Lajme nga vendi
Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për falje

Parlamenti i Maqedonisë së Veriut miratoi sot Ligjin për falje. Me Ligjin e ri për falje që është propozuar nga Ministria e Drejtësisë, Presidenti i Shtetit mund të falë vetëm për dënim, e jo edhe për ndjekje penale të personave të caktuar.
“Gjatë hartimit të ligjit janë shqyrtuar disa përvoja krahasuese, siç janë zgjidhjet që përmbajnë sistemet juridike në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe nga ato shtete me të cilat kemi sisteme juridike të ngjashme.
Arsyet për miratimin e Ligjit për falje, rrjedhin nga mangësitë dhe zbrazëtitë ligjore në ligjin ekzistues që janë konstatuar në zbatimin e tij praktik, si dhe nga nevoja për normimin më të saktë të çështjeve të caktuara të rregulluara me Propozim.
Ajo që është e rëndësishme është që në të ka afate të sakta dhe janë specifikuar deri në fund ingerencat e të gjitha palëve të interesuara që marrin pjesë në proces”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë.
Ndër të tjera bëhet edhe harmonizimi terminologjik i emrave dhe termave të veçantë. Gjegjësisht, ky Propozim Ligj për falje rregullon konceptin dhe llojet e faljes, efektin e faljes, personat e autorizuar për të dorëzuar lutje për falje, si dhe procedurën dhe aktet e organeve kompetente lidhur me faljen.(INA)
Lajme nga vendi
68 persona dyshohen për tragjedinë në Koçan, po merren në pyetje dëshmitarët

Prokurori Publik i Shtetit nuk sheh pengesa që hetimi për zjarrin në Koçan, i cili mori jetën e 62 personave, të përfundojë deri më 17 qershor, siç parasheh afati ligjor prej tre muajsh. Pa zbuluar detaje, prokurori tha se hetimi është në një fazë shumë të rëndësishme dhe dëshmitarët aktualisht po merren në pyetje si në Koçan ashtu edhe në Shkup. Sipas Kocevskit, nuk ka selektivizëm në hetim. Ai përsëriti sot, siç deklaroi edhe më parë Alsat, se hetimi mund të zgjerohet për të përfshirë të dyshuar të ri.
“Dëshmitarët po merren aktualisht në pyetje, si edhe të dëmtuarit dhe persona të tjerë që dinë diçka rreth ngjarjes. Ndërkohë, ata po koordinohen edhe me ekspertët në lidhje me atë që duhet të kryhet ekspertizë. Pra, nuk ka selektivizëm deri më tani, nuk do të ketë as në të ardhmen. Unë tashmë thashë për një media, kështu që derisa të përfundojë hetimi, zgjerim i mundshëm është i mundur, megjithatë, kjo varet nga provat dhe ajo që do të sigurojnë prokurorët publikë”, tha Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Përpara tragjedisë në Koçan, qeveria filloi procedurë për shkarkimin e Kocevskit, e cila tani është e pezulluar. Nëse kjo procedurë do të vazhdojë apo jo, për Kocevskin, është vendim politik.
“E kam thënë disa herë këtë, kështu që është vendim politik. Për momentin, që nga fillimi i procedurës, nuk kam pasur asnjë presion apo kërcënim në këtë drejtim”, theksoi Ljupço Kocevski, Prokuror Publik i Shtetit.
Hetimi në Koçan filloi menjëherë pas tragjedisë, më 17 mars, dhe prokuroria ka tre muaj kohë për të përgatitur aktakuzë. 13 prokurorë po punojnë në hetimin, i cili është zgjeruar disa herë deri më tani, dhe i cili deri më tani ka përfshirë 68 persona fizikë dhe tre juridikë. /Alsat.mk
Lajme nga vendi
Gjykata e Apelit ua rriti dënimet disa prej të akuzuarëve në rastin “Llaskarca”

Lajme nga vendi
Sot u mbajt prezantimi i drejtimeve dhe profileve që ofrojnë shkollat e mesme të Tetovës në “Ditën e Hapur”

-
Lajme nga vendi3 years ago
Zyra e Avokatit të Popullit në Tetovë sot do të jetë e hapur
-
Lajme nga vendi3 years ago
Nesër në Maqedoni do të shpallet gjendje krize në energjetikë, nga 1 shtatori hyjnë në fuqi masat për kursim
-
Lajme nga vendi2 years ago
Kovaçevski paralajmëroi drejtor të ri të Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve