Connect with us

Lajme nga vendi

Në Universitetin e Tetovës u prezantua projekti për nxitjen e vullnetarizmit

Published

on

Në Universitetin e Tetovës, Asociacioni Maqedonas-Amerikan Alumni e bëri prezantimin e projektit që ka për qëllim inkurajimin e aktiviteteve vullnetare, krijimin e rrjeteve shoqërore dhe bashkëpunimit mes studentëve dhe profesorëve. Ideja e projektit është që, më së paku 500 studentë nga universitete të ndryshme të kyçen në aktivitete përkatëse jashtë procesit mësimor, formimi i katër klubeve vullnetare në katër universitete publike, të cilët do të marrin pjesë në më së paku 12 aktivitete për punë të dobishme shoqërore për një periudhë njëvjeçare, nxitja e formimit të klubeve për interesa jashtëmësimore,
angazhimi i anëtarëve të MAAA si mentorë, trajnues dhe pjesëmarrës, lehtësimi i bashkëpunimit ndërmjet klubeve, liderëve lokalë dhe organizatave joqeveritare, si dhe ndërtimi i kampanjës në mediumet sociale në nivel nacional – ngritja e vetëdijes te përdoruesit e rrjeteve sociale për përfitimet nga kyçja në aktivitetet vullnetare të theksuara më lartë.
Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti u shpreh se ky është aktiviteti i parë që e organizojmë së bashku, pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Asociacionin Alumni, me shpresën se aktivitete të tilla do të kemi edhe në të ardhmen. “Sot është aktiviteti i parë që e realizojmë së bashku dhe pikërisht ka të bëjë me vullnetarizmin që në mënyrë të drejtpërdrejtë lidhet me ju si studentë. Besoj se ky do të jetë një moment ku ju do të reflektoni dhe do të vazhdoni aktivitetet, të cilët kanë të bëjnë me punën
vullnetare, e që do t’u ndihmojnë për përfitimin e shkathtësive plotësuese, por edhe që të jeni aktivë në komunitet. Ju si studentë dhe të gjithë ne duhet ta kemi parasysh faktin se kemi edhe përgjegjësi ndaj komunitetit, duhet t’i zhvillojmë ato përgjegjësi sociale dhe është një moment shumë i mirë reflektimi”, u shpreh Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti.
Prof. Dr. Bashkim Ziberi, anëtar i bordit drejtues të Asociacionit Maqedonas-Amerikan Alumni, tha se qëllimi i këtij organizimi është shkëmbimi i përvojave për sa i takon vullnetarizmit dhe angazhimit tonë në shoqëri. “Ne të gjithë kemi përgjegjësi, duke filluar nga ju si studentë e deri tek ne që kemi pak më shumë përvojë në këtë pjesë, kështu që, të gjithë së bashku do të kontribuojmë në të mirë të shoqërisë.
Asociacioni i Maqedonas – Amerikan Alumni është një organizatë që përbëhet prej anëtarëve te cilët kanë qenë në programe të ndryshme të Bashkimit Evropian. Unë jam vetë alumni, kam qenë në programin e Fulbrightit të Qeverisë Amerikane në Boston të SHBA-ve dhe nëse ka diçka që më kanë lënë përshtypje është pikërisht vullnetarizmi i shoqërisë amerikane”, tha mes tjerash, Prof. Dr. Bashkim Ziberi.
Më pas, presidentja e MAAA, Verica Jordanova, në pika të shkurtra shpalosi aktivitetet e zhvilluara të asociacionit dhe projektet që pritet t’i realizojnë në vijim, ndërsa prezantimin e projektit të Asociacionit Maqedonas-Amerikan Alumni e bëri sekretarja e përgjithshme, Irena Popovska. Gjithashtu, përvojat e tyre të vullnetarizmit i shkëmbyen edhe Pranvera Kasami – ILPP, Dan Robish nga Peace Corps, profesori i Fakultetit Juridik, njëherit edhe Fullbright Alumni, Prof. Dr. Ali Musliu, si dhe Ognen Janevski – sekretar organizativ i MAAA.aktuale.mk

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat