Connect with us

Lajme nga vendi

Bytyqi: Mbi 70 për qind janë realizuar projektet nga Programi TAV

Published

on

Zëvendëskryeministri pë çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi sot ishte për vizitë në Komunën e Butelit, ku intensivisht po ndërtohet kopshti i ri me para nga Programi TAV. Nga ky Program në dispozicion janë pothuajse 50 milionë euro dhe investohen në projekte infrastrukturore nëpër të gjitha komunat pas anulimit të ndërtimit të aeroportit kargo në Ovçe Pole.

Bytyqi në konferencën e sotme për shtyp me kryetarin e Komunës së Butelit, Darko Kostovski theksoi se për ndërtimin e këtij kopshti të ri modern nga Programi TAV janë ndarë 580.000 euro, ndërsa në të do të kudjesen rreth 100 fëmijë, me çka do të tejkalohet problemi me listat për pritje për regjistrim në kopshte nlë Komunën e Butelit.

“Projektet nga TAV realizohen nëpër të gjitha komunat e vendit dhe gëzohem kur shoh se me planifikim të mirë në afatet e parapara janë realizuar mbi 70 për qind e projekteve të filluara. Më saktësisht deri më tani janë përfunduar 56 projekte në 56 komuna, ndërsa për momentin 25 projekte janë në rrjedhë dhe është planifikuar të përfundohen deri në fund të vitit”, thotë Bytyqi.

Theksoi se kopshti i fëmijëve në Komunën e Butelit është planifikuar të përfundohet në shtator apo tetor të këtij viti.

“Përmes programit TAV ndërtohen ujësjellës, kanalizime, salla sportive, rrugë dhe rrugica, kopshte, shtëpi për të moshaur, qendra rinore, projekte infrastrukturore të cilët janë të rëndësishme për qytetarët të cilët jetojnë në këto komuna. E përforcojmë infrastrukturën lokale dhe jam i kënaqur kur e shoh dinamikën për realizim të projekteve. progresi i këtij kopshti është edhe një shembull se si sillemi dhe duhet të sillemi ndaj të gjitha nevojave të qytetarëve tanë”, thotë Bytyqi.

Advertisement

Kryetari i Komunës së Butelit, Kostovski vërejti se oborri i Shkollës “Shën Klimenti i Ohrit” nlë lagjen Butel është fushë e vërtetë ndërtimi, ku po ndërtohet kopshti i ri modern.

“Do të doja të theksoj se me ndërtimin e këtij kopshti do të tejkalohen të jgitha problemet momentale, të cialt i kemi me listat e pritjes për fëmijët e moshës parashkollroe dhe me të vërtetë do të shkarkohet i tërë ai proces dhe prindërit tashmë nuk do të përballen me vështirësi gjatë regjistrimit të fëmijëve të tyre, në kopshte”, tha Kostovski.

Ai bëri thirrje dhe kërkoi nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale ta bëjnë sistematizimin për vendet e punës në kopshtin e ri të fëmijëve, por edhe të miratohen pëlqimet për punësim në kopshtet e tjera në Komunën e Butelit.

Advertisement

Lajme nga vendi

Doganat: Zbulohen mashtrime doganore me invertorë diellorë në vlerë prej 1.5 milion denarë

Published

on

Inspektorët doganorë të Sektorit për Kontroll dhe Hetuesi, gjatë kontrollit të importit të pajisjeve diellore, zbuluan mashtrim doganor në vlerë prej 1.5 milion denarësh, njoftuan nga Doganat.

Agjentët-shpeditorë të licencuar, gjatë procedurës doganore, megjithëse morën fatura ku thuhej qartë se po importoheshin invertorë për sisteme diellore, i deklaruan ato si gjeneratorë me një normë doganore më të ulët. Kështu, në vend të 15%, taksa doganore u realizua me 10%.

“Parregullsitë u zbuluan pas kontrolleve pasuese dhe verifikimeve të dokumentacionit kontabël dhe komercial, gjatë të cilave u siguruan prova për kryerjen e një vepre penale mashtrim doganor, i dënueshëm sipas Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Doganave.

Nga atje shtojnë se vetëm në korrik, pas kontrolleve të origjinës dhe vlerës së mallrave të importuara, Drejtoria e Doganave mblodhi tre milion denarë në bazë të taksave të shmangura.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Janë shkarkuar dhe zgjedhur anëtarë të rinj të komisoneve komunale zgjedhore për Zgjedhjet lokale 2025

Published

on

Komisioni Shtetëtor i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në seancë ka kryer shkarkime dhe zgjedhje të rastësishme të kryetarëve nënkryetarëve të rinj, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve në disa komisone komunale zgjedhore.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbajti sot një seancë për të shkarkuar dhe zgjedhur rastësisht kryetarë dhe nënkryetarë të rinj, anëtarë dhe zëvendësanëtarë të disa komisioneve komunale zgjedhore.

