Lajme nga vendi
Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Sot dhe të nesër do të mbajë mot stabil dhe dukshëm më i ngrohtë, informon Drejtoria për punë hidrometeorologjike (DPHM).
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri në 17, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 21 deri në 31 gradë Celsius.
Të mërkurën pasdite do të mbajë mot i paqëndrueshëm në pjesët perëndimore, ndërsa në ditët drejt fundjavës do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme shiu me bubullima dhe erë të përforcuar në pjesët tjetra të vendit.
Lajme nga vendi
Një grua është sulmuar nga ariu në Siniçan të Bogovinës

Një grua nga fshati Siniçan i komunës së Bogovinës është lënduar nga ariu, njoftoi SPB e Tetovës pasi për këtë rast u informuan nga Spitali klinik i Tetovës. Bëhet fjalë për një grua 41-vjeçare e cila ka ecur përgjatë rrugës pyjore në vendin e quajtur “Golem rid” (Kodra e madhe).
“Më 01.07.2025 rreth orës 18, në SPB Tetovë nga Spitali klinik është lajmëruar se kanë marrë njoftim se tek ta është sjellë E.H. (41) nga fshati Siniçan i cili sipas asaj që është raportuar ka marrë lëndime rreth orës 16:30 kur në një rrugë pyjore në vendin e quajtur ‘Golem rid’ (Kodra e madhe) në fshatin Siniçan është sulmuar nga ariu”, kumton SPB e Tetovës.
Lajme nga vendi
BDI kritikon reagimet ndaj deklaratave të Marta Kosit në Shkup

Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj ministrit për Integrime Evropiane, Orhan Murtezani, pas, siç e quajnë nga BDI, “fushatës negative” të ndërmarra ndaj komisioneres për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Marta Kos, pas deklaratave të kësaj të fundit gjatë vizitës në Shkup. Në një deklaratë të publikuar sot, BDI thekson se Kos është një “mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin tonë”.
“Nuk duhej të lejohej që deklarata e Komisioneres se “identiteti nuk është çështje e kushteve politike, por thelb i dinjitetit njerëzor dhe shprehje e veçantisë së tij”, të kthehej në objekt fushate urrejtjeje dhe përqeshjeje. Aq më pak të nxitej një reagim i tillë nga burime afër pushtetit. Prandaj është tronditëse që Ministri për Integrime Evropiane Orhan Murtezani nuk e pa të arsyeshme të mbrojë publikisht këtë qëndrim, as t’i japë kuptim vlerave që vetë institucionin e tij e bëjnë të nevojshëm. Për më tepër, me qëndrimet e tij të pasakta dhe relativizuese, ai u bë pjesë e një qasje që rrezikon marrëdhënien me një prej zërave më të fuqishëm që mbështet rrugën tonë drejt BE-së. Në një kohë kur vendi ka nevojë për partneritete të qëndrueshme dhe udhëheqje të qartë në procesin e integrimit, kjo heshtje dhe në disa raste justifikim i qëndrimeve nacionaliste nuk është dështim teknik, por dështim politik. Ministri për Integrime Murtezani ka një përgjegjësi thelbësore: të mbrojë kursin evropian, jo të heshtë kur ai sulmohet”, thonë mes tjerash nga BDI.
Lajme nga vendi
Mickoski: Hedhë poshtë çdo konkluzion rreth “botës serbe” në vendin tonë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski sot ka hedhur poshtë ndikimin e botës serbe në vendin tonë.
“Unë nuk e kam parë atë Raport. Kur ta shoh, do të komentoj për të. E hedh poshtë një konkluzion të tillë dhe nuk besoj se përmbahet në ndonjë Raport zyrtar të BE-së sepse do të ishte shumë naive”, thotë kryeministri Hristijan Mickoski kur u pyet për termin “botë serbe” që u përmend në Draft-Raportin mbi progresin e Maqedonisë në BE që do të miratohet më 8 korrik.
Nga kontaktet që kam me përfaqësues të lartë të BE-së, shton Kryeministri, jo vetëm që nuk kemi asnjë kontakt të drejtpërdrejtë me një përfundim të tillë, por përkundrazi, nëse ka pasur ndonjëherë si ajo iniciativë “Ballkani i Hapur”, të paktën që kur kjo Qeveri është në pushtet, nuk ka diçka të tillë.
“Kuptimi i të gjithë kësaj është humbur nga ajo që mund të shoh”, tha Mickoski sot, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
“Bota serbe” është fronti i ri me të cilin eurodeputeti bullgar Andrei Kovaçev po e shtyn vendin tonë në një konstelacion politik, i cili aktualisht vlerësohet si autoritar në Bruksel.
-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve