Connect with us

Lajme nga vendi

Prej nesër erë e fuqishme, shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, të enjten temperatura dukshëm më të ulëta

Published

on

Prej nesër pritet ndryshim i motit. Siç paralajmëron DPHM, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë  nxehtë, do të fryjë erë e fuqishme jugperëndimore, në shumë vende edhe mbi 60 kilometra në orë. Pastaj, në fund të ditës, për shkak të paraqitjes së masës më të ftohtë ajrore nga veriu, do të fillojë të fryjë erë e fuqishme, përkohësisht e përforcuar veriore. Do të ketë edhe kushte për paraqitje të izoluar të paqëndrueshmërisë me shi të rrëmbyeshëm, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër.

Sipas DPHM-së, era e fuqishme veriore do të vazhdojë të fryjë edhe të enjten kur pritet dukshëm të ulet temperatura e ditës, për rreth dhjetë gradë. Do të ketë kushte edhe për shi të lehtë lokal.

Pastaj moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me temperatura më të ulëta të mëngjesit, ndërsa ato të ditës do të rriten gradualisht.

Advertisement

Lajme nga vendi

E gënjeu se do të bëhej baba, ai i dërgoi 18 mijë euro Gruaja nga Gostivari e bindte partnerin nga Kosova se ishte shtatzënë

Published

on

Një 33-vjeçare nga fshati Debresh i Gostivarit përballet me kallëzim penal, nën dyshimin se përmes një gënjeshtre për shtatzëni i ka marrë 18 mijë euro partnerit të saj nga Kosova.

SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër E.R., nën dyshimin se ka kryer veprën penale “mashtrim”.

Sipas informacioneve të policisë, gruaja e kishte bindur partnerin e saj se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i tij. Duke i besuar, burri i kishte dërguar asaj para në disa raste përmes transferimit të shpejtë të parave. Në total, ai i kishte transferuar 18 mijë euro.

Pasi kishte marrë paratë, sipas policisë, gruaja kishte pranuar se e kishte gënjyer partnerin duke i thënë se ishte shtatzënë dhe se fëmija ishte i tij, me qëllim që ai të vazhdonte t’i dërgonte para.

Pas zbardhjes së rastit, policia ka paraqitur kallëzim penal, ndërsa për vazhdimin e procedurës do të vendosin institucionet kompetente.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

RRITEN ÇMIMET E DERIVATEVE TË NAFTËS – “DIZELI” TEJKALON 100 DENARËSHIN!

Published

on

Çmimi me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rritet për 1,50 denarë për litër. Çmimi me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) rritet për 3,50 denarë për litër. Çmimet e naftës tekalojnë tashmë shifrën prej 100 denarëve.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) ka marrë vendim për rritjen e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht me 2,62%, krahasuar me vendimin e datës 17.08.2026.

Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, krahasuar me përllogaritjen e mëparshme, kanë shënuar rritje mesatare:

Nga 25 gusht 2026, në ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

EUROSUPER BS-95: 93,00 denarë/litër

Advertisement

EUROSUPER BS-98: 95,00 denarë/litër

EURODIZEL BS (D-E V): 101,50 denarë/litër

Vaj ekstra i lehtë 1 (EL-1): 100,50 denarë/litër

Mazut M-1 NS: 45,576 denarë/kilogram

Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1) rritet për 2,00 denarë për litër.

Advertisement

Ndërsa çmimi i mazutit M-1 NS rritet për 1,850 denarë për kilogram, dhe tani do të kushtojë 45,576 denarë për kilogram.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Kronika e zezë – Tetovë dhe Gostivar, 23 Gusht

Published

on

Dje, në ora 09:50, në SPB Tetovë nga Qendra Urgjente e Tetovës është raportuar se te ta është pranuar një i mitur me lëndime dhe në gjendje të rëndë shëndetësore, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Pas ndërmarrjes së masave dhe kontrolleve të kryera, është konstatuar se rreth orës 08:30, në rrugën “Kiro Ristevski Drnc” në Tetovë, një 42-vjeçar nga Tetova, duke lëvizur mbrapa me automjetin e udhëtarëve “Volksvagen Touareg”, pa targa regjistrimi, me rrotën e pasme ka përplasur dhe ka kaluar mbi djalin e tij gjashtëvjeçar. Në vendngjarje ka kryer ekspertizë një ekip i SPB Tetovë, ndërsa po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Dje, në ora 14:35, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 45-vjeçar, duke vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga një 37-vjeçar nga Tetova, se ai fizikisht kishte sulmuar djalin e tij të mitur. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.


Dje, në ora 14:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 39-vjeçar nga fshati Tearcë, Tetovë. Ai dyshohet se më 21.08.2026 ka marrë një automjet “Renault Clio”, me targa të Tetovës, në pronësi të një 37-vjeçari nga fshati Xhepçisht, nga para shtëpisë së tij në Xhepçisht. Automjeti është gjetur dhe i është kthyer pronarit. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.


Dje, në ora 23:15, në Policinë në Gostivar, një 35-vjeçar nga Gostivari ka raportuar se djali i saj i mitur, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga një person mashkull. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.


Dje, në ora 13:40, në Policinë në Gostivar, një 57-vjeçarnga fshati Trebishte, Gostivar, ka raportuar se në fshat është sulmuar fizikisht nga një 53-vjeçar nga fshati Trebishte, për shkak të një mosmarrëveshjeje të mëparshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Advertisement

Dje, në ora 18:45, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një 25-vjeçar nga fshati Bogovinë. Gjatë një kontrolli të komunikacionit rrugor në rrugën lokale Pirok–Tetovë, policia ka ndaluar një motoçikletë “Yamaha” pa targa regjistrimi, të cilën e drejtonte personi pa dokumentacionin përkatës dhe pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi. Motoçikleta është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.


Dje, në ora 18:30, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria një të mitur 16-vjeçar nga Tetova. Gjatë kontrollit të komunikacionit, në bulevardin “Ilindenska” në Tetovë, policia ka ndaluar një moped me targa të Tetovës, të cilin i mituri e drejtonte pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi, përkatësisht pa leje drejtimi. Mjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të miturit do të pasojë kallëzim përkatës.


Dje, në ora 18:35, zyrtarë policorë nga Departamenti për Punë të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur 15-vjeçar nga Gostivari. Gjatë kontrollit të komunikacionit, policia ka ndaluar një moped “Pezho” me targa të Shtipit, të cilin i mituri e drejtonte pa pasur të dhënë më parë provimin për patentë shoferi, përkatësisht pa leje drejtimi. Mjeti është sekuestruar dhe, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të pasojë kallëzim përkatës.

Continue Reading

Më të lexuarat