Connect with us

Lajme nga vendi

Rrustemi: Garantojmë se për katër vite dhe shtatë muaj do të ndërtohen 110 kilometra autostradë në korridoret

Published

on

Drejtori i Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore (NPRRSH), Ejup Rrustemi garanton ndërtim të 110 kilometrave të paralajmëruara autostradë në korridoret 8 dhe 10 për katër vite e shtatë muaj, me konceptin e ri dhe për projektim dhe ndërtim të paraparë në Marrëveshjen me konsorciumin “Behtel dhe Enka”.

Në pyetjen e gazetarëve, Rrustemi sot përkujtoi se ka ndryshuar modeli për ndërtim të rrugëve për shkak të kohëzgjatjes shumëvjepare të ndërtimit të projekteve kyçe infrastrukturore.

Të gjitha projektet, theksoi Rrustemi, që tnai janë në rrjedhë zgjasin tetë, dhjetë, e më shumë vite. Prandaj si NPRRSH së bashku me Ministrinë e Transportit dhe Lidhjeve vndosëm ta ndryshojmë konceptin për ndërtim të rrugëve.

“Ai është koncepti i ri që e arritëm me “Behtel dhe Enka” dhe është modifikuar  FIDIK i kuq për ndërtim të shpejtë. Marrëveshja që e nënshkruam ka afat, që do të thotë për katër vite e shtatë muaj do të ndërtojmë 110 kilometra autostradë. Në atë marrëveshje dhe me këtë model si koncept i ri për ndërtim të rrugëve paralelisht zhvillohen t]disa aktivitete. tashmë filluam me hulumtimet gjeomekanike, po zhvillohet edhe përgatitja e elaborateve për eksproprijim, u mobilizuam dhe tashmë filluam me projektim dhe me mobilizim të mekanizimit të plotë për ndërtim. Të gjitha këto aksione zhvillohen paralelisht dhe pohojmë dhe garantojmë se pë katër vite e shtatë muaj do t’i kemi ndërtuar 100 kilometra autostradë”, tha Rrustemi, i cili me kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski ishte për kontroll në ripërtëritjen e rrugës Demir Kapi – Negotinë.

Edhe kryeministri Kovaçevski potencoi se në dy korridoret tashmë po bëhen aktivitetet e domosdoshme përgatitore për punë ndërtimore, hulumtime gjeomekanike, ndërsa paralelisht, siç tha, po rrjedhin edhe proceset e projektimit, përpunimi i elaborateve për eksproprijim dhe mobilizim të ndërmarrjeve që do të përfshihen në ndërtimin e këtyre autostradave.

Advertisement

“Ky është projekti më i madh strategjik deri më tnai me të cilin e lidhim vendin tonë me rajonin, me Evropën dhe sipas standardeve evropiane dhe botërore të ndërtimit të infrastrukturës rrugore. Krahas me Portin e Selanikut, lidhemi edhe me dy porte të tjera, me Burgazin në Bullgari dhe me Durrësin në Shqipëri. Me vendimin e BE-së për vendosje të Korridorit 8 në hartën e korridoreve kryesore në rajonet e BE-së shteti ynë pozicionohet si udhëkryq i rajonit i dy korridoreve kryesore evropiane – Korridorit 10 dhe Korridorit 8”, tha Kovaçevski.

Ai përsëriti se projekti do të hapë tetë mijë vende të reja të punës, investime prej 1,3 miliardë euro dhe rritje nominale ttë BPV-së prej 2 për qind në nivel vjetor.

Advertisement

Lajme nga vendi

“25 VITE DHE PËRTEJ” – “OHRI” SHËNOHET NË AFËRSI TË URËS SË GURIT!

Published

on

Me një manifestim të mbajtur në afërsi të Urës së Gurit, Qeveria shënoi zyrtarisht përfundimin e aktiviteteve kushtuar 25-vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit.

Nën moton “25 vjet dhe përtej”, aktiviteti solli në fokus rëndësinë e marrëveshjes për paqen, stabilitetin, bashkëjetesën dhe perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut.

