Connect with us

Lajme nga vendi

Rritet paga mesatare në Maqedoni

Published

on

Paga mesatare mujore neto e paguar për punonjës, në maj 2023, është 36.465 denarë dhe është 16,1 për qind më e lartë se muaji i njëjtë i vitit të kaluar. Rritja është për 5.058 denarë, thuhet në njoftimin e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, kjo rritje vjen kryesisht si pasojë e rritjes së pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (25.5%), Veprimtaritë profesionale, shkencore dhe teknike (21.4%) dhe Veprimtaritë financiare dhe të sigurimit (18.8%).

Rritje e pagës mesatare mujore neto të paguar për punonjës, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur në sektorët: Veprimtari të tjera shërbyese (5.3%), Veprimtari profesionale, shkencore dhe teknike (5.0%) dhe Transport dhe magazinim (4.3%).

Masat e qeverisë japin rezultate pozitive dhe paga mesatare neto në vend vazhdon të rritet edhe në kushtet e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike në botë. Synimi ynë është një standard më i mirë i qytetarëve dhe punë më të paguara. Pagat e qytetarëve do të vazhdojnë të rriten edhe në të ardhmen, sepse të gjitha politikat e qeverisë kanë për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës.”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Advertisement

Lajme nga vendi

A po zbutet Maksi, pas reagimeve të VLEN vendos flamurin shqiptar në komunë ?!

Published

on

Pas reagimeve të shumta të VLEN-it ndaj qëndrimeve të tij kundër mbajtjes së provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, kryetari i Komunës së Kumanovës dhe lideri i ZNAM-it, Maksim Dimitrievski, sot ka vendosur flamurin shqiptar në objektin e komunës.

Dimitrievski ditëve të fundit shkaktoi reagime të ashpra në opinion, pasi paralajmëroi se ZNAM-i do të largohet nga Qeveria nëse lejohet që provimi i jurisprudencës të mbahet edhe në një gjuhë tjetër përveç maqedonishtes.

Qëndrimet e tij u kundërshtuan nga përfaqësuesit e VLEN-it. Bashkëkryetari Izet Mexhiti, në një reagim publik, i kujtoi Dimitrievskit se edhe vetë Komuna e Kumanovës funksionon në dy gjuhë, duke i bërë thirrje që, nëse e pengon përdorimi i shqipes, të lirojë postin e kryetarit të komunës.

Vendosja e flamurit shqiptar në Komunën e Kumanovës vjen në kohën e debatit të ashpër politik për të drejtat gjuhësore dhe pas reagimeve të VLEN-it ndaj deklaratave të liderit të ZNAM-it.

Continue Reading

Lajme nga vendi

“QYTET I SIGURT”: 29% MË PAK VIKTIMA NË AKSIDENTE TRAFIKU!

Published

on

Numri i personave që kanë humbur jetën në aksidente trafiku është ulur për rreth 29 për qind, krahasuar me dy vitet paraprake, njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

Një numër i madh funksionarësh, ministrash, drejtorësh dhe personash nga institucionet fetare kanë qenë në listën e të ndëshkuarve për kundërvajtje në trafik, pasi janë regjistruar nga sistemi “Qytet i Sigurt”.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, tha se kishte pasur ndërhyrje për anulimin e gjobave, por ato kanë pushuar pas reagimit të tij të ashpër.

Kundërvajtjet në trafik, sipas tij, janë bërë si me automjete zyrtare, ashtu edhe me ato private, por të gjitha gjobat janë paguar.

Sipas tij, “Safe City” ka ulur ndjeshëm aksidentet me epilog fatal në trafik.

Advertisement

PANÇE TOSHKOVSKI – Ministër i Brendshëm

“Në 15 vitet e fundit në rrugët e Maqedonisë kanë humbur jetën 2.131 persona mesatarisht 142 persona në vit. Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti, në aksidente trafiku kanë humbur jetën 85 persona, kundrejt 117 viktimave në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe 119 në vitin 2024.Bëhet fjalë për një ulje prej rreth 29 për qind”

Ministria e Punëve të Brendshme, me projektin “Qytet i Sigurt”, ka fituar vendin e parë në kategorinë “Përsosmëri në Sigurinë e Trafikut” në Samitin Botëror të Policisë, të mbajtur në Dubai, në Emiratet e Bashkuara Arabe, tha Ministri Toshkovski.

Projekti i Maqedonisë së Veriut u përzgjodh si më i miri në konkurrencë me Policinë e Singaporit, Policinë e Abu Dhabit, Drejtorinë e Rrugëve dhe Transportit të Dubait dhe shërbimin policor të shtetit indian Maharashtra.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në një shkollë të rrethinës së Tetovës: 51-vjeçari futet në klasat e shkollës dhe rreh dy nxënës të mitur!

Published

on

.Dje në ora 18:10, punonjësit e policisë nga Stacioni Policor Grupçin kanë privuar nga liria një 51-vjeçar nga f. Trebosh. Sipas denoncimit, rreth orës 09:00, gjatë pushimit të madh, ai ka hyrë në ambientet e shkollës fillore në fshatin Trebosh, ka sulmuar fizikisht dy nxënës të mitur dhe u ka drejtuar kërcënime verbale. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të pasojë kallëzimi përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat