Lajme nga vendi
Në Tetovë asnjë barnatore nuk punon natën | VIDEO
Disa qytetarë të Tetovës në Televizionin Koha janë ankuar se gjatë orëve të natës, nuk punon asnjë barnatore në Tetovë përkundër numrit të madh të tyre. Televizioni Koha këtë denoncim e ka verifikuar edhe vetë ka dalur në teren ku në bëaz ëtë vizitave që ka bërë gazetari i Televizionit Koha, nuk është hasur asnjë barnatore që ka njoftim se cila barnatore do të jetë e hapur gjatë natës. Me këtë fenomen shpesh herë hasen qytetarët e Tetovës të cilët gjatë natës nuk mund të gjejnë hapur barnatore në rajonin e Tetovës edhe pse shteti që nga muaj janar i vitit 2018 ka sjellur vendim që të ketë barnatore kujdestare, apo një barnatore patjetër duhet të jetë e hapur gjatë tërë natës. Me këtë rast kërkuam përgjigje nga Fondi për Sigurim Shëndetësor prej nga u përgjigjen se për shkak të ofrimit të kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor, barnatoret private të cilat kanë lidhur marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor detyrohen të organizojnë turne të natës, të shtunën, të dielën dhe gjatë festave shtetërore.
“Barnatoret përgatisin Listë të kujdestarive me renditje ditore të barnatoreve kujdestare në muajin aktual, për muajin e ardhshëm.Kujdestaritë realizohen në këtë mënyrë. Kujdestari e vazhdueshme në ambientin e barnatores e cila ka vendosur orar të punës 24 orë në Shkup dhe në qytetet e tjera.Kujdestari në thirrje gjendje gatishmërie në qytetet dhe vendbanimet ku nuk ka barnatore me orar pune 24 orë. Në barnatoret e tilla, farmacisti ose tekniku farmaceutik lëshon barna në recetë që mbulohen nga Fondi në ambientet e vetë barnatores, me thirrje telefonike paraprake të marrë nga ekipi mjekësor i institucionit shëndetësor ku realizohet kujdestaria, përkatësisht ku është kryer ekzaminimi.Barnatoret rregullisht dorëzojnë listë të barnatoreve kujdestare në Njësitë Rajonale të Fondit dhe në Njësinë kujdestare në institucionin shëndetësor.Lista e barnatoreve kujdestare publikohet në ueb-faqen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor dhe në Njësinë kujdestare të institucionit shëndetësor”, theksojnë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor për Televizionin Koha.
Nga Ministria e Shëndetësisë si zakonisht injoruan pyetjet që adresohen nga Televizioni Koha.
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

