Lajme nga vendi
KSHZ-ja duhet t’i konfirmojë kandidaturat presidenciale
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) pritet që sot të mbajë seancë ku duhet të kofirmojë kandidaturat e shtatë kandidatëve presidencial për zgjedhjet e 24 prillit. Kandidatura kanë paraqitur Stevo Pendarovski i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni, Gordana Siljanovska – Davkova e mbështetur nga VMRO-DMPNE-ja dhe koalicioni, Maksim Dimitrievski nga ZNAM, Biljana Vankovska e mbështetur nga E Majta, Bujar Osmani nga BDI, Stevço Jakimovski nga GROM dhe Arben Taravari i mbështetur nga koalicioni “VLEN”. Shortin për përcaktimin e listës së vetme të kandidatëve KSHZ-ja do ta mbajë më së voni me 28 mars.
KSHZ-ja pas pranimit të listave të kandidatëve, ka kontrolluar nëse ato janë konform me dispozitat e Kodit zgjedhor dhe kontrolloi nëse kandidatët për president i plotësojnë kushtet e parapara me Kushtetutë dhe nenin 7 paragrafi 2, 3 dhe 4 të Kodit zgjedhor, përmes kontrollimit të të dhënave në regjistrat përkatës të institucioneve kompetente. Institucionet që posedojnë të dhënat për plotësimin e kushteve janë detyruar t’i dorëzojnë të dhënat në formë elektronike komisionit brenda 24 orëve nga marrja e kërkesës pa asnjë kompensim.
Nëse KSHZ-ja konstaton se lista është dorëzuar në afatin e caktuar dhe është vendosur në përputhje me dispozitat e Kodit zgjedhor, listën e dorëzuar do ta konfirmojë me vendim menjëherë, më së voni në afat prej 24 orësh. Nëse konstatohet se në listë ka parregullsi të caktuara, KSHZ-ja do të ftojë përfaqësuesit e autorizuar të parashtruesit të listës për t’i hequr parregullsitë brenda 48 orëve nga marrja e njoftimit të komisionit për parregullsitë. Nëse parregullsitë ose lëshimet hiqen brenda afatit ligjor, lista e dorëzuar do të konfirmohet me vendim. Në rast të parregullsive nga neni 67 paragrafi (2) nga Kodi zgjedhor, parashtruesi listës mund të zëvendësojë kandidatin e propozuar që nuk i plotëson kushtet me një kandidat të ri brenda afatit kohor prej 48 orësh dhe është i detyruar që vetë të sigurojë të dhënat për plotësimin e kushteve të parapara në nenin 7, paragrafi (2), (3) dhe (4) nga Kodi zgjedhor.

Sipas librit të afateve për aktivitete zgjedhore nëse KSHZ-ja konstaton se lista nuk është dorëzuar në kohë, përkatësisht pas afatit të caktuar, listën e dorëzuar do ta refuzojë me vendim brenda 24 orëve.
Nëse KSHZ-ja konstaton se parregullsitë ose lëshimet, parashtruesi i listës nuk i ka hequr brenda 48 orëve, listën e dorëzuar do të refuzojë me vendim më së voni në afat prej 24 orëve, duke llogaritur skadimin e afatit për heqjen e parregullsive.
Parashtruesit e listave ose kandidaturave munden përmes përfaqësuesve të tyre të autorizuar të paraqesin kërkesë me shkrim për tërheqjen e listës ose kandidaturës brenda 48 orëve nga miratimi i vendimit për konfirmimin e listave përfundimtare në pajtim me nenin 67 paragrafi (5) të Kodit zgjedhor. Kur bëhet fjalë për tërheqjen e listës së kandidatëve lista mund të tërhiqet vetëm në tërësi.

Partive u mbeten edhe 14 ditë deri në fillimin e fushatës për zgjedhjet presidenciale, ndërsa në rrjedhë janë afatet për përgatitjen e listave për deputetë. Listat e kandidatëve për deputetë në Kuvend i dorëzohen KSHZ-së nga përfaqësuesit e autorizuar, më së voni deri në mesnatë të datës 2 prill.
Lajme nga vendi
Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore
Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).
Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.
Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.
Lajme nga vendi
Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…
Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.
Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.
Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.
1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.
Lajme nga vendi
I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit
Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.
Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.
Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.
Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.
-
Lajme nga vendi2 months agoRrjeti i madh i dyqaneve për produkte të shtëpisë Comodita Home po rritet akoma më tepër, tash me dyqanin më të madh në Re Mall, Tetovë
-
Lajme nga rajoni6 days agoZbardhet dëshmia e autorit të vrasjes së Liridonës, Plava: Kisha marrëveshje me Murselin, më tha se Behgjet Pacolli ka qenë në dijeni
-
Lajme nga bota6 days ago“Do jem makthi i Iranit”, Trump ‘kërcënon’ sërish: Nëse nuk ulen në negociata, bombardimet do të shtohen

