Lajme nga vendi
MPB: Trafikimi i migrantëve – arrestohen 10 persona!
Nga Ministra e Punëve të Brendshme njoftojnë se janë arrestuar 10 persona ndërsa janë parashtruar kallëzime penale për gjithsej 17 persona të përfshirë në trafikim ndërkombëtarë të emigrantëve, përcjell TV21. Nga MPB shtojnë se të njëjtit kanë marrë nga 2000 deri në 4000 euro për person gjatë transportit të emigrantëve në shtetet e BE-së.
“Ky grup kriminal ndërkombëtar drejtohej nga M.I., S.M., Zh.K., D.D. dhe S.P., ku fillimisht kanë siguruar automjete nga agjencitë për marrjen me qira të makinave nga Shkupi, Kumanova, Tetova dhe Bullgaria, e më pas kanë angazhuar “shoferë” dhe “pastrues ë terrenit” për pranimin dhe transportin e emigrantëve. Nga ana e organizatorëve, përmes takimeve personale në lokacione të paracaktuara në Serbi dhe Hungari, si dhe përmes aplikacioneve mobile, “shoferëve” dhe “pastruesve”, si dhe organizatorëve nga Serbia dhe Hungaria, u është dërguar vendndodhjen e saktë për pranimin e migrantëve të paligjshëm. Nga këto lokacione, migrantët janë marrë nga S.I., M.D., K.Zh., A.T., S.S., SH.G, N.M, N.M. dhe M.M. të cilët janë punësuar si “shofer” dhe “pastrues”. Të njëjtët persona punësonin herë pas here persona të tjerë si shoferë për të pranuar emigrantët”, thonë mes tjerash nga MPB.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

