Lajme nga vendi
Në vijim është pagesa e të drejtave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS) informon se sot fillon pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin korrik të vitit 2023.
“Përdoruesit e të drejtave në të holla të cilët posedojnë një kartelë debiti do të mund t’i tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i përdorin mjetet për pagesa pa para në dorë në rrjetin e shitjes ose përmes bankingut elektronik dhe celular nga sot – 4 gusht të vitit 2023”, informojnë nga MPPS-ja.

Me qëllim që të shmanget turma para dhe në banka gjatë pagesës së të drejtave për përdoruesit që nuk përdorin kartela, pagesa do të zbatohet në 2 grupe në të gjitha filialet dhe ekspoziturat e bankave, në pajtim me orarin e konfirmuar sipas alfabetit, apo shkronjës së parë të mbiemrit edhe atë sot për personat me mbiemrat: A, B, V, G, D, GJ, E, ZH, Z, X, I, J, K, LL, L dhe më 7 gusht (e hënë) M, N, NJ, O, P, R, S, T, Q, U, F, C, Ç, XH, SH.
Lajme nga vendi
Humb jetën Kire Gjorgjievski, njëri nga të dënuarit për rastin “27 Prilli”
Ndërroi jetë Kire Gjorgjievski në Burgun në Shtip, konfirmoi për MIA-n drejtori i Shtëpisë ndëshkuese përmirësuese (SHNP) Burgu, Shtip, Dejan Zdravkov.
Ai tha se për momentin nuk mund të ndajë më shumë informata, sepse presin udhëzime nga Prokuroria themelore publike.
Përndryshe Gjorgjievski është njëri prej të dënuarve për 27 Prillin, ndërkaq u dënua me 13 vite burg.
Në rrjetet sociale po shpërndahet informata për vdekjen e Gjorgjievskit.
Lajme nga vendi
Një 15-vjeçare u sulmua fizikisht nga tre vajza të mitura në Shkup
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për një rast të dhunës mes vajzave të mitura në Shkup.
“Më 31 tetor 2025, rreth orës 21:00, në SPB Shkup, M.S. (57) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 15:00, në territorin e Komunës Aerodrom në Shkup, vajza e saj 15-vjeçare është sulmuar fizikisht nga tre vajza të mitura, të cilat ajo i njihte. Njëra prej tyre ka përdorur një objekt të fortë gjatë sulmit”, qëndron në buletinin e MPB-së.
Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./TV21
Lajme nga vendi
Skandal në “Ekonominë e Ujërave”, filiali Gostivar! Drejtoresha e rrahu punëtoren!
Një skandal ka ndodhur në filialin e Ekonomisë së Ujërave në Gostivar. Punëtorja ka denoncuar në Polici se është rrahur nga drejtoresha.
“Më datë 31.10.2025 në orën 12:45 në DPB Gostivar, N.J. (48) nga Gostivari ka denoncuar se rreth orës 11:20 në vendin e saj të punës në filialin e Ekonomisë së Ujërave, filiali në Gostivar, është sulmuar fizikisht nga drejtoresha J.N. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, thuhet në raportin e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë, njofton TV21.
-
Lajme nga rajoni2 months agoShqiptarët bashkohen si kurrë më parë – Zëri i UÇK-së kumbon në Hagë më 14 shtator!
-
Lajme nga rajoni1 month agoTirana mirëpret në tetor Forumin e parë të Investimeve BE-Ballkani Perëndimor
-
Lajme nga vendi4 days agoBilall Kasami : Mega projekti që po bëhet realitet investim prej 70 milionë denarëve Tetova po transformohet