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri për Çështje Evropiane, Bekim Sali, e cilësoi Marrëveshjen e Ohrit si një “besëlidhje historike” për mënyrën se si duhet të ndërtohet shteti i përbashkët.

Sali nënvizoi se barazia është bazë për ndërtimin e besimit mes qytetarëve dhe institucioneve, ndërsa bëri thirrje për një kulturë politike të bazuar në dialog, bashkëpunim dhe përgjegjësi.

“25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të jetë jo vetëm kujtim i së kaluarës, por edhe zotim për të ardhmen. Zotim se do të vazhdojmë të ndërtojmë ura e jo mure, se do ta mbrojmë barazinë, do ta forcojmë demokracinë dhe shtetin e së drejtës dhe do të punojmë për një shtet ku askush nuk do të ndihet i përjashtuar, i papërfaqësuar dhe i huaj”

Advertisement

Ndërkaq, ministri për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, tha se 25-vjetori i Marrëveshjes së Ohrit duhet të shërbejë jo vetëm si moment përkujtimi, por edhe si mundësi për të reflektuar mbi përgjegjësitë që qëndrojnë përpara.

Ferati theksoi se fokusi duhet të zhvendoset nga e kaluara drejt së ardhmes, me prioritet sundimin e ligjit, gjithëpërfshirjen, tolerancën, bashkëpunimin ndërmjet komuniteteve dhe krijimin e mundësive për të rinjtë.

“25 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, duhet të flasim më shumë për atë se çfarë duam të ndërtojmë në 25 vitet e ardhshme. Rinia është jo vetëm e ardhmja e vendit, por edhe një nga resurset më të mëdha për ndërtimin e një shoqërie më të zhvilluar dhe më të qëndrueshme. Marrëveshja e Ohrit na dha një bazë për të jetuar së bashku. Përgjegjësia jonë sot është që këtë bashkëjetesë ta shndërrojmë në bashkëpunim, zhvillim dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Para 25 vitesh, zgjodhëm paqen. Sot, brezi ynë duhet të zgjedhë të ardhmen”.

Nën moton “25 vite dhe përtej”, Qeveria organizoi shënim dy ditorë të Marrëveshjes së Ohrit me aktivitete të ndryshme.

Nga këto organizime, përfaqësuesit e Qeverisë vlerësuan rolin e të gjithë nënshkruesve të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian./Tv Koha – Shkup/

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Aksidentohet një çiklist në bulevardin “Bllagoja Toska” në Tetovë

Published

on

SPB Tetovë njofton se ka ndodhur një aksident në komunikacion në Tetovë, në të cilën është lënduar një person.

“Më 13.08.2026 në SPB Tetovë është denoncuar se në ora 12:45 në bul. „Bllagoja Toska“ në Tetovë ka ndodhur një aksident komunikacioni mes një automjeti pasagjerësh „Daihatsu“ me targa të Tetovës, i drejtuar nga M.M. nga Tetova dhe një biçiklete e drejtuar nga R.I. (60) nga Tetova. Në aksident, biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin Klinik të Tetovës.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Tetovë”, thonë nga SPB Tetovë.
Continue Reading

Lajme nga vendi

Paralajmërim nga DPHM, moti i lig dhe reshje të rrëmbyeshme pritet të përfshijnë Maqedoninë

Published

on

Gjatë ditës së sotme dhe gjatë ditëve në vijim, moti në një pjesë të madhe të Maqedonisë së Veriut do të jetë i paqëndrueshëm, me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, paralajmërojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM),

Sipas sinoptikanëve, në disa vende do të kemi erë të fortë të shoqëruar me vetëtimë si dhe paraqitje të mundshme të breshërit.

Nga DPHM bëjnë thirrje për kujdes më të madh, veçanërisht për qytetarët që lëvizin në zonat e hapura dhe drejtuesit e automjeteve, si dhe rekomandojnë ndjekjen e rregullt të njoftimeve dhe paralajmërimeve meteorologjike.

Kujtojmë se era që goditi Shkupin para isa kohëve më 21 korrik,  ishte në kategorinë e uraganit, dhjetëra pacientë u pranuan në spitale me lëndime dhe fraktura.

Continue Reading

Më të lexuarat