Connect with us

Lajme nga vendi

Ligjet për ndërtimin e Korridorit 8-të, KÇE vazhdon debatin

Published

on

Komisioni për Çështje Evropiane do të vazhdojë sot diskutimin për propozim ndryshimin e ligjit për Planifikim Urbanistik që është me flamur evropian dhe procedurë të shkurtuar, sepse nga Qeveria vlerësojnë se ky propozim-ligj, është në pakon e ligjeve që përshpejtojnë dhe lehtësojnë ndërtimin e korridoreve 8-10d.

Përveç këtij ligji, në këtë Komision ditë më parë kaloi ligji për Marrëdhënie Pune, por janë edhe disa ligje tjera që nga Qeveria në Kuvend janë dorëzuar me Flamur Evropian, edhe atë:

1.Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim – me procedurë të shkurtuar
2.Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shpronësim – me procedurë të shkurtuar
3.Propozim ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për përcaktimin e interesit publik dhe emërimin e partnerit strategjik për zbatimin e projektit për ndërtimin e korridorit infrastrukturor 8 dhe 10D – me procedurë të shkurtuar

Përpos ligjeve për Korridorin 8-10D, Komisioni për Çështje Evropiane do të diskutojë me procedurë të shkurtuar edhe për ndryshimin e ligjit për Propozim për ligjin për akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publikë,

Advertisement

Lajme nga vendi

Detaje nga vrasja në Kavadar

Published

on

Tre persona janë arrestuar për vrasjen në Kavadar, njoftoi sot Departamenti i Punëve të Brendshme – Veles.
“Sot në orën 04:56, Departamenti i Punëve të Brendshme – Kavadar mori një njoftim se në hyrjen e pasme të një kazinoje në rrugën Nikola Minçev në qytet, disa persona sulmuan fizikisht një person, i cili ra në tokë dhe kishte nevojë për ndihmë. Zyrtarët policorë të Departamentit të Punëve të Brendshme – Kavadar shkuan në vendngjarje dhe përcaktuan se personi në fjalë ishte P.T., 43 vjeç nga Kavadari, i cili, pavarësisht ndihmës së ofruar, u shpall i vdekur nga ekipi i Ndihmës së Shpejtë në orën 05:15”, njoftojnë nga Departamenti i Punëve të Brendshme – Veles.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Marta Kos: Është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura

Published

on

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, pas takimit me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, tha se është e rëndësishme të përmbushen detyrimet e mbetura dhe që vendi të ecë përpara në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në postimin e saj në rrjetin social X, Kos tha se ajo dhe Mucunski patën një diskutim të hapur rreth hapave të ardhshëm në rrugën evropiane të Maqedonisë, të cilin ajo thotë se e mbështet fuqimisht, si dhe rreth Planit të Rritjes.

Për më tepër, ajo përshëndeti pajtueshmërinë e plotë të Maqedonisë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë (CFSP) të Bashkimit Evropian, si dhe ndihmën që vendi i ofron Ukrainës.

Ndërsa shefi i diplomacisë së RMV-së, në një intervistë për “Politico”, theksoi se Maqedonia nuk është gati për ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Bullgaria, përveç nëse merr një garanci të fortë nga Bashkimi Evropian se kjo është kërkesa e fundit e Sofjes.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Mucunski: Nuk ka ndryshime kushtetues nëse nuk marrim garanci të forta nga BE-ja se kjo do të jetë kërkesa e fundit e Sofjes

Published

on

Shkupi aktualisht nuk është gati të bëjë ndryshimet kushtetuese të kërkuara nga Sofja nëse nuk merr garanci të forta nga Bashkimi Evropian se kjo do të jetë kërkesa e fundit e tillë, thekson Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme Timcho Mucunski, në një intervistë me revistën politike “Politiko”, dhënë gjatë vizitës së tij në Bruksel.

“Frika jonë është: nëse bëjmë ndryshimet kushtetuese, çfarë do të ndodhë nëse pas gjashtë muajsh Bullgaria do të vijë përsëri me kërkesa që lidhen me historinë, identitetin ose gjuhën?”, tha Mucunski, duke iu referuar procesit të integrimit evropian të vendit.

Ai theksoi se Maqedonia e Veriut është gati dhe tashmë po punon për të gjitha reformat e tjera të nevojshme, sepse ato nuk janë vetëm një kërkesë nga Unioni, por edhe një nevojë e shoqërisë.

“Nëse nesër shtetet anëtare na thonë se duhet të bëjmë më shumë në fushën e sundimit të ligjit ose qeverisjes së mirë – ne e kuptojmë këtë. Dhe jo vetëm që e kuptojmë, por e ndiejmë si detyrimin tonë”, tha Mucunski.

Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut e filloi rrugën e saj evropiane së bashku me Kroacinë, por Kroacia është sot anëtare e Shengenit dhe përdor euron, vendi ynë ende nuk ka filluar negociatat e anëtarësimit.

Advertisement

Shefi i diplomacisë shprehu besim se zgjerimi është ende i mundur.

“Dëgjojmë për skepticizëm ndaj zgjerimit. Por Maqedonia e Veriut – nga ana kulturore, sociale dhe politike – është një shoqëri evropiane. Nëse i bëjmë reformat siç duhet, nuk besoj se do të ketë rezistencë të fortë ndaj zgjerimit të rajonit tonë”, theksoi Mucunski.

Përveç temave që lidhen me anëtarësimin në BE, Mucunski foli gjithashtu për mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për Ukrainën, kontributin e saj në NATO dhe përafrimin e saj të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së. Ai gjithashtu vuri në dukje se Maqedonia e Veriut ishte vendi i parë në rajon që nënshkroi një partneritet sigurie dhe mbrojtjeje me Bashkimin Evropian – madje edhe para Mbretërisë së Bashkuar dhe Kanadasë.

Continue Reading

Më të lexuarat