Lajme nga vendi
Sindikatat në negociata: Punëtori kërkon ngritje 100 euro e jo 600 denarë siç i ofron Qeveria
Sindikatat kanë hyrë në negociata në Qeveri për pagat e administratës shtetërore, por nuk kanë pritshmëri të mëdha për konvergjencë të pikëpamjeve, sepse në kundërshtim me avokimin e ministrit Fatmir Besimi për gjetjen e një zgjidhjeje sistematike përmes një metodologjie të re që do të zbatohet brenda dy viteve, punëtorët nuk do të marrin rritjet e tyre menjëherë.
– Punëtori maqedonas është i interesuar se sa do të paguhet në këtë moment, sa do të marrë, ajo që propozohet nga viti 2025 deri në vitin 2028 nuk është e pranueshme. Epo, në 2027 mund të dalin 30% në pension, 20% të shkojnë jashtë, për kë do të zbatohet atëherë kjo pagë.
Ne duhet që kur të kthehemi te kolegët tanë nga arsimi, hekurudhat, t’u themi punëtorëve se sa do të marrin në shifra.
3000 denarë do të merrni si mësimdhënës, po aq do të merrni edhe ju si punonjës në arsim. Çfarë propozojnë ata: pagë minimale sipas koeficientit, me pagë mesatare në bruto, me pikë, nuk mund të menaxhojmë, as ata nuk mund ta shpjegojnë – tha Marjan Risteski, kryetar i Konfederatës së organizatave sindikale (KSOM).
Ai shtoi se rritja nga 600 në 1000 denarë është e papranueshme për punëtorët dhe nuk dëshiron të besojë se qeveria vetëm po blen kohë me këto negociata.
– Është mirë të miratohet një metodologji për rritjen e pagave, por për ta zbatuar duhet të ndryshohen rreth 20 ligje, nuk është vetëm miratimi i një rregulloreje dhe kaq. Epo ne në vend marrim një rrogë të llogaritur sipas 50 deri në 80 mënyra. Kjo nuk mund të ndryshohet brenda natës. Siç do t’ua shpjegoj popullit, ata janë në grevë për 30% paga më të larta. Tani kërkojnë 100 euro, ne do t’u themi se kemi marrë 600 denarë nga qeveria. Pra do të na nxjerrin si sindikalistë – tha Risteski.
Lajme nga vendi
“TETOVA OPEN – BILARDO” FRYMË E RE NË “VERËN TETOVARE” (foto)
Në kuadër të manifestimit “Tetova n`Festë”, Sheshi i Tetovs të hënën në mbrëmje u bë arenë e garave të bilardos.
Mjeshtrit e kësaj loje nga vendi por edhe nga Kosova e Shqipëria, para tetovarëve prezantuan aftësitë e tyre në këtë sport atraktiv dhe shumë të dashur për të rinjtë dhe jo vetëm, duke e shndërruar këtë mbrëmje në një festë të madhe tetovare.
Erdhi si favorit, por edhe në stolin e bilardos e meritoi këtë epitet.
Vendi i parë I takoi, Eklent Kaçit nga Shqipëria, disa herë kampion bote në bilardo.
EKLENT KAÇI – Kampion bote në bilardo
Në vendin e dytë u pozicionua Fitim Haradinaj nga Kosova, kurse në vendin e tretë u renditën Mirsad Zeqiri dhe Blendi Qazimi.
Organizatori Komuna e Tetovës për fituesit ndau Kupa dhe mirënjohje teksa ka uruar të gjithë pjesëmarrësit për një garë të nivelit të lartë sportiv në kuadër të Verës Tetovare.
IBRAHIM SADIKI – Organizator i turneut
BEDRI SIJARINA – Bilardist nga Kosova
Ndryshe ky turne i bilardos u transmetua drejtpërdrejt në faqen zyrtare të Facebookut të Tv Koha, ashtu sic do të transmetohen edhe dhjetëra aktivitete tjera sportive, kulturore, argëtuese gjatë verës tetovare./Tv Koha/
Lajme nga vendi
Agon Ferati mori drejtimin e Ministrisë për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive
Ministri i deritanishëm për marrëdhënie ndërmjet bashkësive Ivan Stoillkoviq ia lëroi kolltukun ministrit të ri nga radhët e VLEN Agon Ferati. I tha se ka qenë shkurt në këtë pozitë.
Ferati është një profesionist i orientuar drejt rezultateve me përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve, politikat publike, qeverisjen e mirë, integrimin evropian dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Ai është alumn i Programit të Shkëmbimit të Këshillit Amerikan të Liderëve të Rinj Politikë (ACYPL) dhe ka ndjekur trajnime të avancuara profesionale në Institutin Robert Schuman, Universitetin Lund, Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).
Lajme nga vendi
Sulejmani zyrtarisht në krye të Kulturës dhe Turizmit
Sedat Sulejmani ka njoftuar se sot zyrtarisht ka marrë detyrën e Ministrit të Kulturës dhe Turizmit. Ai tha se prioritet do të jenë zhvillimi i artit dhe kulturës, konsolidimi i institucioneve kulturore dhe mbështetja e artistëve dhe krijuesve të rinj. Sulejmani falënderoi ministrin në largim, Zoran Ljutkov, për angazhimin dhe kontributin gjatë mandatit të tij.

