Lajme nga vendi
Tetovë : 100 masa për drejtimin e automjeteve pa kaluar provimimin për patent shofer
Në gjysmën e parë të kaluar të këtij muaji, deri më sot (16-qershor) në rajonin më të gjërë të Tetovës janë shqiptuar gjithsej 100 masa për drejtimin e automjeteve pa kaluar provimimin për patent shofer dhe pa leje të vlefshme informon Tetovasot. Më së shumti ka bëhet fjalë për të rinjtë e moshës së shkollës së mesme që drejtonin automjetet, kryesisht nëpër rrugët e qytetit, në shkollat e tyre apo në ambientet hotelierike ku qëndronin dhe argëtoheshin këto ditë. Të gjithë janë përjashtuar nga trafiku dhe për ta janë përgatitur parashtresa në përputhje me nenin 225 të Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, i cili parasheh gjobë prej 250 euro në kundërvlerë në denarë. Gjithashtu, një gjobë e tillë i pret edhe pronarët e automjeteve që i lënë të drejtojnë, edhe pse e dinin se nuk kishin patentë shoferi, kanë lejuar që veturat e tyre ti drejtojnë.
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë rikujton dhe apelon para së gjithash adoleshentët e rinj që të përmbahen nga ngasja pa e dhënë provim për patent shofer, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të përdoruesve të tjerë të rrugës. Krahas kësaj, këshillohen të gjithë drejtuesit e mjeteve që të kenë kujdes të madh dhe të përshtasin shpejtësinë e tyre sipas kushteve të rrugës, pasi për shkak të reshjeve të gjata të shiut, rrugët janë shumë të lagështa dhe të rrëshqitshme, dhe në disa vende të mbushura me ujë. Ata këshillohen që të kenë kujdes edhe ndaj këmbësorëve përreth që të mos i spërkasin me ujë, pasi kjo paraqet kundërvajtje, për të cilën gjoba është 35 euro në kundërvlerë në denarë.TS
Lajme nga vendi
A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!
Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.
Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.
Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.
Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.
Lajme nga vendi
“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!
Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.
Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.
Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.
Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.
PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm
“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”
Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.
Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.
Lajme nga vendi
Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!
.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

