Lajme nga vendi
Sot mot i nxehtë në Maqedoni, pasdite mund të ketë reshje të shiut dhe rënie graduale të temperaturave
Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor në disa vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë, ndërsa në fund të ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fryjë erë e fortë, herë pas here e fortë nga drejtimi verior dhe do të ketë kushte për paraqitje të izoluar të motit të paqendrueshëm me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erë të fortë dhe breshër. Temperaturat do të lëvizin nga 15 deri në 42 gradë, indeksi UV do të jetë 9.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë me vranësira të vogla dhe me erë mesatare, herë pas here të fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 21, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 36 gradë.
Ditën e enjte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturës ditore me rreth dhjetë gradë, do të fryjë erë e përforcuar nga veriu, ndërsa do të ketë edhe kushte për reshje lokale të shkurtra shiu. Më pas moti do të jetë kryesisht stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale.
Lajme nga vendi
VLEN: Hipokrizi dhe ironi që BDI/AKI flet për korrupsion dhe Transparency International
Lajme nga vendi
Kallëzim penal ndaj 14 pjesëtarëve të Ushtrisë, dyshohen për bashkim kriminal dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare
Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionalë njoftoi se më 20 janar 2026, ka dorëzuar kallëzim penal në institucionet kompetente kundër 14 pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Sipas njoftimit të sindikatës, kallëzimi ka të bëjë me dyshimet për kryerjen e veprave penale “keqpërdorimit të pozitës dhe autoritetit zyrtar” (neni 353 i Kodit Penal), “bashkimit kriminal” (neni 394) dhe “punës së pakujdesshme në shërbim” (neni 353-c).
Siç thnë nga sindikata, personat e raportuar janë 11 oficerë dhe tre nënoficerë, të punësuar në njësi të ndryshme të Ushtrisë. Midis tyre janë komandanti i Brigadës së 1-rë të Këmbësorisë, komandanti i Batalionit të 2-të të Këmbësorisë, tre punonjës në Petrovec, tre punonjës në Shtip, si dhe gjashtë anëtarë të komisioneve disiplinore në Shtip.
Sindikata thekson se ankesa i referohet dëmit të supozuar material të shkaktuar ndaj anëtarëve të Ushtrisë dhe buxhetit të shtetit.
Në deklaratë thuhet se sindikata ka apeluar në të kaluarën për respektimin e të drejtave të ushtarëve profesionistë dhe për zbatimin konsistent të Ligjit për Shërbimin në Ushtri, por, sipas tyre, pa sukses.
Sindikata gjithashtu informon se, siç pretendojnë ata, katër gjeneralë aktualisht po veprojnë kundër tyre dhe anëtarëve të saj, për të cilët njoftojnë se do të paraqesin raporte përkatëse në periudhën e ardhshme.
Për më tepër, Sindikata e Pavarur e Ushtarëve Profesionistë i bëri thirrje presidentes së vendit dhe komandantit suprem të Ushtrisë, Gordana Siljanovska-Davkova, të rishikojë vendimet për promovime dhe emërime në pozicione ushtarake përgjegjëse.
Siç deklarojnë ata, kjo është kallëzimi i pestë penal që sindikata ka ngritur kundër punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë, dhe ata i bëjnë apel Prokurorisë Themelore Publike të veprojë mbi raportet e paraqitura.
Lajme nga vendi
Ndryshimet dhe plotësimet në Ligjin për Punët e Brendshme dhe Ligjin për Policinë në Komisionin për Mbrojtje dhe Siguri
Dy komisione do të mbajnë seancë sot në Parlament – Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri dhe Komisioni Juridiko-Ligjvënës.
Para anëtarëve të të dy komisioneve janë Projektligji për ndryshimet në Ligjin për Punët e Brendshme dhe Projektligji për ndryshimet në Ligjin për Policinë, të dyja me procedurë të shkurtuar.
Ndryshimet mundësojnë një ndryshim organizativ, pra transformimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në Departament të Punëve të Brendshme dhe parashikojnë shtimin e një pozicioni të ri pune – Shef i Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup.
Ndryshimet në Ligjin për Policinë, me procedurë të shkurtuar, siç u shpjegua, janë për përmirësimin e strukturës organizative të njësive policore, me theks të veçantë në territorin e qytetit të Shkupit, ku nevojitet efikasitet më i madh, koordinim më i mirë dhe përdorim optimal i burimeve njerëzore dhe materiale në Ministrinë e Punëve të Brendshme, prandaj ligji mundëson një ndryshim organizativ, pra transformimin e Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup në Departament të Punëve të Brendshme – Shkup.
Kjo njësi organizative, me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara ligjore, merr një status më të lartë organizativ brenda strukturës policore. Përveç kësaj, projektligji bën edhe një korrigjim terminologjik në lidhje me çështjet kriminalistike-teknike – thuhet në shpjegimin e projektligjit, të propozuar nga një grup deputetësh.
Për shkak të nevojës për një ndarje më të qartë të njësive organizative të punëve të brendshme, si dhe specifikimit të mënyrës së përcaktimit të sektorëve të punëve të brendshme dhe Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup, projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Punët e Brendshme, përmes një procedure të shkurtuar, parashikon shtimin e një pozicioni të ri pune – Udhëheqës i Departamentit të Punëve të Brendshme – Shkup.

