Connect with us

Lajme nga vendi

Në Tetovë asnjë barnatore nuk punon natën | VIDEO

Published

on

Disa qytetarë të Tetovës në Televizionin Koha janë ankuar se gjatë orëve të natës, nuk punon asnjë barnatore në Tetovë përkundër numrit të madh të tyre. Televizioni Koha këtë denoncim e ka verifikuar edhe vetë ka dalur në teren  ku në bëaz ëtë vizitave që ka bërë gazetari i Televizionit Koha, nuk është hasur asnjë barnatore që ka njoftim se cila barnatore do të jetë e hapur gjatë natës. Me këtë fenomen shpesh herë hasen qytetarët e Tetovës të cilët gjatë natës nuk mund të gjejnë hapur barnatore në rajonin e Tetovës edhe pse shteti që nga muaj janar i vitit 2018 ka sjellur vendim që të ketë barnatore kujdestare, apo një barnatore patjetër duhet të jetë e hapur gjatë tërë natës. Me këtë rast kërkuam përgjigje nga Fondi për Sigurim Shëndetësor prej nga u përgjigjen se për shkak të ofrimit të kujdesit të vazhdueshëm shëndetësor, barnatoret private të cilat kanë lidhur marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësor detyrohen të organizojnë turne të natës, të shtunën, të dielën dhe gjatë festave shtetërore.

“Barnatoret përgatisin Listë të kujdestarive me renditje ditore të barnatoreve kujdestare në muajin aktual, për muajin e ardhshëm.Kujdestaritë realizohen në këtë mënyrë. Kujdestari e vazhdueshme në ambientin e barnatores e cila ka vendosur orar të punës 24 orë në Shkup dhe në qytetet e tjera.Kujdestari në thirrje gjendje gatishmërie në qytetet dhe vendbanimet ku nuk ka barnatore me orar pune 24 orë. Në barnatoret e tilla, farmacisti ose tekniku farmaceutik lëshon barna në recetë që mbulohen nga Fondi në ambientet e vetë barnatores, me thirrje telefonike paraprake të marrë nga ekipi mjekësor i institucionit shëndetësor ku realizohet kujdestaria, përkatësisht ku është kryer ekzaminimi.Barnatoret rregullisht dorëzojnë listë të barnatoreve kujdestare në Njësitë Rajonale të Fondit dhe në Njësinë kujdestare në institucionin shëndetësor.Lista e barnatoreve kujdestare publikohet në ueb-faqen e Fondit të Sigurimit Shëndetësor  dhe në Njësinë kujdestare të institucionit shëndetësor”, theksojnë nga Fondi i Sigurimit Shëndetësor për Televizionin Koha.

Nga Ministria e Shëndetësisë si zakonisht injoruan pyetjet që adresohen nga Televizioni Koha.

 

Advertisement

 

Lajme nga vendi

TITUJT AKADEMIK NË SIRTAR: MBI 1.000 MAGJISTRA DHE 39 DOKTORË SHKENCASH TË PAPUNË!

Published

on

Gjithsej 1.026 magjistra dhe 39 doktorë shkencash janë të evidentuar si të papunë në Maqedoni, tregojnë të dhënat zyrtare të Agjencisë për Punësim, deri më 31 gusht 2026.

Sipas statistikave, nga numri i përgjithshëm i magjistrave të papunë, 639 janë burra dhe 387 gra. Ndër personat me titullin doktor shkencash që figurojnë si të papunë, 26 janë burra dhe 13 gra.

Në krahasim me muajin paraprak, është regjistruar një rënie e lehtë e numrit të personave me arsim të lartë që kërkojnë punë.

Në korrik ishin evidentuar 1.068 magjistra të papunë dhe 40 doktorë shkencash.

Kjo do të thotë se në gusht numri i magjistrave është zvogëluar për 42, ndërsa i doktorëve të shkencave për një person.

Advertisement

Të dhënat tregojnë se edhe qytetarët me studime pasuniversitare dhe doktoraturë përballen me vështirësi në gjetjen e një vendi pune.

Ndërkohë, sipas Entit Shtetëror të Statistikave, shkalla e papunësisë te të rinjtë e moshës 15 deri në 29 vjeç, në tremujorin e dytë të vitit 2026, ka qenë 24 për qind, ndërsa shkalla e përgjithshme e papunësisë në vend ka qenë 11,3 për qind.

Duhet theksuar se shifrat e Agjencisë për Punësim u referohen personave të regjistruar zyrtarisht në evidencën e të papunëve dhe jo të gjithë personave me këtë nivel arsimimi që aktualisht nuk kanë një vend pune.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga viti 2027, udhëtimet drejt Evropës me rregulla të reja – qytetarëve do t’u kërkohet autorizim elektronik!

Published

on

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të përballen me një procedurë të re për udhëtimet drejt zonës Shengen. Me zbatimin e sistemit ETIAS, udhëtarët që aktualisht lëvizin pa viza do të duhet të sigurojnë autorizim elektronik përpara nisjes.

Regjistrimi do të bëhet në internet, ndërsa tarifa e parashikuar është 20 euro. Autorizimi do të vlejë deri në tre vjet, ose deri në skadimin e pasaportës.

ETIAS nuk është vizë dhe nuk e heq të drejtën e udhëtimit pa viza për qëndrime deri në 90 ditë brenda 180 ditëve. Ai përbën një kontroll shtesë para udhëtimit.

Sistemi pritet të zbatohet gjatë vitit 2027, por data përfundimtare e hyrjes në fuqi ende nuk është konfirmuar. Deri atëherë, qytetarët nuk kanë nevojë të aplikojnë.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga e shtuna gjoba prej 45 eurosh për shoferët pa pajisje dimërore

Published

on

Nga e shtuna, më 15 nëntor, hyn në fuqi detyrimi ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore në automjete në Maqedoninë e Veriut.

Policia do të kryejë kontrolle në trafik, ndërsa shoferët që nuk i përmbushin kushtet e parapara do të përballen me gjobë prej 45 eurosh në kundërvlerë denarësh.

Detyrimi për pajisje dimërore vlen deri më 15 mars të vitit të ardhshëm, pavarësisht nëse në rrugë ka borë apo ngrica.

Çfarë duhet të kenë automjetet?

* Automjetet me peshë deri në 3.500 kilogramë duhet të kenë goma dimërore në të katër rrotat, me thellësi minimale të profilit prej 4 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për rrotat lëvizëse.
* Automjetet me katër rrota aktive (4×4) duhet të kenë goma dimërore me profil minimal prej 6 milimetrash, ose goma verore me profil minimal prej 4 milimetrash dhe zinxhirë bore për së paku boshtin e pasmë.

Advertisement

Autoritetet u bëjnë thirrje shoferëve që t’i përgatisin automjetet me kohë dhe të mos rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Continue Reading

Më të lexuarat