Connect with us

Lajme nga vendi

Lëvizja Besa: Nuk do të ketë Qeveri politike pa pjesëmarrjen e shqiptarëve

Published

on

Duke komentuar zhvillimet politike për mundësinë e krijimit të një Qeverie gjithëpërfshirëse që do të miratonte ndryshimet kushtetuese. Sekretari i përgjithshëm Lëvizjes Besa, Abdush Demiri për TV21 tha se pa marrë parasysh zhvillimeve, nuk do të ketë Qeveri pa shqiptarët.

“Nuk duam të analizojmë situate hipotetike, por nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodh që të ketë qeveri politike e kam fjalën pa pjesëmarrjen e shqiptarëve. Do t’ia lëmë kohës për zhvillimet që do të ndodhin, nuk do t’i analizojmë të gjitha situatat hipotetike se si do të vijnë, varësisht prej situatave organet partiake kur do të vijë çështja për të vendosur do të vendosim”, tha Abdush Demiri nga Lëvizja Besa.

Advertisement

Lajme nga vendi

BDI: Me dy vjet vonesë dhe 30 milionë euro më shtrenjtë, VLEN vazhdon projektin e BDI-së Shkup- Bllacë

Published

on

Pas dy vitesh humbje kohe, VLEN sot po e paraqet si sukses vazhdimin e autostradës Shkup- Bllacë, projekt i përfunduar më 2 maj 2023 dhe i tenderuar po atë vit nga qeveria e kaluar, me një vlerë prej rreth 183 milionë eurosh.

Dy vjet më parë, VLEN dhe partnerët e tyre politikë e sulmonin projektin si “tepër të shtrenjtë” dhe “të papërshtatshëm”. Sot, pa ndryshuar as trasenë dhe as projektin, duke e vonuar pa asnjë nevojë për mbi dy vite, të njëjtën autostradë prej rreth 10 kilometrash do ta ndërtojnë për rreth 210 milionë euro, apo afërsisht 21 milionë euro për kilometër.

Pra, projekti që e kritikuan nuk është ndryshuar as për 0,1 për qind. Traseja është e njëjtë, projekti është i njëjtë, autostrada është e njëjtë.
Të vetmet gjëra që kanë ndryshuar janë dy vite vonesë dhe rreth 30 milionë euro më shumë nga paratë e qytetarëve.

VLEN duhet t’i përgjigjet opinionit: pse u bllokua për dy vjet një projekt i gatshëm dhe pse sot i njëjti projekt kushton rreth 30 milionë euro më shumë? Ku përfundojnë këto para dhe cili është arsyetimi për këtë shtrenjtim?

Shqiptarët humbën dy vite për një autostradë jetike, ndërsa qytetarët do të paguajnë dhjetëra milionë euro më shumë. Dy vite vonesë, 30 milionë euro më shtrenjtë dhe asnjë ndryshim në projekt, kjo është fatura e paaftësisë dhe keqmenaxhimit të VLEN-it.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Bilall Kasami: Historike! Nisin punimet per 10 kilometrat e autostrades Shkup-Bllace

Published

on

Bashkëkryetari i VLEN-it dhe kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, ka përshëndetur nisjen e punimeve për ndërtimin e 10 kilometrave të autostradës Shkup–Bllacë.

Kasami e ka cilësuar këtë projekt si një moment historik dhe me rëndësi strategjike për vendin, duke theksuar se infrastruktura e re rrugore do të forcojë lidhjen mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës dhe do të krijojë mundësi të reja për zhvillim ekonomik.

“Historike! Më në fund vendosëm gurthemelin dhe filluam punimet për 10 kilometrat e autostradës Shkup–Bllacë”, është shprehur Kasami.

Sipas tij, realizimi i këtij projekti është rezultat i angazhimit të VLEN-it dhe Qeverisë, ndërsa përfitimet pritet të ndihen nga qytetarët dhe ekonomia e vendit.

“Ky projekt strategjik që na lidh dhe afron me Kosovën, me rëndësi të veçantë ekonomike, po jetësohet falë vizionit dhe përkushtimit të VLEN-it dhe të Qeverisë. I përgëzoj të gjithë qytetarët. Ta gëzojmë!”, ka deklaruar Kasami.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

HIDHET GURTHEMELI I AUTOSTRADËS SHKUP – BLLACË

Published

on

Pas dy dekadash pritje, sot zyrtarisht u hodh gurthemeli i autostradës Shkup–Bllacë.

Në ceremoninë zyrtare të nisjes së punimeve, përveç kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Atmosferë nga hedhja e gurthemelit

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski, tha se kjo autostradë do të lehtësojë qarkullimin e mallrave mes dy vendeve dhe do ta kthejë Shkupin në një qendër të rëndësishme të rajonit.

“Sot jemi dëshmitarë të fillimit të këtij projekti, i cili për këtë Qeveri ishte prioritet që nga koha kur morëm detyrën, para 25–26 muajsh. Është një projekt që për ne ka shumë domethënie. Për dy vendet tona, për qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut, do të nënkuptojë ekonomi më të mirë, shkëmbim më të madh, transport më të mirë dhe, gjithashtu, lidhje më të mira. jemi shtet që nuk kemi dalje në det por kemi fatin të jemi udhëkryqi kryesor i dy korridoreve të rëndësishme pan-evropiane, Korridorit 8 dhe 10d, ky projekt është shumë i rëndësishëm. Pas 20 vitesh, ky projekt po bëhet realitet. Ishte premtim i kësaj Qeverie, VMRO–VLEN–ZNAM, dhe pres që në një kohë të shkurtër të shohim avancim të madh në terren.”

Advertisement

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, foli për përfitimet që të dyja vendet do t’i kenë nga ky aks i rëndësishëm, por edhe për projektet e tjera të përbashkëta, përfshirë rrugën Tetovë–Prizren.

“Këtij vizioni i përket edhe projekti Prizren–Tetovë, përmes tunelit, të cilin po e realizojmë gjithashtu bashkërisht. Këto projekte janë ura gjigante të zhvillimit, bashkëpunimit dhe afrimit mes qytetarëve tanë. / Një falënderim i veçantë shkon edhe për koalicionin e partive shqiptare për kontributin e tyre në punë të mira e të mbara, në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve.”

Në ceremoni, përveç zyrtarëve qeveritarë, morën pjesë edhe dy liderët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti.Pas ceremonisë së hedhjes së gurthemelit, krerët e VLEN-it pritet të zhvillojnë sot një takim kokë më kokë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./Tv Koha – Shkup/

Continue Reading

Më të lexuarat