Lajme nga vendi
Shaqiri në Bruksel: Po ndërtojmë arsim gjithëpërfshirës, inkluziv dhe të integruar që siguron njohuri, aftësi dhe kompetenca që u përgjigjen sfidave të reja globale
Republika e Maqedonisë së Veriut respekton rekomandimet e Këshillit Evropian lidhur me arsimin parashkollor, shkollor, profesional, të lartë dhe arsimine të rriturve, vullnetarizmin e të rinjve dhe mobilitetin. Institucionet nacionale nga fusha e arsimit çdo ditë po tregojnë pjekuri më të madhe në bashkëpunim dhe koordinimin ndërinstitucional. Punojmë për avancimin e cilësisë së procesit edukati-arsimor në të gjitha nivelet, duke i bazuar politikat në dokumentet strategjike dhe zgjidhjet ligjore në proces gjithëpërfshirës, me përfshirjen e të gjitha palëve të interesuara. Këtë e vlerësoi ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri në prezantimin e skriningut bilateral për Kapitullin 26 – Arsimi, Kultura, Rinia dhe Sporti e cila sot u mbajt në Bruksel.
Siç kumtoi MASH, ministri Shaqiri theksoi se e drejta kushtetuese është e garantuar në arsim, e aksesueshme për të gjithë, në kushte të barabarta. Në bazë të Strategjisë për arsim për vitet 2018-2025, është duke u zhvilluar reforma themelore e arsimit fillor, e cila po zhvillohet në faza dhe nëpërmjet programeve të reja mësimore dhe materialeve për mësim inkurajim i kreativitetit, mendimit kritik dhe inovacionin.

Në arsimin e mesëm, theksoi Shaqiri, fokusi është te të mësuarit përmes punës, arsimit fillor dual, i cili mundëson përvetësimin e aftësive praktike cilësore që nevojiten në tregun e punës.Kjo rrit mundësitë për punësim të shpejtë të nxënësve por edhe për vazhdim të suksesshëm në arsimin e lartë. Për të rritur interesin e të rinjve, çdo vit organizohen dialogë socialë dhe hartohen politikat e bursave. Në fushën e arsimit të lartë, nga këndvështrimi i angazhimeve për ngritjen e cilësisë së ngritjes akademike, funksionon Agjencia e Cilësisë në Arsimin e Lartë, e cila përfshin Bordin për Akreditimin e Arsimit të Lartë dhe Bordin për Vlerësimin në Arsimin e Lartë.
“Vizioni ynë është të ofrojmë një arsim gjithëpërfshirës dhe të integruar të fokusuar tek nxënësit – fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit, me programe moderne që u mundësojnë gjener-atave ttë ardhshme të fitojnë njohuri, aftësi dhe kompetenca sipas nevojave të një shoqërie multikulturore demokratike, tregut të punës dhe sfidat e reja në mjedisin shkencor dhe teknologjik global”, theksoi ministri Shaqiri.

Në sesionin e çështjeve , shteti u vlerësua për reformën në arsimin fillor dhe progresin e ndjeshëm në dixhitalizim si dhe në trajnimin e mësimdhënësve për programet e reja mësi-more.
“U përshëndet progresi në pjesëmarrjen e vajzave në shkencat STEM dhe u shpreh pritshmëria që proceset pozitive të vazhdojnë”, citon MASH në kumtesë.
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

