Lajme nga vendi
LSDM: Të gjitha partitë pajtohen se Kuvendi ka mandat për ndryshimet kushtetuese
Partia maqedonase në pushtet LSDM, në një kumtesë për media thotë se është për t’u përshëndetur ndryshimi i qëndrimit të Hristijan Mickoskit për ndryshimet kushtetuese.
Nga LSDM thonë se me këtë, tashmë të gjitha partitë, përfshirë edhe VMRO-DPMNE-në, pajtohen që kjo përbërje parlamentare të ketë legjitimitet dhe mandat të plotë për të zbatuar ndryshimet kushtetuese për të vazhduar rrugën evropiane.
“Është mirë që në mbledhjen e kryesisë u hodh një hap serioz dhe u arrit një pikë e caktuar, tani duhet të vazhdohet sa më shpejt dialogu në pjesën se si do të bëhen ndryshimet kushtetuese. Ne inkurajojmë Mickoskin që t’i përmbahet pikëpamjeve të tij të ndryshuara dhe të formojë ekipet e tij sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Nëse ka një vullnet të sinqertë, nuk ka nevojë të presim apo të bëjmë takt, duhet të vazhdojmë të punojmë së bashku për ndryshimet kushtetuese, për realizimin e interesave shtetërore dhe kombëtare. Shteti, qytetarët nuk kanë kohë për të humbur, sepse sa më shpejt të miratohen ndryshimet kushtetuese, aq më e shkurtër do të jetë periudha e negociatave dhe aq më shpejt Maqedonia do të bëhet anëtare e plotë e BE-së”, thonë nga LSDM.
Lajme nga vendi
SHKËNDIJA ME FITORE NISI CIKLIN E NDESHJEVE KONTROLLUESE
Në ndeshjen e parë kontrolluese që zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore Shkëndija mundi AP Brerën me rezultatin 3-0
Shkëndija e Tetovës në kuadër të përgatitjeve për pjesën pranverore të kampionatit, krahas seancave intensive stërvitore, sot zhvilluan edhe kontrolluesen e parë me ekipin AP Brera nga Strumca. Në ndeshjen e parë kontrolluese që sot u zhvillua në terrenin e kompleksit sportiv të FFM-së në Shkup, pas 90 minutave lojë ku trajneri Jeton Beqiri në lojë inkuadroi pjesën më të madhe të lojtarëve që ka në disponim ndeshja përfundoi me rezultatin 3-0
Autor të golave për ekipin kuqezi ishin Atdhe Mazari në pjesën e parë , ndërsa Besart Ibraimi realizoi dy gola në pjesën e dytë
Shkëndija pas kësaj ndeshje të shtunën do të zhvendoset në Antalia të Turqisë ku do të vazhdoj fazën kryesore të përgatitjeve deri më 1 shkurt ku parashihen edhe katër ndeshje kontrolluese ndërsa e para është më 20 janar kundër ekipit ukrainas Oleksandrya.
Shaban Sinani – TV KOHA
Lajme nga vendi
ASH (Sela): Kur vasali, Taravari akuzon për veprimet që i bën vetë
Lajme nga vendi
Taravari: Sela dhe Thaçi po presin para derës së Qeverisë
Kryetari i njërit krah të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, deklaroi se ish-bashkëpartiaku i tij, Ziadin Sela, si dhe kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, po qëndrojnë “para derës së Qeverisë”, duke pritur të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
“E shihni, Sela dhe Menduh po qëndrojnë para derës së Qeverisë, ndërsa unë në vitin 2024 e lashë Qeverinë për të sjellë ndryshim. E lashë Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të përgjegjësisë. Po ashtu, mendova se ishte e arsyeshme të zhvilloja partinë. Brenda VLEN-it ka sa të duash thika pas shpine, shqiptarët nuk po avancojnë, ndërsa eurointegrimi nuk shihet askund. Dy herë e lashë Qeverinë dhe sakrifikova shumë, por nuk e dija se ka njerëz që japin gjithçka vetëm për poste,” tha Taravari, ndër të tjera, në emisionin “Klik Plus”.(INA)