Janë shkarkuar 42 persona të angazhuar në KKZ të cilët deri në KSHZ kanë paraqitur dokumentacion me të cilin vërtetohet se nuk mund t’i përmbushin detyrimet e tyre zgjedhore. Në vendin e tyre janë zgjedhur të rinj nga administrata.

Anëtarët e KSHZ-së pranuan propozimin e Ditmire Shehut që këta persona të kontaktohen menjëherë me telefon në mënyrë që KKZ-të të mund të përfundojnë dhe të fillojnë punën në pritje të zgjedhjeve lokale më 19 tetor 2026.

KSHZ-ja në seancën e sotme e miratoi edhe planin për punësim për vitin 2026.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Brohoritje raciste edhe në tribunat e stadiumit në Kavadar, ende pa u zbardhur rasti në Kumanovë

Published

on

Thirrjet raciste në terrenet sportive në Republikën e Maqedonisë së Veriut vazhdojnë të përsëriten. Rasti i fundit u regjistrua në Kavadar në ndeshjen futbollistike Pelisteri – Shkupi. Njëjtë sikur një muaj më parë në Kumanovë edhe në Kavadar u dëgjua refreni i njohur tashmë “le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket”, shkruan Portalb.mk.

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut për rastin në fjalë kanë dalur me reagim.

“Pas raportit të delegatit të ndeshjes KF Pelister – KF Shkupi, Komisioni për ndeshjet e FFM-së e ka dërguar KF Pelister në Komisionin Disiplinor për procedurë të mëtejshme. Raporti ka të bëjë me brohoritje fyese nga disa tifozë në ndeshjen Pelister – Shkupi, të luajtur në kuadër të raundit të 3-të të Ligës së Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut,” thuhet në kumtesën e FFM-së.

Portalb kërkoi qëndrim edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme për këtë inicident të radhës.

Advertisement

Për këtë akt, deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim publik nga funksionarët, siç kishte për rastin kur në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë. Ky rast ende nuk është zbardhur.

Kujtojmë se i pari i kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi dje i porositi institucionet kompetentet që t’i dënojnë përgjegjësit e shpërndarjes së urrejtjes.

“Institucionet duhet t’i gjejnë fajtorët dhe t’i dënojnë. Le ta dinë njerëzit se nuk mund të ketë thirrje të tilla, sepse siç e pamë shkaktuan shqetësime në publik”, tha Gashi duke komentuar vonimin e institucioneve në gjetjen e fajtorëve të cilët kënduan këngë raciste në tribunat e sallës sportive në Kumanovë.

Kujtojmë se, mosreagimi adekuat i MPB, prokurorisë dhe lëndëve të pakta me aktgjykim në gjykatë, e ushqejnë edhe më shumë gjuhën e urrejtjes. Këtë e vërtetuan edhe eskspertët e komunikimit politik si dhe organizatat që merren me gjuhën e urrejtjes në analizën e Portalb.mk rreth temës në fjalë.

Kronologjia e reagimit institucional

Më 3 gusht 2025, në ndeshjen e parakualifikimeve për Kampionatin Botëror të basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, u dëgjuan brohoritje me tone fyese ndaj shqiptarëve si “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar, emri maqedonas nuk do të zhduket, Maqedoni e pastër, e pastër, e pastër”, “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, si dhe “Dhoma e gazit për shqiptarët”.

Advertisement

 5 gusht 2025 Policia dhe Prokuroria thanë se janë thirrë për intervistë zyrtare disa persona përderisa në të njejtën datë ndodhi incidenti në ndeshjen Shkendija-Karabak në arenën “Todor Proeski” në Shkup, kur brohoritja “Ilirida” dhe valëvitja e flamurit “Shqipëri e madhe” nga tifozët shqiptar u cilësua si gjuhë e urrjetjes.

Më 7 gusht 2025, Prokuroria njoftoi se e ka dënuar me kusht dhe dëbuar shtetasin e Gjermanisë që valviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe”, incident ky që ndodhi pas Kumanovës. Për këtë rast autoritetet vepruan me shpejtësinë e dritës.

Më 8 gusht 2025 për Portalb.mk nga policia thanë se “SPB – Kumanovë po merr masa për të zbardhur rastin”, duke u përgjigjur shkurt kështu nga ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut në pyetjen se deri ku është procedura e identifikimit të fajtorëve për thirrjet nacionaliste dhe raciste në Kumanovë.

Më 18 gusht 2025, sërish morëm përgjigjen e njejtë se policia, “po ndërmerr masa për zbardhjen e plotë të rastit.”

25 gusht 2025, nuk ka përgjigje nga autoritetet. Po të njëjtën ditë dëgjohet brohoritja e radhës, shqetësuese, por kësaj radhë në qytetin e Manastirit.

Advertisement
Continue Reading

Më të lexuarat