Lajme nga vendi
Geer: Partitë politike duhet të kapërcejnë ndarjet, ndërsa çështjen e hyrjes në BE ta bëjë projekt kombëtar
Partitë politike duhet t’i kapërcejnë ndarjet dhe të bashkohen rreth çështjes së anëtarësimit në BE dhe ta bëjnë atë një projekt kombëtar. Për të ndryshuar gjërat në vend, interesat politike duhet të lihen mënjanë dhe fokusi duhet të jetë në interesat kombëtare, tha dje ambasadori evropian David Geer në forumin “EUROPEUM 2023 – 20 vjet nga Samiti në Selanik: rruga para nesh”, transmeton Portalb.mk.
Për çështjen e ndryshimeve kushtetuese dhe cilat janë interesat e vendit, sipas Geer, është shumë e rëndësishme që të ketë një debat të hapur, që është vendim sovran i këtij vendi dhe që, siç tha ai, është një hap i rëndësishëm për t’u bërë, ti cili çon automatikisht në konferencën e dytë ndërqeveritare.
Duke folur në forum, Geer kujtoi samitin e Selanikut të 20 viteve më parë, kur Unioni kishte vetëm 15 shtete anëtare dhe vuri në dukje se nga atëherë e deri më sot është bërë përparim i madh në Ballkanin Perëndimor.
Në 20 vitet e fundit, pranimi i vendit në BE është bllokuar si rezultat i tre vetove, tha Geere, kështu që besueshmëria e BE-së është dëmtuar rëndë dhe njerëzit janë të frustruar kuptueshëm.
Por, siç tha ai, ka edhe përgjegjësi nga ana e partnerëve në rajon.
“BE-ja nuk është përgjegjëse kryesore për dështimet e tyre në zbatimin e reformave, por edhe për çështje të tilla si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit. Nuk duhet mohuar progresi, por duhet diskutuar edhe përgjegjësia”, thotë ambasadori evropian.
Ambasadori evropian ritheksoi se zgjerimi i Unionit është në interesin e tij sepse ka nevojë për siguri, stabilitet, prosperitet dhe zhvillim demokratik.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, tha në forum se mesazhi kryesor është se Ballkani Perëndimor mund të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, por vetëm nëse bëhen përpjekje të mëdha për arritjen e standardeve evropiane, demokracisë dhe të drejtave të njeriut.
“Duhet të jemi mjaft të sinqertë, jo vetëm kritikë dhe të themi se tema e bashkëpunimit rajonal dhe çështjet dypalëshe mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së ka qenë një sfidë prej 20 vitesh e deri më sot. Problemi është se ne këto sfida ndoshta nuk i kemi trajtuar seriozisht dhe me ndershmëri 20 vite më parë, derisa arritën në nivelin e bllokadës apo të vetos”, shtoi zëvendëskryeministri.
Mariçiq theksoi se Samiti në Selanik konfirmoi se BE-ja ka një perceptim për rajonin tonë në tërësi, por në të njëjtën kohë i jep mundësi secilit vend që të shpërblehet individualisht për progresin e tij.
Ai është i mendimit se njëzet vjet pas Samitit të Selanikut, vendet e rajonit po ecin me shpejtësi të ndryshme.
“Kroacia ka dhjetë vjet që është anëtare, kurse Mali i Zi dhe Serbia janë në negociata për anëtarësim që nga viti 2012, përkatësisht 2014 më intensivisht. Bosnja dhe Hercegovina mori statusin e kandidatit vitin e kaluar, Kosova është ende kandidat potencial për anëtarësim dhe fitoi mundësinë e liberalizimit të vizave këtë vit, ndërsa Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria zyrtarisht filluan negociatat më 19 korrik të vitit të kaluar dhe tani janë në fazën e skriningut. Pritet që pas përfundimit të obligimeve nga skriningu dhe ndryshimet kushtetuese për ne, të kalojmë në fazën tjetër të hapjes së klasterit 1”, ka shtuar Mariçiq.
Sipas nënkryetares së Partisë Socialiste Evropiane dhe funksionare e dikurshme, Radmilla Shekerinska, bllokimi i ndryshimeve kushtetuese do ta bartë fajin në territorin e Maqedonisë. Nuk duhet, thotë ajo, t’i lejojmë vetes një sëmundje autoimune.
“Një sëmundje autoimune është një sëmundje që praktikisht bën që trupi juaj t’ju shkatërrojë nga brenda. Pra, bllokimi i amendamenteve kushtetuese vetëm se do të lëvizë përgjithmonë fajin që nuk është tek ne, por do të vijë tek ne, në terenin maqedonase. Dhe dëshiroj të krijohet një shumicë për amendamentet kushtetuese, sepse në thelb Maqedonia e Veriut ishte ajo që para disa kohësh i bëri propozim palës bullgare për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, në preambulë. Nacionalistët bullgarë e refuzuan, sepse besonin se një ndryshim i tillë në Kushtetutë do të tregonte se bullgarët dhe maqedonasit janë dy popuj të ndryshëm. Unë e shoh kështu. Kjo është arsyeja pse nacionalistët bullgarë e refuzuan atë disa vite më parë. Mund të diskutojmë pse kanë ndryshuar mendje, nuk ka rëndësi. Është e rëndësishme që në thelb duhet ta bëjmë këtë ndryshim në një Kushtetutë shumë liberale që është shumë e gjerë për bashkësitë e ndryshme etnike, që është një plus për ne”, tha Shekerinska, duke shtuar se ne kemi nevojë për një marrëveshje publike politike sepse partitë politike në vend nuk kanë besim reciprok.
Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
Kjo erdhi pas arritjes së propozimit francez në vend me 30 qershor të vitit 2022 dhe miratimit të tij nga ana e Kuvendit të RMV-së për zgjidhjen e ngërçit Bullgari-Maqedoni e Veriut në drejtim të hapjes së rrugës eurointegruese për RMV-në.
Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.
Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.
Kujtojmë se para heqjes së vetos, hapja e negociatave me Bashkimin Evropian për Maqedoninë e Veriut bllokohej vazhdimisht nga Bullgaria duke vendosur veto.
Lajme nga vendi
As shqipja, as Evropa nuk i pëlqejnë Apasievit: Sulmon takimin Shasivari–Rokas!
Pas shqipes, tani Dimitar Apasievi sulmon edhe takimin e ministrit Jeton Shasivari me ambasadorin e BE-së, Mihalis Rokas.
I pengon shqipja, i pengon Evropa, i pengon barazia e shqiptarëve! Ndërsa për politikat e Moskës dhe Pekinit tregon një afërsi që nuk e fsheh dot.
Shqipja nuk ndalet, Evropa nuk ndalet dhe shqiptarët nuk marrin leje nga Apasievi!

Lajme nga vendi
Oda e Mjekëve zgjedh kryetarin e ri dhe organet drejtuese me mandat katërvjeçar
Oda e Mjekëve sot do të mbajë seancë zgjedhore-konstituive, në të cilën pritet të zgjidhet kryetari i ri dhe të formohen trupat, organet dhe komisionet e Odës.
Me zgjedhjen e udhëheqjes së re dhe formimin e trupave punues do të nisë mandati i ri katërvjeçar i Odës, e cila përfaqëson dhe mbron interesat profesionale të mjekëve në vend.
Lajme nga vendi
Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 10 Nëntor
Dje, në orën 11:40, në rrugën “Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, punonjësit e policisë kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga fshati Banjicë e Poshtme e Gostivarit, për shkak se kishte prishur rendin dhe qetësinë publike me sjellje agresive dhe të pahijshme. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
…….Dje, në orën 12:00, në SPB Tetovë, një 26-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga një 46-vjeçar nga Gjermania për shumën prej 6.800 eurosh. Sipas denoncimit, përmes një faqeje interneti gjermane për shitjen e automjeteve, ai kishte rënë në kontakt me personin, me ç’rast ishin marrë vesh dhe më 29.10.2026 i kishte paguar paratë përmes llogarisë bankare. Pasi shërbimi i angazhuar i karrotrecit kishte shkuar në adresën e dhënë në Gjermani, u konstatua se personi i denoncuar nuk jeton atje dhe se adresa është e rreme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.
……Dje, në orën 13:15, në rrugën “JNA” në Gostivar, punonjësit e policisë nga DPB Gostivar kanë privuar nga liria një 30-vjeçar nga Gostivari, duke vepruar sipas një denoncimi paraprak nga një e punësuar në Prokurorinë Themelore Publike Gostivar, se rreth orës 12:55 në vendin e saj të punës ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kanosur, e më pas kishte sulmuar një polic gjyqësor, i cili po kryente veprime zyrtare. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzimi përkatës.
……Dje, në orën 18:40, në SPB Tetovë, një 43-vjeçar nga Tetova ka denoncuar se në rrugën “Ilinden” në Tetovë kishte ndodhur një përleshje fizike mes djalit të tij 17-vjeçar dhe një personi. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë parashtresa përkatëse.
…….Dje, në orën 23:40, në fshatin Çegran, punonjësit e policisë nga SPB Gostivar kanë arrestuar tre persona, të gjithë nga Gostivari, për shkak se gjatë kontrollit të një automjeti pasagjerësh “Peugeot” me targa të Gostivarit, të drejtuar nga njëri prej tyre, në të cilin ndodheshin dy personat e tjerë, u gjet dhe u konfiskua një lëndë pluhur e bardhë. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë parashtresa përkatëse.
Dje, në orën 22:45, në rrugën “Ilinden” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 23-vjeçar nga Tetova, për shkak se gjatë një kontrolli të ushtruar ndaj tij iu gjet dhe iu konfiskua një lëndë pluhur e bardhë. Ai është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresa përkatëse
-
Lajme nga rajoni2 months agoFilloi në Hagë seanca për deklaratat përfundimtare ndaj Thaçit dhe të tjerëve
-
Lajme nga rajoni2 months agoKa ndërruar jetë Flora Brovina, një nga figurat e njohura të jetës politike dhe shoqërore në Kosovë
-
Lajme nga rajoni2 months agoThaçi e Krasniqi dënohen me nga 25 vjet burgim, Veseli 18 e Selimi 13

