Connect with us

Lajme nga vendi

MPJ bën thirrje që të shmangen udhëtimet në Niger, një shtetas ka kërkuar ndihmë për evakuim

Published

on

Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë në Niger dhe mundësisë së eskalimit të saj, Ministria për Punë të Jashtme (MPJ) iu bën apel shtetasve të Maqedonisë së Veriut që të shmangin udhëtimet në Niger, ndërsa ata që ndodhen në territorin e Nigerit dhe kanë mundësi të largohen nga vendi, të largohen menjëherë.

“Ju njoftojmë se Ministria për Punë të Jashtme përmes Ambasadës në Kajro po punon për evakuimin e një shtetasi tonë, i cili ka kërkuar ndihmë. Për këtë po zhvillohen negociata intensive me partnerët dhe aleatët tanë, të cilët kanë përfaqësi në Niger.

Me këtë rast, lusim qytetarët tanë që ndodhen në Niger e të cilët ende nuk i kanë lënë të dhënat e tyre, ta kontaktojnë Ambasadën tonë në Kajro, në numrin e telefonit +202 27 508 501; +201017810085; +201033615542 dhe adresën elektronike cairo@mfa.gov.mk. Po ashtu, shtetasit tanë mund ta kontaktojnë Ministrinë në numrin e telefonit kujdestar +389 75 273 732 dhe në adresën elektronike: globalsos@mfa.gov.mk”, thonë nga MPJ.

Advertisement

Lajme nga vendi

Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”

Published

on

Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.

Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.

Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.

Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup

Published

on

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.

“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21

Continue Reading

Lajme nga vendi

Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!

Published

on

Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.

“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.

Continue Reading

Më të lexuarat