Connect with us

Lajme nga vendi

CIVIL alarmon: Ashpërsohet gjuha e urrejtjes, regjistrohen mbi 3000 raste

Published

on

Organizata joqeveritare CIVIL e cila merrem me monitorimin e proceseve zgjedhjeve ka regjistruar me shumë se 3000 raste të gjuhës së urrejtjes dhe mbi 200 raste të dezinformimit në rrjetet sociale dhe në media. Mesazhet në komunikimi publik tregon se në vend ka dy grupime politike me qëndrime diametralisht të kundërta. Kreu i organizatës, Xhabir Deralla tha se në rrjetet sociale, kryesisht Facebook dhe X (ish Twitter) janë regjistruar numra treshifrorë të komenteve në postime të ndryshme, në të cilat janë fjalime të qarta, gjuhë të urrejtjes, thirrje për dhunë dhe kërcënime për vrasje dhe linçim. Sipas monitorimit të Civil në një pjesë të mediave janë regjistruar transmetimi pa kriter të disa prej postimeve në rrjetet sociale që përmbajnë dezinformata dhe gjuhë urrejtjeje, gjë që i jep besueshmëri kësaj mënyre të komunikimit publik dhe miraton një mënyrë të tillë shprehjeje. CIVIL u bën thirrje partive politike për një debat konstruktiv dhe të ndalojnë nxitjen dhe shpërndarjen e dezinformatave.

“Në komunikimin publik, orientimi pro-evropian nuk sulmohet drejtpërdrejt, por mesazhet që përcillen publik tregojnë se në vend janë dy grupe politike me qëndrime të ashpra. Një pjesë e subjekteve politike, edhe pse jo gjithmonë drejtohen drejtpërdrejt kundër integrimeve euroatlantike të vendit, orientimin e tyre të qartë antiperëndimor e manifestojnë përmes narrativave të vazhdueshme diskreditues dhe revizionizmit të vendimeve dhe proceseve me rëndësi strategjike që mbështesin orientimin euroatlantik të vendit”, deklaroi Xhabir Deralla, kryetar i CIVIL. /Alsat.mk

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat