Lajme nga vendi
Maqedonia e ngulfatur nga deponitë ilegale
Komunat në rajonin e Pellagonisë dhe rajonin jugperëndimore përballen me mungesë të një sistemi formal për menaxhim me mbeturinat e ndërtimit dhe rrënimi, deponitë ilegale të cilët në të dyja rajonet së bashku arrijnë në rreth 194, si dhe mjetet e grumbullimit në dispozicion të ndërmarrjeve janë më të vjetra se 25 vjet. Në këto rrethana nëntë komuna në këto rajone do të jenë të përfshira në projektin për menaxhim të qëndrueshëm me mbeturinat në nivel lokal të financuar nga institucionet suedeze.
“Nëse komunat dështojnë në përshtatjen e metodave efektive për shërbimet komunale mund të rrezikojnë kompetencat e tyre”, tha Ryan Knoks- drejtor menaxhues Salar International.
Barra më e madhe për zbatimin në praktikë të këtij projekti do të jetë e komunave, sepse prej aty nis krijimi i një shoqërie më të ndërgjegjshme për rrezikun ekologjik nga keqmenaxhimi me mbeturinat.
“Shërbimet për menaxhimin e qëndrueshëm të mbetjeve komunale nuk janë thjesht një nevojë, janë gjithashtu edhe katalizator për rritje gjithëpërfshirëse, krijim të vendeve të punës dhe përmirësim të cilësisë së jetesës”, deklaroi Ami Larsson Jain – ambasadore e Suedisë në Shkup.
Ministrja Kaja Shukova tha se gjendja në menaxhimin me mbeturinat është përmirësuar vitet e fundit, por ende nuk është në nivelin e duhur.
“Për fat të keq implementimi në të gjitha sferat e Mjedisit Jetësorë ende nuk është në nivelin e dëshiruar”, u shpreh Kaja Shukova- ministre e Mjedisit Jetësorë.
Sipas Dushica Perishiqit, drejtore e BNJLV-së, deri tek një zbatim më i mirë i ligjeve nga ane qytetarëve arrihet përmes zbatimit më strikt të sanksioneve të parashikuara në dispozitat ligjore.
“Ajo që është një nga zgjidhjet e vetme, nëse do të më pyesni mua, është zbatimi më strikt i sanksioneve të parashikuara në dispozitat ligjore, sepse ajo është mënyra e vetme se si ky popull mund të mësohet të respektojë ligjet”, theksoi Dushica Perishiq- drejtore e BNJLV-së.
Sipas një studimi, rezulton se një nga mangësitë është se decentralizimi në Maqedoninë e Veriut ka qenë vetëm institucional dhe jo funksional, pasi pushteti qendror ka mbajtur një kontroll të konsiderueshëm mbi institucionet publike që janë transferuar në institucionet lokale. Të dhënat e shpalosura sot në Ditën Ndërkombëtare të Mjedisit Jetësorë, tregojnë se mjedisi jetësorë është në fund të listës së prioriteteve në nivel lokal. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese
Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.
Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.
Lajme nga vendi
Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike
Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv
Lajme nga vendi
Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit
Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.
Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.
“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.
-
Lajme nga vendi1 month agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet
-
Lajme nga vendi1 month agoUniversiteti i Tetovës shpreh ngushëllime për vdekjen e studentes Daorsa Spahija
-
Lajme nga vendi2 months agoFatmir Limani: Diaspora do të jetë pjesë integrale e projektit tim politik

