga mbikëqyrja virologjike tregojnë se ka aktivitet gjeografik rajonal të virusit të gripit, ndërsa përqindja e pozitivitetit është mbi 10 për qind për tetë javë radhazi, çka tregon se gripi në Maqedoninë e Veriut ka intensitet të mesëm. Deri në javën e pestë, në vend janë vaksinuar gjithsej 79.105 persona me vaksinë falas ose komerciale kundër gripit.
Lajme nga vendi
Arrestohet mashtruesi që i “dogji” qytetarët 60 mijë euro, me aksidente të rreme trafiku
Më 04.02.2026, nga ana e zyrtarëve policorë të Departamentit të Policisë Kriminalistike pranë SPB Shtip, në koordinim me Departamentin e Policisë Kriminalistike, janë ndërmarrë masa operative-taktike për zbardhjen e veprave penale të mëparshme Mashtrim, që lidhen me aksidente të rreme trafiku.
Gjatë veprimeve, është privuar nga liria P.S. (38) nga Ohri. Pas zhvillimit të bisedës zyrtare, P.S. ka sqaruar mënyrën, vendin dhe kohën e kryerjes së nëntë veprave penale, prej të cilave gjashtë në Shtip dhe tre në Vinicë, me ç’rast personat denoncues janë dëmtuar për rreth 3.600.000 denarë.
Në Prokurorinë Themelore Publike Shtip është dorëzuar kallëzim penal me procedurë urgjente, ndërsa me propozim të PTHP Shtip, P.S. është dërguar para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili i ka caktuar masën e paraburgimit.
Lajme nga vendi
Mullirit në Shkup i shkon fatura 260 mijë euro, në vend të miellit “bluante” Bitcoina
EVN Elektrodistribuimi njoftoi se përmes gjetjes së një eksperti dhe kontrollit të ushtruar në një objekt biznesi, është vërtetuar një vjedhje e rëndë e energjisë elektrike direkt nga trafo-stacioni. Nga atje informojnë se ekipi për zbulimin e përdorimit të paautorizuar të energjisë elektrike ka kërkuar asistencën e MPB-së dhe përfshirjen e një eksperti, për shkak të dyshimeve për vjedhje të energjisë në një objekt biznesi në rrugën “Butelska” në Shkup.
Bëhet fjalë për një objekt biznesi, ish-mulli, i cili përdorej për furnizimin e paautorizuar të sistemeve me karta grafike për “gërmimin” e bitkoineve.
”Është përpiluar procesverbali për përdorim të paautorizuar, është përgatitur gjetja dhe opinioni nga eksperti i autorizuar dhe është dorëzuar kallëzim në MPB për marrjen e paautorizuar të energjisë elektrike sipas nenit 235-a të Kodit Penal. Gjithashtu, është përgatitur fatura për dëmshpërblim në vlerë prej 16 milionë denarësh”, thuhet në njoftimin e Elektrodistribuimit.

