Connect with us

Lajme nga vendi

Shtatë kandidatë në garën për president

Published

on

Mbrëmë në mesnatë skadoi afati për mbledhjen e të paktën 10 mijë nënshkrimeve të nevojshme sipas ligjit, për të arritur kushtin e parë për të hyrë në garën për president. Shtatë janë kandidatët që do të masin forcat më 24 prill.

Profesorja dhe deputetja Gordana Siljanovska Davkova hyn në garë si kandidate e mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja dhe partitë e koalicionit. Ajo është në këtë garë për herë të dytë, duke qenë se në vitin 2019, në rrethin e dytë humbi betejën ndaj kundërkandidatit të saj Stevo Pendarovski.

Presidenti Pendarovski në këto zgjedhje për mandatin e dytë ka mbështetjen e LSDM-së dhe partive të tjera të koalicionit.

I treti në listë me më shumë nënshkrime të mbledhura është Maksim Dimitrievski, kryetar i Komunës së Kumanovës, kryetar i lëvizjes “E di” dhe ish funksionar i LSMD-së. Pas tij është Stevço Jakimovski, kryetar i Komunës së Karposhit.

Ministri i Jashtëm Bujar Osmani është kandidati i BDI-së në këto zgjedhje. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari ka mbështetjen e koalicionit opozitar shqiptar “VLEN”.

Advertisement

“E Majta” në këto zgjedhje presidenciale do të garojë me kandidaten e saj, profesoren Biljana Vankovska.
Tetë kandidatë të tjerë që ishin paraqitur për të plotësuar kushtin e mbledhjes së të paktën 10 mijë nënshkrimeve nga votuesit, nuk arritën të sigurojnë mbështetjen e nevojshme.

Shorti për listën e vetme të kandidatëve do të zhvillohet më 28 mars kurse fushata zgjedhore fillon më 4 prill.
Nëse në rrethin e parë asnjëri nga kandidatët për president nuk e merr shumicën e votave, në rrethin e dytë do të votohet për dy kandidatët që kanë marrë më shumë vota.

Për president në rrethin e dytë zgjidhet kandidati që fiton më shumë vota në rast se kanë dalë më shumë se 40% e votuesve të regjistruar në listë.

Lajme nga vendi

Faton Ahmeti konfirmon emrat: Vazhdojnë përgatitjet për kandidaturat e bashkimit tonë politik

Published

on

Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor të BDI-së, Faton Ahmeti, ka bërë publike disa nga emrat e parë të kandidatëve të koalicionit për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në një status të shpërndarë në rrjetet sociale, Ahmeti thekson se përgatitjet janë në vazhdim dhe se kandidaturat përfaqësojnë “bashkimin politik” dhe synimin për t’i dhënë fund, siç shprehet ai, “përbuzjes së përditshme ndaj shqiptarëve”.

Emrat e konfirmuar deri tani janë:

  • Bajram Rexhepi – Tetovë

  • Valbon Limani – Gostivar

  • Bujar Osmani – Çair

  • Nazim Taipi – Tearcë

  • Blerant Ramadani – Saraj

  • Emir Sulejmani – Zhelinë

  • Isen Shabani – Vrapçisht

Ahmeti i ka cilësuar këta kandidatë si “kandidatë të dinjitetit, vizionit dhe përfaqësimit të vërtetë”, duke lënë të kuptohet se BDI është në fazën përfundimtare të përzgjedhjes së ekipit të saj për betejën zgjedhore.

Advertisement
Continue Reading

Lajme nga vendi

QMK: Tre zjarre aktive dhe një nën kontroll nga gjithsej 28 të regjistruara

Published

on

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) njoftoi këtë mëngjes se deri në orën 06:30 në territorin e vendit ishin aktive tre zjarre dhe një ishte nën kontroll. Ndërkohë 24 zjarre nga gjithsej 28 të regjistruara janë shuar.

Zjarri në malin Goten midis komunave Vasilevë, Radovish dhe Berovë mbetet aktiv, ku që nga dje, përveç ekipeve nga vendi, kanë vepruar edhe helikopteri çek “Black Hawk” dhe zjarrfikësit sllovenë.

Sipas informacioneve nga QMK, zjarret midis fshatrave Galishtë dhe Qesendre në komunën e Kavadarit janë gjithashtu aktive, ku digjen pyje të përziera dhe bimë të ulëta, dhe dega e zjarrit drejt fshatit Gradeshnicë në komunën e Novacit.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Published

on

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me i ndryshueshëm dhe me reshje lokale të shiut.

Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi verior.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 20, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 23 deri 32 gradë celsius.

Continue Reading

Më të lexuarat