Connect with us

Lajme nga vendi

Në Çerdhet e Tetovës nuk ka fëmijë të pavaksinuar

Published

on

Nga 18 marsi e këndej, çerdhet pranojnë vetëm fëmijë të vaksnuar edhe atë për fëmijët e imunizuar me tre doza të vaksinës DI-Te-Per por me kusht që dozën e katërt të vaksinës fëmijët ta marrin pas gjashtë muajsh. Ky është vendimi i Komisionit për Sëmundje Infektive që tashmë dritë jeshile ka marrë edhe nga ministrai e Shëndetësisë.Në çerdhen e Tetovës “Rinia në Tetovë thonë se janë kryer disa kontrolle për sa i përket dosjes së fëmijëve dhe është konstatuar se nga 1260 fëmijë që kanë ndjekur edukimin në çerdhe, 126 kanë qenë të pavaksinuar. Së këndejmi, pa vaksinën DI-Te-Per, kanë qenë 42 fëmijë, të cilët tashmë nuk shkojnë në çerdhe. “Nga muaji shtator I vitit të kaluar kemi filluar me kontrollimin e të gjitha dosjeve për vitin 2023, të fëmijëve që vijnë në kopsht. Kishim për kontroll inspektorë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale të cilët kërkuan që të kontrolloheshin të gjitha dosjet e fëmijëve.Nga gjithsej 1260 fëmijë të regjistruar në kopsht, numri I të pavaksinuarve ishte 126. Nga 18 marsi e këndej, kemi vendim të Ministrisë së Shëndetësisë, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive, ku reptësisht ndalohet pranimi I fëmijëve të pavaksinuar.Nga kontrollet e fundit numri I përgjithshëm I fëmijëve të pavaksinuar me vakisnën Di-Te-Per është 42 dhe të njejtit nuk vijnë në çerdhe dhe janë në shtëpi”, deklaroi Fatlindja Jaja, drejtoreshë e Çerdhes Rinia në Tetovë. Momentalisht në çerdhet e Tetovës nuk ka fëmijë të pavaksinuar, thonë në çerdhen Rinia në Tetovë. Në ndërkohë, shpesh herë prindërit për të shmangur vaksinimin e fëmijëve marrin vërteme. Por, sipas kryetarit të Komisionit për sëmundje infekve Aleksandar Petliçkovski. nuk ka ndonjë vërtem për parandalim të përkohshëm nga vaksinimi, të cilat prindërit i kërkojnë shpesh.”Ekzistojnë vetëm vërtetime për parandalim të përhershëm nga vaksinimi, ato janë ato vërtetime që lëshohen nga komisioni treanëtarësh i Klinikës për sëmundje të fëmijëve, por vërtetime të tilla për parandalim të përkohshëm nuk lëshohen dhe nuk janë të vlefshme as nga mjeku i familjes, as nga Klinika, ose nga ndonjë komision tjetër”, sqaroi Petliçkovski.Inspektorati Shtetëror Sanitar Shëndetësor ka kryer kontrolle të jashtëzakonshme nëpër çerdhe, ku ka konstatuar se po respektohet vendimi për ndalesë të pranimit të fëmijëve të pavaksinuar ose të vaksinuar pjesërisht, ndërsa njoftoi se gjatë kontrolleve është konstatuar se vetëm gjysma e fëmijëve të moshës parashkollore janë të imunizuar. TV KOHA

Lajme nga vendi

Klinika e Gastroenterohepatologjisë zgjeron shërbimet me dy metoda të reja mjekësore

Published

on

Në Klinikën e Gastroenterohepatologjisë në kuadër të Qendrës Klinike “Nëna Terezë” – Shkup sot do të mbahet ngjarje me rastin e fillimit të dy procedurave medicinale: Kolangioskopia dhe Aplikimi Endoskopik i Stenteve nën Kontrollin e Endozografisë (LAMS).

Ngjarja do të mbahet në kabinetin e rinovuar të Endoskopisë së Klinikës.

Siç informojnë nga Klinika mysafir nderi në ngjarje do të jetë prof. dr. Petko Karaxhozov, profesor i gastroenterohepatologjisë dhe shef i Klinikës së Gastroenterohepatologjisë, Acibadem (Tokuda) Hospital, Sofje.

Continue Reading

Lajme nga vendi

Sot është 1 prilli, Dita e Gënjeshtrave apo e Shakave festohet me humor, maska dhe kreativitet…

Published

on

Sot shënohet 1 prilli – Dita e Gënjeshtrave apo Shakave. Kjo nuk është festë kombëtare në Maqedoninë e Veriut, por gjithkund në botë shënohet si ditë kur shumë persona bëjnë shaka apo gënjejnë, pa shkaktuar dëme.

Zakonisht, në këtë ditë në vend parakalojnë më të rinjtë të maskuar si supehero dhe karaktere të ndryshme nga filmat vizatimorë.

Ky ditë shënohet ndryshe në vende të ndryshme. Në Kanada, Zelandën e Re, Mbretërinë e Bashkuar dhe Afrikën e Jugut, shakatë zgjasin deri në mesditë, ndërsa në Francë, Itali, Kore të Jugut, Japoni, Rusi, Holandë, Gjermani dhe vende të tjera, humori nuk ka kufizim kohe dhe vazhdon gjatë gjithë ditës.

1 Prilli mbetet dita kur të qeshurit dhe kreativiteti bashkojnë njerëzit, duke na kujtuar rëndësinë e humorit në jetën e përditshme.

Continue Reading

Lajme nga vendi

I biri i dyshuar për vrasjen e babait në Gostivar u përpoq të fshihte gjurmët e krimit

Published

on

Prokuroria Themelore Publike e Gostivarit lëshoi ​​një Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi të dyshuar për kryerjen e veprës penale – Vrasje sipas nenit 123, paragrafi 2, pika 2 e Kodit Penal. Gjatë një incidenti të dhunës në familje në vendbanimin Dutlok të Gostivarit, i dyshuari 33-vjeçar me paramendim ia mori jetën babait të tij.

Ata filluan grindje për shkak të keqkuptimeve të mëparshme të ndërsjella, pas së cilës djali e sulmoi fizikisht babain, duke e goditur me dorë dhe sende të forta metalike derisa i shkaktoi lëndime të rënda nga të cilat i dëmtuari vdiq.

Menjëherë pas incidentit, i dyshuari i mbuloi gjurmët, lau trupin e të ndjerit dhe e përgatiti atë për varrim. Megjithatë, incidenti u zbulua përmes një raporti nga një qytetar anonim nga një numër telefoni i huaj, pas së cilës zyrtarët e policisë shkuan në vendngjarje, dhe një prokuror publik gjithashtu kreu inspektim dhe menjëherë urdhëroi autopsi.

Prokurori publik i paraqiti propozim gjyqtarit të hetimit paraprak të Gjykatës Themelore në Gostivar për të përcaktuar masë paraburgimi për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes, si dhe rrezikut të ndikimit te dëshmitarët dhe fshehjes së provave.

Continue Reading

Më të lexuarat