Lajme nga vendi
Dizeli shtrejtohet për dy denarë, çmimi i i benzinave mbetet i njëjtë
Karburanti dizel prej sonte në mesnatë shtrejtohet për dy denarë për një litër, ndërsa çmimi i benzinave mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime Ujore (KRRE). Me vendimin bëhet rritje e çmimeve me pakicë të derivateve të naftës në mesatare për 1,87 për qind.
Çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZEL (D-E V) do të jetë 78,5 denarë për një litër, EUROSUPER BS -95 edhe më tutje do të shitet për 85,5 ndërsa EUROSUPER BS – 98 për 87,5 denarë për një litër. Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri (EL-1), rritet për 2,5 denarë për një litër dhe do të jetë 78 denarë. Me vendimin e KRRE-së për 1,489 denarë për një kilogram rritet edhe çmimi i shitjes me pakicë i Mazutit M-1 NS dhe tani do të shitet për 45,031 denarë.
Nga KRRE theksojnë se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me llogaritjen paraprake shënojnë ulje te benzinat në mesatare për 0,323 për qind, përderisa te dizeli ka rritje për 4,575, te vaji ekstra i lehtë për 4,647 dhe te mazuti ka rritje për 3,754 për qind. Kursi i denarit në raport me dollarin në bazë të të cilit ishin formuar çmimet me llogaritjen paraprake është më i lartë për 0,486 për qind.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

