Lajme nga vendi
Shoqëria civile: nxitëse e reformave apo armike e shtetit?

Analizë speciale për Portalb.mk nga Malinka Ristevska Jordanova, Instituti për Politika Evropiane.
Ditëve të fundit në Maqedoni po riaktualizohet roli i shoqërisë civile, pas thirrjes së nivelit më të lartë shtetëror drejtuar donatorëve evropianë për “shkurtim” të fondeve për organizatat joqeveritare dhe mediat që “punuan kundër Evropës”, pra kundër integrimit europian të vendit”. Kjo kërkesë aktualizohet pas rreth një viti, kur po merr hov diskutimi për ndryshimet kushtetuese.
Pra, të shohim se çfarë thotë BE-ja për shoqërinë civile dhe rolin e saj në anëtarësimin e vendit. Si fillim, është mirë ta rikujtojmë atë që u prezantua nga Komisioni Evropian në skriningun analitik për shoqërinë civile, si pjesë e Klasterit Themelet, në fushën e Institucioneve Demokratike. Ta përsërisim – ky është klasteri më domethënës, ai që e përcakton dinamikën e anëtarësimit në tërësi.
Baza e acquis dhe standardeve për shoqërinë civile (SHC) janë dispozitat e Kartës së të Drejtave Themelore të BE-së, traktatet themeluese të BE-së (Traktati për BE-në dhe për Funksionimin e BE-së), Konventa Evropiane mbi të drejtat e njeriut (KEDNJ) dhe jurisprudenca e Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut, si dhe ligji ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. Para së gjithash është liria e shprehjes dhe e bashkimit e garantuar në Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së. Në traktatet themeluese të BE-së qëndron detyrimi i institucioneve të BE-së për t’u dhënë qytetarëve dhe shoqatave përfaqësuese “mundësinë për t’i publikuar dhe shkëmbyer publikisht pikëpamjet e tyre në të gjitha fushat e veprimit të Bashkimit”, si dhe të mbajnë “një dialog të hapur, transparent dhe të rregullt me shoqatat përfaqësuese dhe shoqërinë civile”. Institucionet e BE-së e kanë edhe detyrimin për pjesëmarrjen e shoqërisë civile në qeverisjen e mirë, si dhe për të garantuar hapje dhe transparencë.
Nga ana tjetër, udhëzimet e përbashkëta për lirinë e bashkimit të Komisionit të Venecias dhe ODIHR-it (Zyra e OSBE-së për të Drejtat e Njeriut) i shpjegojnë dhe shtjellojnë standardet ndërkombëtare për lirinë e bashkimit në 11 parime. Në mesin e tyre kuptohet që janë liria e shprehjes, si dhe liria për të kërkuar, marrë dhe për të përdorur fonde.
Jo rastësisht në skriningun analitik është theksuar se shoqëria civile është “subjekt i rëndësishëm në qeverisjen, forcë shtytëse për reforma, bashkëbiseduese relevante, instrument i zërit të qytetarëve”, prandaj shfaqet nevoja për një dialog të hapur dhe të strukturuar, si dhe për pjesëmarrjen në proceset e marrjes së vendimeve politike.
Dhe jo rastësisht mbështetja për shoqërinë civile ka një trajtim të veçantë në dokumentet e zgjerimit. Kështu, në Metodologjinë e Zgjerimit shoqëria civile përjashtohet nga reduktimi i mundshëm i fondeve të para-anëtarësimit në rast të shfaqjes së “problemeve”. Kjo është operacionalizuar në Rregullativën për IPA III, por edhe në aq të përmendurën Kornizë negociuese. Pastaj, “Udhëzimet për mbështetjen e BE-së ndaj shoqërisë civile për periudhën 2021-2027” i përpunojnë në detaje qëllimet dhe rezultatet për tre fusha globale: a) mjedis i përshtatshëm për SHC; b) bashkëpunim i përforcuar dhe partneritetit ndërmjet organizatave të SHC dhe autoriteteve publike dhe c) përforcim i kapaciteteve dhe qëndrueshmërisë së organizatave të SHC për zbatimin efektiv të aktiviteteve të tyre. Dhe përsëri, në aneksin e këtij dokumenti, ndër të tjera, shpjegohen edhe standardet për SHC që e mbështesin dokumentin.
Jo rastësisht BE-ja e thekson rolin e shoqërisë civile sidomos në fushat e demokracisë, të drejtave themelore dhe qeverisjes të së drejtës. Ne do t’i rikthehemi Raportit Special të Gjykatës së revizorëve për Ballkanin Perëndimor, sipas të cilit, “Mbështetja e BE-së për veprimin e shoqërisë civile për sundimin e ligjit është e pamjaftueshme për të përmbushur nevojat e sektorit civil dhe ndikimi i tij nuk monitorohet plotësisht. ” Prandaj, një nga rekomandimet themelore është intensifikimi i mbështetjes për shoqërinë civile të angazhuar në reformat e qeverisjes të së drejtës dhe pavarësisë së mediave.
Po çfarë është konstatuar deri më tani në lidhje me përmbushjen e standardeve për shoqërinë civile? Për fat të keq, një nga burimet relevante (joqeveritare!) – Raporti i Rrjetit Ballkanik për Zhvillimin e Shoqërisë Civile për një mjedis të favorshëm për shoqërinë civile për vitin 2022, evidenton një sërë mbrapsjesh në vendin tonë në këtë front. Dhe, për fat të keq, kjo tendencë po vazhdon.
Lajme nga vendi
Ulen çmimet e produkteve shkollore – Prindërit kursejnë deri në 2000 denarë

