Lajme nga vendi
Ministri Mexhiti do të verifikojë nëse ka terapi për pacientët në Klinikën e Onkologjisë
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti paralajmëroi se do t’i verifikojë pohimet nëse sërish nuk ka terapi për pacientët në Klinikën për Onkologji dhe Radioterapi, edhe pse në fund të muajit të kaluar ai deklaroi se të gjitha barërat për të sëmurët nga kanceri janë të disponueshme.
“Jam i njoftuar nga menaxhmenti i Klinikës për Onkologji dhe Radioterapi se terapi ka, për këtë që e hapët si problem sot se nuk ka terapi menjëherë pas konferencës për shtyp do ta verifikojmë dhe do t’ju njoftojmë”, tha Mexhiti, në pyetjen e gazetarëve pas vizitës në Klinikën për Endokrinologji.

I pyetur për përgjegjësinë e udhëheqësisë së Klinikës për problemin me terapi, ministri potencoi se “do të ketë përgjegjësi për secilin që do të gabojë para ligjeve shëndetësore”.
“Të pakompromis. Këtu jemi në këtë betejë, me qëllimin e vetëm pacientët tanë të marrin shërbim shëndetësor më të mirë. Edhe ju edhe i gjithë opinioni jeni dëshmitarë se kjo shëndetësi nuk funksionon, të gjithë kemi kritika edhe unë jam më autokritik nga të gjithë ju. Bëjmë gjithçka që është në mundësinë tonë t’i përmirësojmë kushtet”, tha Mexhiti.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

