Connect with us

Lajme nga vendi

Ndahet çmimi “Gruaja evropiane e vitit”

Published

on

Me rastin e Ditës ndërkombëtare të gruas – 8 Marsi, Ekipi Evropa dhe Kombet e Bashkuara (KB) në vend sot e kanë ndarë çmimin “Gruaja evropiane e vitit” për këtë vit. Çmimin e kanë marrë shtatë gra nga vendi, të njohura si krijuese të ndryshimeve në komunitetet e tyre.

Ky çmim është vendosur në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian, si mënyrë që të njihen dhe promovohen barazia dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së.

Edicioni i dytë për këtë vit është organizuar nën patronazhin e Ekipi Evropa dhe Përfaqësia e KB-së në vendin tonë. Çdo kandidate është prezantuar nga anjë ambasadore nga organizatat ndërkombëtare dhe ambasadat në vend.

Euroambasadori Dejvid Gir në fjalimin e tij me rastin e ndajes së çmimit theksoi se 8 Marsi është dita kur flitet për rëndësinë e të drejtave të grave dhe për barazi gjinore.

“Me këtë ngjarje duam të japim respekt për gratë që kontribuojnë për komunitetin e tyre dhe arrijnë progres, por edhe i thyejnë tabutë në shoqëri. Secila prej tyre është e shkëlqyer në mënyrën e saj dhe është inspirim për të gjithë ne. Barazia gjinore është vlerë evropiane, por edhe ndërkombëtare”, theskoi Gir.

Advertisement

Kandidatja e parë Almira Fasli Muarem, aktiviste rome nga Shkupi sot u prezantua nga Petra Dreksler, ambasadore e Gjermanisë.

Maria Duda Dibiaxhio, sipërmarrëse nga Kriva Pallanka – është e përfaqësuar nga shefi i zyrës së përfaqësuesit të BIE-së Bjorn Gabriel, Katerina Koteska-Stisniovska, avokate nga Manastiri – është e përfaqësuar nga spanjolli. Ambasadori, Hose Luis Losano Garsa, Ana Vitanova Ringaçeva, profesoreshë universitare nga Strumica – përfaqësohet nga ambasadorja e Suedisë, Ami Larson Jain dhe Daliborka Zlateva, avokate për personat me aftësi të kufizuara nga Velesi – e përfaqësuar nga koordinatorja e përhershme e OKB-së, Rosana Duxhiak.

Elmedina Abdullahi, avokate mjedisore nga Tetova, e cila është përfaqësuar nga ambasadorja greke, Sofia Filipidu tha se fjala e saj është “dashuria” – dashuria për jetesën, natyrën dhe fëmijët, sepse, siç tha, secila punë që punohet me dashuri çon drejt suksesit.

Gresa Mustafai, sportiste nga Struga – përfaqësuar nga ambasadori slloven, Gregor Presker, tha se e shikon veten si të fuqishme, të sinqertë dhe të motivuar. Mesazhi i saj për më të rinjtë është se nuk duhet të kenë frikë nga sfida e reja.

“Gruaja evropiane e vitit” është një çmim i krijuar në vitin 2022 nga Delegacioni i Bashkimit Evropian si një mënyrë për të njohur dhe promovuar barazinë dhe mundësitë e barabarta si vlera themelore të BE-së. Edicioni i dytë për vitin 2024 organizohet nën kujdesin e Ekipi Evropë dhe Përfaqësisë së KB-së në Maqedoninë e Veriut.

Advertisement

Lajme nga vendi

Qytetarët çojnë “Safe City” në Kushtetuese

Published

on

Disa qytetarët përmes një nisme i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për të vlerësuar kushtetutshmërinë e sistemit Safe City. Sipas tyre, përmes dërgimit të sms porosive bëhet shkelja e të drejtave dhe lirive të njeriut, keqpërdoren të dhënat personale dhe cenon sigurinë në trafik.

Përveç nismës në kushtetuese, grupi iniciues ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër ministrit të Brendshëm, Pançe Toshkovski mbi dyshimet për shpërdorim me detyrën zyrtare, punë të pandërgjegjshme dhe keqpërdorim i të dhënave personale. Në nismë është potencuar edhe drejtësia selektive dhe diskriminimi gjeografik.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Strasburgu e obligon Maqedoninë: Brenda 3 muajve duhet të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike

Published

on

Maqedonia humbi rastin në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut – shteti është i detyruar brenda tre muajve të paguajë borxhet e ndërmarrjeve publike ndaj kompanive private, sepse nuk janë respektuar vendimet e gjykatave që kanë marrë fuqi ligjore, përcjell TV21. Vendimi konstaton se me të ashtuquajturat “korniza” nga Ligji për Ekzekutimin, është shkelur Neni 6 i Konventës Evropiane – e drejta për një proces të drejtë dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore.

Avokati Viktor Bozhinovski paralajmëron se ndërmarrjet publike nuk mund të fshihen më pas “mjeteve të nevojshme për punë” dhe do të jenë të detyruara të shlyejnë borxhet. Sipas analizave, kompanitë shtetërore detyrohen mbi 358 milionë euro, ndërsa borxhi i përgjithshëm “i brendshëm” i institucioneve në fund të marsit ka arritur 651 milionë euro.

Borxhlinjtë më të mëdhenj janë “Nomagas”, Hekurudhat – Transport dhe Infrastrukturë dhe EMV. Gjykata Evropiane thekson se mungesa e buxhetit ose e burimeve nuk mund të shërbejë si justifikim për mos-ekzekutimin e vendimeve gjyqësore./tv21.tv

Continue Reading

Lajme nga vendi

Nga 1 janari ulen shpenzimet për rrymën, KRRE i ul tarifat e rrjetit

Published

on

Komisioni Rregullator për Energjetikë ka vendosur të ulë kostot e energjisë elektrike, përcjell TV21. Nga 1 janari, tarifa për përdorimin e sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike Elektrodistribucioni ulet me 3.64%, ndërsa tarifa për përdorimin e sistemit të transmetimit MEPSO ulet me 2.67%. Ulje ka edhe në çmimin e MEMO, me 3.40%.

Me vendimin e sotëm, të gjitha elementet që e përbëjnë çmimin final të rrymës tashmë janë të qarta – çmimi dhe sasia me të cilën është blerë energjia elektrike, shërbimet e operatorëve të rrjetit si dhe blerjet për humbjet në sistem. Tani mbetet që furnizuesi universal EVN Home, nën mbikëqyrjen e KRRE-së, të bëjë përllogaritjen dhe të publikojë çmimet finale sipas blloqeve.

“Pjesa që KRRE rregullon në çmimin përfundimtar ka një ndikim prej rreth 36%”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

Continue Reading

Më të lexuarat