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se tregtarët janë duke e respektuar masën e qeverisë për uljen e çmimit të produkteve shkollore, shkruan Alsat.
Ai rikthekson rregullat për tregtarët. Qeveria mëson se me këtë masë, prindërit do të arrijnë të kursejnë nga 700 deri më 2000 denarë gjatë blerjes së produkteve shkollore në prag të fillimit të vitit shkollor.
“Bazë është çmimi nga 1 korriku 2024. Është detyrë e tregtarëve është caktojnë se cila ka qenë çmimi atëherë dhe nga ajo të sigurojnë lirim prej 10-15% dhe të vendosin në hyrjen e dyqanit mbishkrim “Më pak shpenzime, më shumë për ju”. Inspektorati i tregut është në terren dhe shikon nëse respektohet. Tani nuk kemi arsye të besojmë se dikush nuk është duke e respektuar”, tha Mickoski.
Lajme nga vendi
Paraqitet e zhdukur 17 vjeçarja nga Kumanova

Është paraqitur si e zhdukur, kumanovarja 17 vjеcare,. Paraqitjen e saj ne organet kompetente (Polici) e ka bërë babai i saj
“Sot në Stacionin policor të Kumanovës (SPB), në ora 01:30, personi me incialet S.I. (47) nga Kumanova, ka denoncuar se vajza e tij A.I. (17), është larguar nga shtëpia në drejtim të panjohur”, kanë njoftuar përfaqësuesit e Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) Kumanovë.
Organi përkatës ka bërë të ditur se i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme ligjore, për ta zbardhur rastin sa më shpejtë të jetë e mundur.
Lajme nga vendi
Vajza 14 vjeçe nga Maqedonia, përdhunohet në Pejë,arrestohet 36 vjecari nga Kosova

Prokuroria e Kosovës është duke e hetuar rastin 36 vjeçarit nga Peja, i cili dyshohet për përdhunimin e 14 vjeçares nga Maqedonia e Veriut.
Një burrë nga Peja e Kosovës gjendet në paraburgim, që kur para 3 ditësh u arrestua nga policia e Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se e koshte përdhunuar 14 vjeçaren nga Maqedonia e Veriut.
I dyshuar i moshës 36 vjeçare, është arrestuar gjatë uikendit, pasiqë paraprakisht policia e Kosovës kishte gjetur gjurmë të cilat çonin deri tek i dyshuari, ndërkohë që dëshmia e vajzës ishte kyçe për ta arrestuar personi në fjalë, raportojnë mediat e Prishtinës.
Viktima dhe nëna e sajë, rastin e denoncuan në polici, me ç’rast vajza në detaje e kishte rrëfyer rastin, i cili kishte ndodhur në një shtëpi të braktisur në Pejë të Kosovës.
Sipas dëshmisë, tanimë i arrestuari, vajzën e kishte detyruar me dhunë për marrëdhënie seksuale.
Përfaqësues të prokurorisë nga Peja, bëjnë të ditur se procesi hetues është në rrjedhë e sipër. Nëse i akuzuar dënohet, sipas legjislaturës së Kosovës, të dyshuarit i kanoset burg deri në 10 vite heqje lirie.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi3 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve